» Jahir Demaj: Pavarsia po vjen Zoti President Rugova
 |
| Padrejtësia (kushtuar shqipëtarëve) |
besiana mustafa | 25-03-2008, 01:30am |
Më quajnë gjarpër,
gjarpër i keq se
pushtet s'kam që tu tregoj se c'di e c'mundem.
Përplasem për tokë
se pushtet s'kam që tua kthej
ashtu sic e meritojnë.
Vuaj cdo natë sepse derën e mbyllur e kam
e s'kam mundësi të dal
e të marr ajrë natyre.
Heshtë...nuk flasë,
se i përulur jam
e nuk mundem asgjë të bëjë për vetën time.
Eh ja qfarë bëra unë për njerëz
duke e futur vetën brenda katër mureve,
duke e poshtëruar vetën e duke mos e ditur se për kë po bëjë !
Harrim s'mund të quhen vuajtjet e mia shekullore
e as gjaku im që shpirtëra përshkon, i padukshëm s'mund të jetë.
E unë vuaj - e të qarit tim nuk ndihet dot.
e unë heshtë se të flasë sot është me e kotë.
Gjarpër prap më thërrasin .
Mua !!!!
Që kurr asnjë pikë shprese për jetë nuk mu huazua.
E emri im i njollosur,
plotësisht i pafaj,
kërkon shtegëtim në harresë,
E drejtësia nën dhe,
larg nga frymëmarrja,
e mbizotërimi i padrejtësisë per jetën time - Mallkim.
|
|
 |
Shto Komentin tend:
|