|
|
|
» Selim Hasanaj: Daullet bien në vesh të shurdhët
 |
| Trojani, u binde qw nuk jemi tw barabartw pwr debat |
Luli | 07-03-2008, 05:54pm |
O Trojani, u binde që nuk jemi të barabartë për debat
Unë nuk desha të humb kohë më tepër me ty, por po të shkruaj edhe kësaj radhe. Unë as në shkrimin e parë e as në tjetrin, me asnjë fjalë nuk të kam fyer. Ti më quan mua “plehi”, por unë nuk e mbaj në gojë këtë "material" sikur ti, e as nuk ta them. Unë ta çmoj fenë tënde dhe nuk të thërras, as nuk të lus ta ndërrosh fenë. Kjo është e drejtë e jotja. Në shkrimin e fundit edhe e qëllon se me çka merrem edhe më qet në ato kategori njerëzish që nuk jam.
Unë nuk jam në Norvegji. Unë nuk jam parapensionist, apo parapenxionist si thua ti e as nuk kam si të jem shfrytëzues i “socialit”. Unë i urrej shumë vendet e tymosura e lojërat e padobishme që nuk janë tjetër pos humbje kohe. Unë nuk kam kohë për të humbur. Unë krijoj, zotri. Unë merrem me shkencë dhe më vjen pak vështirë të debatoj me njerëz që nuk kanë më shumë se klasën e pestë apo të gjashtë të fillores.
E tash sa i përket debatit, mund të të shkruaj shumë, shumë gjatë, por më dhimbsesh sepse të duhet me orë të tëra të qëndrosh para kompjuterit e mos po të dëmtohen sytë. Megjithatë do t`i përcjelli vetëm pakëz nënvizime lidhur me temën.
Ja ç`thotë Algert Skenderi nga Tirana:
Citoj fjalë për fjalë një pjesë
Kam lindur ne Frasher te Permetit ne vitin 1986 nga një familje bektashiane me origjinë, por me prinder ateiste. Ne atë kohe feja ka qenë e ndaluar. Mbaj mend shumë gjëra nga femijria ime ne atë fshat. E nuk harroj vizitoret e shumte qe vinin aty dhe festat qe bëheshin ne nder te “Vellezerve Frasheri”, Kohen qe kam qenë aty mbaj mend se sapo dielli perendonte , me merte gjyshja për dorë dhe me conte tek një gur I madh e mbasi e puthnim 3 here gurin ndiznim një qiri. Dhe më thoshte gjithmon. Ky gur na ka mbrojtur ne nga Greket dhe Gjermanet, dhe e puthnim te dy atë gur. Akoma edhe sot ai gur ekziston atje, dhe tradita vazhdon ne atë fshat duke e puthur njerëzitë e duke ndezur qiri ne te.
Sot është data 27.12.2007 Kan kaluar fiks 8 vjet nga koha kur un kam pranuar islamin. Falenderimi I takon Allahut qe me udhezoi. Dhe e lus atë qe të mos behem prej atyre njerëzve qe devijojnë nga rruga e drejtë mbasi janë udhezuar. Pasi shumë shok te mi musliman kan devijuar. Pothuajse 70% nuk falen me rregullisht. E vetmja gjë qe kam për synim është vetëm te vdes si musliman.
Mbaron citati.
Një tjetër shton:
Tendencat e atyre qe duan t'i kthejnë shqiptarët ne një fe te njëjtë me serbet, me te cilët para 5-6 shekuj shqiptarët luteshin ne te njëjtat kisha, dhe tendencat e atyre qe duan t'i kthejnë shqiptarët ne ateizmin e krimineleve me te mëdhenjë qe njohi njerezimi, mbeten te deshtuara.
Mos u hidheroni, E vërteta po TRIUMFON!
Nga një shkrim bukur i gjatë, sjellim disa fragmente ç`thotë ylli i muzikës Cat Stevens:
Si e pranova Islamin
" …Edukimi im fetar në fëmijëri
Kam lindur në një familje krishtere, por ne e dimë se çdo fëmijë lind në natyrën e tij origjinale, e tëra qëndron se si do të orientojnë prindërit e tij, pra në cilin religjion. Dhe unë isha i dhënë pas krishterizmit, e mësova këtë religjion mirë.
