|
|
|
» Ekskluzive - Selim Hasanaj: A asht vetem perandoria osmane fajtore pse neve u bamë mishmash me religjionin
 |
| Për komb e ndërroj edhe fenë,nëse është nevoja |
Banor në Fredrikstad,Østfold,Norvegji | 04-03-2008, 07:59pm |
O burra të Dardanisë,mos ja prishni rrënjët e demokracisë,se ende tek ne s'ka mbërri, tek ju më duket se fare s'do të vijë.
Mjafton që në zemër të jeshë Shqipëtar,e për fe bëje qfare të duash,se shumë Shqiptarë bile sidomos ajo gjenerata që ishin"komunistë " të devotshëm të asaj kohe,e tash kanë dalë në mërgim,prapë në krahë të situatës së acaruar apo shkaqe financiare,ata e dinë vetë,dhe tani shtinë sherre në mes popullit për shkaqe fetare,ende pa e bërë"SHTETIN",pse nuk i hargjoni ato energji që keni të punoni pak më tepër se për vete,dhe të ndihmoni familjet e varfëra në Kosovë,Ka vëllezër dhe motra;familje që si thotë një fjalë nuk kanë bukë në magje,e ju shitni mend dhe fyheni këtu në këtë apo atë faqe interneti se kishe jeni ba me shtue diqka ,si s'ju vjen turp nga gjaku i dëshmorëve,nga fëmijët bonjakë,nga invalidët e luftës së fundit.
Këtu në Østfold ka Shqipëtarë që kanë marrë si obligim që të ndihmojnë nga një familje apo më tepër rregullisht brenda mundësive,përpos që ndihmojnë edhe familjen dhe farefisin e vet apo gjetiu.
Lërini përqarjet dhe pisllëqet në mes veti,bile kurrsesi për fe.
A keni qenë ndonjëherë në kryeqytetin e këtij shteti ku jetojmë ne?Në Oslo?Shihen njerëz fe e farë nga anekëndë bota,dhe këta tolerojnë,99% të tyre tolerojnë se janë demokratë,ka edhe Norvegjezë që e kanë marrë Islamin si fe të veten bile,e lërini ato fjalosje se më duken absurde.
|
|
 |
 |
| pergjigje zotnis selim hasanaj |
Dritan Ylli | 23-02-2008, 05:57pm |
zoti selim hasanaj,nuk duhet ti merrni fjalet e mija si fyerje ndaj emrit tuaj,nuk ishte ky qellimi im..po ju nuk kuptoni se problemi i kombit tone qendron pikerisht te kjo pike.kombi yne ka dhene gjithmone gjakun e tij me te mire duke veshur maska te huaja,ai esht quajtur gjithnje ahmet ne turqi,dhimitri ne greqi,francesco ne itali,karl ne gjermani etj etj etj.dhe ne krenohemi me veprat e tij.po pyeteni veten,veprat e ktij njeriu jane bere ne emer te nje shqiptarismi?cfare na duhet neve si komb qe astronautet qe vajten ne hene jane shqiptare,qe fondatori i shtetit italian esht nje shqiptare,qe madhesia e atyre qe ben ate grek e "maqedone" po jane shqiptare,o mbase qe perandorin romake bizantine e ka mbajtur gjaku yne?kta njerez kishin te tere emra te huaj,adoptonin kulture te huaj,gjuhe te huaj,doke te huaja,po prape ne per ta jemi krenare.e vertet qe nje shqiptare nuk dallohet nga emri po na veprat,po atehere une po ju pyes:cfare ndryshimi ka midis nje njeriu i nje cilido shteti qe ben vepra te medhaja dhe nje "shqiptari"i ktij lloj?ASNJE..ne kte menyre ne kombin tone mund te hyj si njeri i madhe cdo lloj njeriu.ky esht problemi shqiptare.ne kudo qe kemi vajtur,jemi ngritur,po kurrehere ne emer te nje "shqipetarismi",sepse ky thjeshtesisht nuk ka egzistuar kurr si veti e pavarur.ne nuk kemi krijuar KURRE nje shtet te tere tonin,krejtesisht te pavarur ne kulture nga ai i te tjereve,sepse per kte nuk kemi care shume koke.po ja qe ky mentalitet na coj ne gremine.cfare i ndalon shtetet e tjera te na mohojne tere ato elemente qe ne kemi pervetesuar,per pastaj te provojne te na sundojne,sic po bejne serbet.serbet thone se ata jane pasardhesit e ilireve,sepse per kulturen tone te kamaleontit kjo nuk esht aspak e perfaqsuar ne trupin tone kombetare.dhe bota kur hedh syte te arabia e vogel e ballkanit dhe pastaj te shteti europjan serb,mos valle do besojne qe ky shtet islam esht vertet pasardhesi i atij kombi madhore?ne po rezikojme te behemi tamam si cifutet,qe vertet kane bere vepra madhore,po per mungese te atj shpirti kamaleontik u shfaq si tmerresisht i rrezikshem dhe gati u shfaros nga faqa e dheut.shqiptari midis grekeve dhe serbeve ka qene gjithmone si nje cifut midis gjermaneve ne kohen e hitlerit.ai e kish ngatruar historin e tij(si pohon shqiptari sot po me kte mendjelehtesi)kaq shume me ate te popujve te tjere,qe ju armiqesua kaq shume ktyre gjeri sa e zhduken.esht mungesa e nje baze kombetare qe beri tragjedin e atij populli.vertet qe njeriun nuk e ben emri,po emri ben pjestarin e kombi te vetedijshem per te kaluaren qe ka,dhe qe parandaj e perfaqeson ate.nuk esht faj i tyre qe 70 %e popullit tone mbart emra nga cdo lloj kulture,po e mungeses totale e nje qeverie qe nuk ka perhapur kurre nje kulture nacionale.une thjeshtesisht po ju pyes:cfare kulture "shqiptare"perhap sot populli yne,i derdhur ne degjenerimin e plote nga cdo lloj pikepamje ne e vezhgojme?mendohuni mire..pergjigja esht asnje,sepse nuk ekziston nje kulture e pavarur shqiptare....
