|
|
|
» Jeton Kelmendi: Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaçin mjeshtër, shih çfarë shtëpie ndërtuam Kosovën
 |
| Nusja me portretin ngjyrë limoni në duvakun blu |
Halil | 11-03-2008, 10:51am |
Halil Xani
Nusja me portretin ngjyrë limoni në duvakun blu
Njëqind vjet e pritëm nusen. Më në fund, kur ishim bërë gati ta merrnim me një dasmë të madhe e me duvak të kuq, babai i saj vendosi të na e jepte në një pako ashtu si ishte pa stoli, pa frizurë të rregulluar dhe të mbuluar me duvak blu. Në duvak kishte edhe portretin e nuses me ngjyrë limoni nga lodhja e rrugëtimit të gjatë. Babai i saj kish thënë, gëzonu sa të doni, bëni muzikë sa të doni, dilni me vetura e me buri, por nusen ta këndoni nuk bën. Bjeruni defave deri në kupë të qiellit, ama me asnjë fjalë nuk bën ta këndoni nusen, se kish thënë se ka frikë që hidhërohen kojshia, të cilët kishin bërë çmos që të na pengonin ta marrim këtë nuse. Vërtet atë ditë që erdhi nusja, por edhe disa ditë e netë të tjera, nëpër rrugët e qyteteve tona kolona të gjata të veturave e të krushqve shprehnin gëzimin e tyre duke mbajtur nëpër duar duvakë të kuq, por edhe e mbajtën premtimin se nusen do ta pritnin pa krisma, pa këngë e me dinjitet.
Dikush pyeti se a e njihte kush këtë nuse, por shpejt u bindëm se ajo ishte sojnike dhe se e njihnin shtëpitë më të mëdha e më të forta të fiseve. Bile, kur dëgjuan do kojshi, gati plasën nga inati. Besa njëmend krejt nuk pëlcitën, ama shtëpia e tyre u bë karaboj. Kuku, qysh kërcenin sikur zorra n`prush kur doli nusja të shikonte oborrin e vet dhe gurët e megjave me ata kojshitë.
Pasi i kaloi do ditë e erdhën me e pa edhe shumë miq, na ka qu fjalë babai i nuses ka thënë ju mund ta përgatitni edhe njëfarë nakami (himni) për nusen, por ka thanë të mos e këndojmë me fjalë, por vetëm me defa, për hatër të kojshive.
Dikush po thotë dasma u kry, dikush po thotë jo nuk u kry, po nusen e kemi marrë dhe e kemi borxh ta ruajmë sikur sytë e ballit nga gojët e këqija e nga syni i keq. Besa edhe e kemi borxh t`i ndihmojmë i madh e i vogël në kryerjen e rangëve të shtëpisë. Të zgjohemi edhe natën e ta shikojmë se si po merr frymë. Kjo më nuk është ëndërr, por realitet.
|
|
 |
Shto Komentin tend:
|
|
|
|