Unë më isha një yll i muzikës por ende më mungonte kënaqësia. Isha akoma i ri, emri dhe fotot e mia ishin anekënd në media. Ata më bënin të kërkoj më tepër nga jeta, dhe unë dëshirova të shijoja edhe më shumë se sa ofronte kjo jetë. Vetmja rrugë për të bërë këtë ishte të bëhem i dehur me drogë dhe me alkool.
…
Në spital
Pas një viti me fitime të mëdha financiare të shoqëruar më një jetë luksoze, unë u sëmura rëndë dhe isha i shtruar në spital. Brenda kësaj periudhe nuk kisha asnjë informatë lidhur me Islamin. Por pas pak kohe "mrekullia ndodhi". Vëllai im kishte vizituar Xhaminë në Jerusalem, nga e cila ishte fascinuar "Sikur një dorë e fshehtë më kishte prekur" thoshte vëllai duke cekur se ishte një ndjenjë shumë më ndryshe se sa ajo që është në sinagogë apo në kishë, "Aty mbretëronte atmosfera e paqes dhe e qetësisë" shprehej vëllai.
…Kurani
Vëllai im kur u kthye në Londër më dhuroi një Kuran të cilin e kishte sjellë nga Jerusalemi. Ai nuk kishte pranuar akoma Islamin por ishte duke hulumtuar këtë fe.
Unë u binda se kjo është fe e vërtetë, ngase kjo fe nuk ishte i përbërë vetëm nga arsyeja që perëndimorët e pretendojnë e as nuk ishte një fe që i referohej vetëm të moshuarve. Në perëndim çdonjëri dëshiron të përqafoj fenë dhe të bëj atë rrugë të jetës së e tij ngase kjo është fantastike. Unë kurrsesi nuk isha fanatik, unë akoma isha në fillim të udhës dhe më shoqëronte pak ngatërresa lidhur me domethënien e trupit dhe shpirtit.
…Konvertimi
Më pas unë vendosa të udhëtoj në Jerusalem (ashtu siç kishte vepruar edhe vëllai im). Atje vizitova një xhami dhe qëndrova aty. Një njeri më pyeti çuditërisht se çka dëshiroja, unë i tregova se jam musliman. Ai më pyeti se si quhem, unë i thashë Stevens, ai u ngatërrua pak. Pastaj unë u bashkëngjita në lutje-namaz e cila nuk ishte edhe aq frytdhënëse për mua. Pasi që u ktheva në Londër dhe e takova motrën Nasifa, i tregova asaj se dëshiroja të përqafoj Islamin dhe ajo më drejtoi tek xhamia Neë Regent. Kjo ishte më 1977, pas një viti e gjysme kur e pranova atë dhuratë të çmueshme nga vëllai, Kuranin.
Tani isha në fund të udhës dhe duhet të shpëtoja nga Iblisi, duhej të kem orientimin tim të drejtë. Të premten pas namazit të Xhumasë unë shkova tek imami dhe e deklarova besimin tim-shahadetin
Së fundi dëshiroj të them që secili veprim që bëj është për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe lutem të keni dobi dhe frymëzimet nga eksperienca ime. Gjithashtu unë dëshiroj të ju sqaroj se unë nuk kam kontaktuar me ndonjë musliman para se ta pranoj Islamin.
Inshallah Alahu na udhëzon dhe na bën të përcjellim rrugën e umetit të Muhammedit s.a.s. Amin!"
Shënimi më poshtë, po ashtu i shkurtuar thotë:
Shumica e udhëheqësve qeveritar Evropian dhe e politikanëve të mirënjohur kanë dërguar mesazhe që e lavdërojnë Islamin dhe që shprehin interesim për mësimet e tij morale.
Siç u përmend më lartë, Princ çarllsi ka një lidhje të ngusht me Islamin. Ai e shprehi këtë së pari në Oksford në vitin 1993. Që nga ajo kohë, ai ka pasur lidhje të afërta me Muslimanët që jetojnë në Angli dhe ka marrë pjesë në shumë takime dhe ceremoni përurimi të organizuara nga Muslimanët. Ai poashtu ka shprehur admirimin e tij për Islamin shumë herë. Në Uilson Park në vitin 1996, ai e bëri të qartë admirimin e tij për Islamin, si edhe arsyet për këtë. Duke i theksuar çështjet në vazhdim, ai deklaroi: Ekzistojnë shumë mënyra me të cilat mund të ndërtohen mirëkuptimi dhe vlerësimi reciprok. Ndoshta do të mund të fillonim, për shembull, duke pasur më shumë mësues Muslimanë në shkollat Britanike ose duke inkurajuar shkëmbimin e mësuesve. Gjithkund në botë njerëzit dëshirojnë të mësojnë Anglisht. Por në Përëndim, ne kemi nevojë të mësohemi nga mësuesit Islamik se si të mësojmë me zemrat tona, si edhe me kokat tona.
Së voni, përmes këtij seksioni, Princi grumbulloi 10 milionë funta për Projektin e Qendrës Muslimane që do të themelohet në Londër.
Prandaj, kur t'i lexoni këto përshkrime, kuptoni natyrën e mrekullueshme të këtyre zhvillimeve. Në botën e sotme Përëndimore, ka një afrim në rritje me Islamin. Padyshim se ky është lajm i mirë për Muslimanët të cilët punojnë për të treguar dëshmitë e Ekzistencës dhe Njësisë së Zotit, për të mposhtur ideologjitë ekzistuese materialiste dhe për t'ua përcjellur/komunikua r fenë e vërtetë të tjerëve. Besimtarët janë poashtu përgjegjës për t'ua përcjellur këtë lajm të mirë të gjithë Muslimanëve.
Ata që kthehen në Islam
Siç u theksua më lartë, simpatia që udhëheqësit ndiejnë për Islamin prek thellë dëshirën e njerëzve për t'iu afruar Islamit. Një tregues i kësaj është numri i Evropianëve të cilët, gjatë disa viteve të fundit, janë konvertuar në Islam. Hulumtimi tregon se këta të konvertuar të rinjë nuk janë të paedukuar; për më tepër, shumica e tyre kanë një shkollim dhe karierë universitare.
Numri i 30 Prillit 2001 i gazetës The Daily Telegraph publikoi informacionin për kthimin në Islam, posaçërisht në Angli. Duke i intervistuar të konvertuarit, tabloja në vazhdim doli në sipërfaqe: Shumica prej tyre kanë pozitë në shoqëri, kanë lidhje të forta familjare dhe e zgjodhën Islamin pas një hulumtimi dhe studimi të konsiderueshë m. Për shembull, Xho Ahmed-Dobson, djali i ish Ministrit të Shëndetësisë, ishte 16 vjeçar kur një shok ia dha një kopje të Kur'anit si dhuratë. Në të, thot ai, ai gjeti përgjigjet në të gjitha pyetjet e tij. Ai zyrtarisht pranoi Islamin në moshën 23 vjeçare dhe u përkrah nga familja e tij për këtë vendim. Me sa duket, babai i tij i jap atij libra Islamik si dhurata të Kërshëndellave çdo vit. Në mesin e të konvertuarve të vonshëm në Angli janë njerëz si djali i Xhon Birtit, ish drejtorit të përgjithshëm të BBC-së dhe vajza e Lordit Xhastis Skot, një gjykatës i shquar.
Gjatë 20 viteve të fundit, rreth 20,000 njerëz në Angli janë konvertuar dhe, si në shumë vende tjera, lëvizja drejt Islamit është shpejtuar.
Sipas Xhamisë së Mançesterit, pas ngjarjeve të 9/11, gjashtëmbëdhjetë individë pranuan Islamin vetëm atje. Njëra prej gjërave interesante që doli në shesh nga studimi i tillë për të konvertuarit është se shumë më tepër femra po kthehen në Islam. Në Amerikë, një në katër të konvertuar është femër; në Angli, është numri një në dy. 74
Islami poashtu po rritet me shpejtësi në Danimarkë. Pas fesë zyrtare Protestante vjen Islami dhe numri i Katolikëve është pakëz më i vogël se numri i Muslimanëve. Prej 5.5 milion Danezëve, 3% janë Muslimanë. 75 Kjo rritje në numrin e Muslimanëve është pasojë e imigrimit të lartë. Kjo rritje u diskutua në shtypin Danez në një raport të titulluar "Ardhmëria e Danimarkës: çdo i dyti person është Musliman." Studimi i bërë nga sociologu i mirënjohur Eyvind Veselbo, i cili jeton në Danimarkë, tregon se numri i Muslimanëve në Danimarkë do të rritet në masë të konsiderueshme në të ardhmën e afërt. 76
Raportet për Islamin në Mediume
Është interesant fakti se numri i raporteve objektive në mediumet Përëndimore që paraqesin Islamin është rritur. Posaçërisht pas sulmeve të 9/11, njerëzit ishin kurreshtarë për Islamin dhe po kërkonin informacion të saktë. Si reagim, mediumet bënë raporte dhe programe të ndryshme. BBC-ja transmetoi filma dokumentar për Islamin në shumë kanale televizive, ftoi mysafirë të posaçëm për t'u paraqitur në emisione të drejtpërdrejta debatesh dhe përgatiti një seri programore që prezentonte Islamin. Veç kësaj, shumë stacione televizive shtuan pjesë të posaçme për Islamin në faqet e tyre të internetit për të ofruar informacion për kushtet themelore të Islamit, historinë, thëniet e Profetit dhe vargjet Kur'anore. U dhanë edhe ueb sajtat që ofrojnë informacion më gjithëpërfshirë s.
Veç kësaj, shumë revista dhe gazeta përmbajnë artikuj për Islamin për t'iu përgjigjur pyetjeve të njerëzve. Për shembull, botimi i 1 Tetorit 2001 i revistës Time solli një artikull nga Karen Armstrong të titulluar "Fytyra e vërtetë, paqësore e Islamit," që jap informacionin në vazhdim:
Pikërisht fjala Islam, e cila nënkupton "nënshtrimin," është e lidhur me fjalën Arabe salam, apo paqë. Kur Profeti Muhammed solli shkrimin e frymëzuar të shenjtë të njohur si Kur'an tek Arabët në fillim të shekullit të shtatë të erës së re, pjesa kryesore e misionit të tij i kushtohej pikërisht dhënies fund të atij lloji të kasaphanës të cilën e përjetuam në Nju Jork dhe Uashington. … Prandaj, në Kur'an, e vetmja luftë e lejueshme është ajo e vet-mbrojtjes. Muslimanët nuk mund t'i fillojnë armiqësitë (2:190). Lufta është gjithmonë e ligë, por ndonjëherë të duhet të luftosh për t'iu shmangur … persekutimit. … Kur'ani citon Tevratin, shkrimin e shenjtë të çifutëve, i cili u lejon njerëzve që të hakmerren sy për sy, dhëmb për dhëmb, por sikurse Ungjilli, Kur'ani këshillon se është e merituar të heqësh dorë nga hakmarrja në frymë të bamirësisë (5:45). … Islami nuk është i dhënë pas luftës … Kuptimi parësor i fjalës xhihad nuk është "lufta e shenjtë" por "përpjekja". … Në një formulim në të cilin Arabishtja është tejet e theksuar, Kur'ani këmbëngul, "Nuk duhet të ketë dhunë në çështjet e besimit!" (2:256). Në mënyrë të vazhdueshme Muslimanët janë të urdhëruar t'i respektojnë çifutët dhe të Krishterët, "Ithtarët e Librit," të cilët e adhurojnë të njëtin Zot (29:46).
Në fjalët e cituara nga Muhammedi (as) në njërën prej hutbeve (predikimeve) të fundit publike, Zoti u thot të gjitha qenieve njerëzore, "O ju njerëz, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete" (49:13) – jo për të pushtuar, konvertuar, nënshtruar, fyer apo masakruar, por për t'ua zgjatur dorën të tjerëve me zgjuarsi dhe mirëkuptim. 77
Me gjithë shkurtimet, prapësepraë shkrimi më doli gjatë, pos s`kam çka të bëj, lexoje dalëngadalë e pa nervozë.
|
|
 |
 |
| O Trojan, o mjeran |
Luli | 29-02-2008, 11:57pm |
Ti zotri Trojani nuk paske asgje kunder fese, apo? Dhe thua: "Fatkeqsisht ne vend se tash te prononcohem te gjith populli se pari ne kosov se jem pro krishter dhe pro perendimor duke shmanguar fen islame si te ngrir dhe per te insistuar zhvillimin e krishterizmit me shum. Ne qorret e qorrave insistojm qe ket fe ta zhvillojm edhe ne evrop"!
Ti pastaj pyet:
"A kan faj vet mergimtaret e pa arsimuar per ket gje"?!
Dhe pasi e ke ike b..then nga poishte si thua ti, fajin prape e hedh ne Kosove. Ti shume vone e paske kuptuar
"se feja muslimane esht e pa deshiruar ne evrop dhe per perendimoret" Çka po pret, kush po te ndale ta perqafosh kryqin?
Dhe shton:"Kurse as sod qeveria e Thaqit me Sejdiun nuk insistojn as nuk marrin ndonje hap te rendsishem per strategjin e kombtare te kombit. Feja duhet te jet nje nder strtegjit me te mdhaja kombtare per ket koh sidomos ne kosoven e pasluftes.Populli duhet te orientohet ne pro krishterizem sa nuk na esht ber von" .
Po a nuk po e sheh, o Trojan, o mjeran, se edhe SHBA edhe Evropa po na njohin edhe pa kryq, apo nuk po te bejne veshet qe t`i kane shurdhuar kembanat e vendit ku je strehuar?
Thua: "Nuk jam nje njeri Anti Islam"?
Nuk je anti islam a? Ti po dashke t`ia mbyllesh gojen Serbise duke ia perqafuar fene e saj?
Thua: "I lutem zotit" e une te pyes, cilit Zot i lutesh ti, krishtit, kryqit...Pse nuk po jep shembull ti i pari e pastaj t`i keshillosh te tjeret? Apo ndoshta e din se nuk do te kesh bashkemendimtare.
E une po te them se vertet nuk jam antikrishtere. Aspak nuk me pengon pse ata kane zgjedhur besimin qe e kane zgjedhur.
|
|
 |
 |
| BANOR I ØSTFOLDIT PSE NUK PO TREGON KUSH JE |
Selim Hasanaj | 25-02-2008, 09:06pm |
Po po zotni sepse ti si duket paske lexue ndonji rresht ose fjali gazete gjatë jetës tande dhe po ta merrka mendja se je ba i menqem dhe ulesh e shkruen. E fillon shkrimin butë dhe ngadal , por posa fillon të rrasesh llugave tue perdor terma dhe fjalë të cilat i ke ndegjue nga dikush por nuk ua dinë kuptimin ti i perdor ato vend e pa vend gjatë replikes me mue. Pra thanë trup tregohesh se je nji analfabet në tru e në zemer që as nuk din cka lexon kur lexon por as nuk din cka shkruen kur shkruen.
Unë zotni askund nuk kamë thanë se ALBANSK KULTUR TROSAMFUND I ØSTFOLD asht regjistrue në forma të jashtligjshme. Dij se juve kishit me e ba nji gja të tillë por fatmirsishtë Norvegjia ka ligje dhe ato ruhen e respektohen jo vetem nga zyrtaret e shtetit por edhe nga i mbarë populli andaj nuk keni pas shansë ta bani nji gja të tillë dhe unë nuk e kamë fjalen per atë punë. Nuk e kamë as fjalen per keqperdorimet finansiare që padyshim kryesia e kësaj far paqavurje ka mund ti baj. Nese dinë të lexosh shqip lexoi mirë dhe me vemendje shkrimet e mia dhe do shofish se unë reagojë dhe jamë per ti mbyll ato maskarallak xhamia e shoqata sepse POPULLIN SHQIPTARË NË EVROPË PO E PARAQESIN ASHTU SIKUR KY NË TË VERTETË NUK ASHT. PO E PARAQESIN SI POPULL ME FE E KULTURË ARABOAZIATIKE DHE KJO I SHKON SHUMË PER SHTATI SERBISË E RUSISË PER PROPAGANDEN E TYNE RACISTE ANTISHQIPTARE KU MJETIN MA TË FORTË PER TË FITUE LEGJITIMITET GJITHMONË GJATË HISTORISË E KA PAS TUE I PROPAGANDUE BOTËS SE NEVE NUK JEMI POPULL POR JEMI MBETURINA TË ANADOLLIT NË BALLKAN. DHE CKA ASHT MA TRAGJIKJA ME XHAMIJA NEPER EVROPË DHE ME MUSLIMAN SHQIPFOLSA NEVE PO I INDOKTRINOJMË FËMIJET TANË DHE ATA QYSH TANI PJESA DERMUESE E TYNE ME FAJIN TONË JANË SHPERLA NGA TRUNI DHE JANË BA MUSLIMAN TË MËDHEJ, SHIQO PAK SE CKA SHKRUEN SHTYPI DITOR NË NORVEGJI, PERCILLI PAK RININË TONË NEPER QENDRAT TREGTARE TUE SHETIT TANË DITËN NË SHOQNI ME ARAB, KURD, BOSHNJAK, PALESTINEZ, PAKISTANEZ ETJ, ETJ DHE SE SI E THRRASIN NJANI TJETRIN BROR (VËLLA). DHE SI SË BASHKU ME KËTA SHPREHIN URREJTJE KUNDER VENDASVE NORVEGJEZ. A ISHIN FEJA ISLAME DHE SHTETET QË JU I KENI MËSUE FËMIJET ME I THIRR BROR ATO QË NA NDIHMUEN DHE E BAMË SHTETIN APO ISHTE AMERIKA DHE EVROPA. JUVE TË GJITHVE JU KAN VERBUE SYTË DHE NUK PO E SHIFNI SE I KENI FUT PASARDHSIT E JUV NË QORRSOKAK. Të shkrova me shkronja të mëdhaja e shpresojë të kuptosh dicka. Unë e dij se feja asht e drejtë e sejcilit të percaktohet dhe besojë sipas deshires, ama e dij edhe anen tjeter per juve në Østfold se asnjani nuk merrni erë asgja në fe por ju ka ba shprehi si ahmak që jeni e keshe po merreni me te. Unë vertetë nuk e due islamin por nuk deklarohem per asnji cmim se perqafova tjeter fe në kembim të islamit. Unë i dua vlerat, dhe vlerat i shof te krishtenizmi evropian dhe SHBA-të. Ata i kemi miq ndersa shtetet islamike që të gjitha janë miq të Rusisë dhe unë nuk kamë faj juve që po propagandoni këtë fe që ju konsiderojë miq të Rusisë edhe juve. Ju jeni të cmendun ju e shani Ameriken per luften në Irak. Pra zotni nga Østfoldi mos u mshef pas pseudonimit. Ti din kush jamë unë, bile e ditke edhe moshen time , andaj eja kur të duesh te unë në shtëpi, pijm nji kafe bashk, të futi në dhomë ku kamë biblioteken time me qindra libra dhe me fakte ta argumentojë se unë kamë të drejtë ndersa ju që po mbani xhamija jeni gabim.
Ndersa sa per Dr. Ibrahim Rugoven mos e baj ti gajlen, më vjen mirë nese vertetë e ke me zemer që thue se ai ishte njeri i madhë. Familja e Shejtit Ibrahim Rugova e njef Selim Mustafë Hasanaj prej si kamë lind dhe ti as askush nuk keni pse mbani gajle per këtë punë.
Selim Hasanaj
|
|
 |
 |
| MOS FOLË ASHTU SI THONË ATA QË KURR NUK KANË DHANË GJA PER LUFTEN NË KOSOVË DHE PAS LUFTES JO VETEM SE BYRYKATEN SE ISHIN LUFTËTARET MA TË MBDHEJ, POR I KRYPIN ME RRENA EDHE TË TJERET |
Selim Hasanaj | 23-02-2008, 11:57am |
Shkrova këtë titull paksa të gjatë dhe ky nuk vlen vetem per Ty TROJAN por per të gjithë ata posaqërisht per shqiptaret e Shqipnisë të cilet per shkak të halleve të veta dhe luftes së tyne per egzistencë dhe nji kore bukë nuk kanë mujt të mirren e as të kuptojnë shumë se cka po ndodhë në Kosovë deri me 1998-1999. Pas këtyne viteve dhe gjatë bombardimeve të NATOS dhe egzodit me permasa biblike të shqiptarve të Kosovës me Kosovën u lidhen të gjithë dhe dhanë sa mujten me mundsitë e veta . Në këtë kohë në Kosovë shumë njerz blenin uniformat e UCK-së me nga 10 marka dhe u rrit numri i "USHTARVE" dhe këtë pasqyre pjesa e madhe e shqiptarve të Shqipnisë e pau gjatë holokaustit në Kosovë por edhe pushteti në Shqipni ishte në duer të Nano-Millo-Majkove dhe u krijue bindja se UCK-ja ashtë heroike, se të gjithë të tjeret janë trdhtar, dhe sot e asaj dite fatkeqësishtë pjesa dermuese e shqiptarve të Shqipnisë njef nji realitet të gabuem, realitet që antivlerat i banë vlera, që kriminelet i banë herojë, dhe herojet e vertet dhe vlerat luftohen dhe mohohen. Hyna në këtë temë nga fakti se shofë në shkrime të shumë shqiptarve të Shqipnisë se si ata jo vetem se nuk kanë simpati per Dr. Ibrahim Rugoven por edhe e urrejnë, ti zoti Trojan haptas len të kuptojë se edhe ti nuk ke mendim të mirë per këtë burr që per mendjen e shumicës dhe posaqërisht të së djathtes shqiptare , Dr. Ibrahim Rugova asht njeriu më i madhë i kombit tonë në mileniumin e shkuem. Por unë këtu nuk kamë mundësi të elaborojë këtë temë ama më vjen keq kur ndëgjojë kritika per Dr. Ibrahim Rugoven nga njerz që haptaz shifet se flasin ose shkruejn me koka të huaja ose janë totalisht të painformuem dhe nuk njofin realitetin. Ti disa herë në këtë shkrim tandin thue se as Dr. Rugova nuk bani asgja per ta luftue fenë islame. Pergjigjë imja asht se , Ibrahim Rugova me tanë qenjen e tij ju afrue Papa Gjon Palit të II dhe Nanës Tereze dhe cka ka faj Rugova pse kishte popullin injorant, analfabet ,debil e cka jo tjeter , pra popull që nuk merkke shembull në liderin e vet dhe ta dojë Papen e Nanen Tereze. Ate populli i vetë idiot pikrisht pse shkoj dhe i puthi doren Papës , e shau dhe anatemojë. Andaj ku ka pas mundësi Dr. Rugova ta lut popullin ta perqafojë Papën!? Pa vend e permend dhe kritikon deri edhe tue e shpall fajtor kryesor Shejtin Ibrahim Rugovë , zotni Trojani. Dr. Rugova na e ka tregue rrugen dhe ai askend me dhunë nuk ka mujt ta hjek nga therrat e ta qes në lendinë me lula. Kush ka dasht i ka shkue mas , unë jamë njani nga ata.
Por zoti Trojani unë dijë nji metodë tjeter per të ba dicka per ta bind Evropën se edhe neve jemi EVROPÊ. Me siguri e ke lexue në këtë faqe të ZEMRA SHQIPTARE se si Bajram Kabashi i falë nji hektar tokë të vetmen pasuni të patundshme që ka , per ndertimin e nji qendre memoriale apo mauzole per PAPA ALBANIN ( KLEMENTIN) në qender të GURRAKOCIT të Istogut. Deri sot askush nuk e tha qoftë edhe nji fjalë apo nuk e shkrou asnji rresht miradije per zotin B. Kabashi i cili erdhi me këtë ide kaq madhështore , bile sipas mendjes sime sikur kjo të realizohet kisha me e quejt vepra ma e madhe e mijvjeqarit . Unë kamë takim me Peshkopin e fylkes ( kantonit) Østfold me 26.02.2008 në oren 12.30 minuta dhe do kerkojë perkrahje dhe ndihëm që nji rruge ose sheshi ti ngjitet emni i Nanës Tereze kudo qoftë diku në nji qytet të Norvegjisë, si dhe të sjellim Gjergj Kastriotin në qender të Osllos ashtu sikur ai ashtë në Romë, Bruksell,e shumë qytete tjera. Edhe unë kamë nevojë per këto projekte të mijat per perkrahje. Bile ju vëllaznit e Krishten nga Shqipnia kishit mujtë të më veni në kontakt me vet personelin e Vatikanit po të donit dhe pastaj me at ndihëm do kisha bind ma lehtë shtetin norvegjez dhe do e arrija qellimin. Sikur kjo të arrihet unë me shpaten e Gjergj Kastriotit dhe Shpirtin Human të Nanës Tereze do i trembja të gjithë muslimanet shqipfolsa nga Norvegjia e krishten dhe ata do e harronin shahadetin e tyne. Ndersa vet Norvegjia do bindej se neve jemi SHQIPTAR ME VLERA DHE KULTURË EVROPIANE DHE SE JEMI MA TË VJETER SE VETË TOKA.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
|
|
 |
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:
|
|
|
|