|
|
 |
 |
| LE TË VAZHDOJË DEBATI ME ARTIKULLIN TIM SA TË DOJË UNË DO U PERGJIGJEM TË GJITHVE |
Selim Hasanaj | 21-02-2008, 08:51pm |
Zotni Dritan Ylli
Emën të madhë paske edhe ti or burr. Më vjen keq se kamë pak veshtirsi të të pergjigjem sepse shkrimi yt pa pikë dhe presë , pa kryefjalë dhe kallxues ishte i palexueshem dhe i pakjartë , këtë vrejtje bajë jo se unë jamë mjeshter i shkrimit pa gabime por vertetë shkrimi yt duhej lexue me syze dopio.
Unë zotni po quditem se si njeriu banë replikë- debat per dicka ashtu thjesht kuturu. Ti si duket e kishe lexue shkrimin tim pjesrisht ose fare hic por nga mllefi kunder emnit tim me kuptim musliman ti versulesh dhe mundohesh të thuash dicka. Nuk ja vlen të mirrem me ty gjatë por vetem po të pergjigjem në dy mendimet tua që besojë se i kamë kuptue në këtë shkrim MISHMASH tandin. E para, Ti vet vajton si si me dhunë e forcë turqit i paskan detyrue shqiptaret ta ulin kokën para figures së Gjergj Kastriotit dhe se i paskan detyrue me dhunë ti këthejnë bythet nga dielli... unë dijë se kjo ka qenë e vertetë , por or zotni pse ti mallkon ata paraardhes tanë që me dhunë absorbuen këtë fe vertetë sipas mendjes sime BANALE, DHE E PAKUPTIM. Pse pra!!!???
Ndersa sa per emer ke të drejtë por unë të kisha porositë që njerzve duhet shikue veprat e jo emnat. Si në Shqipni si në Kosovë ka emna dhe mbiemna bastard por kur ata i mbajnë njerzit e mdhej dhe veprat e mëdha e qesin nen hije emnin pa marr parasysh kuptimin e tij. Unë vetë jamë Selimi sepse kështu me¨pat pagzue gjyshja, por fëmijet e mij janë: Petriti, Shpresa dhe Fan-Noli , ndersa nipat e mijë janë : Burimi, Blerimi, Miloti dhe diku nga muaj maj do jet edhe Bamiri kjo edhe per respektin per Presidentin Bamir Topi. Pra unë kurr nuk kamë prezentue asgja orientale islamiste pos emnit. Ama dij se me vepra gjithmonë kamë qenë SHQIPTARÊ. Tani dy gjenerata pasardhsish të mijë janë edhe me emna SHQIPTARÊ.
|
|
 |
 |
| esht gjithcka e kote! |
Dritan Ylli | 20-02-2008, 03:38pm |
zotri "Selim Hasanaj",ju me duket se nuk kuptoni nje gje,nese fea Islame dhe cfare asaj i perket nuk SHFAROSET KOMPLETESISHT nga kombi jone "europian",ne do vazhdojme te jemi bijte e mjerimit shpirteror dhe te mohimit te identitetit te semurur psikollogjikisht si kombe, brezat e ri duhet te beshtyn brumin oriental me te cilet baballaret injorante i kane ushqyer ne shekuj,dhe duhet te zgjohen nje here e pergjithmone ne perputhjen me identitetin europjane "ilir",qe kaq shume e keni ne zemer.ne jemi kombi me i trashe qe ky dhe mban.nuk mjafton qe vuajtem per 400 vjet poshte themres se races me te qelbur qe ka pjell natyra dhe qe na u be paj,nuk mjafton qe na udhehoqi marxismi oriental i turko-sllaveve alla"enver hoxha",i cili shkaterroj cdo ndjenje edhe me te voglen e te qenurit shqiptare.shqiptari po i armiqesohet botes europjane se po shndrohet cdo dite ne nje arabi e vogel ne mes te europes,duke shkrire cdo dite edhe ate pak qe na ka mbetur shqiptare.po cili shtet do e duroj valle nje gje te tille?a nuk esht kjo cfare urrejne serbet te ne?po si esht e mundur qe te gjithe ata qe ishin poshte turkut u zgjuan ne identitete e tyre te njehershme dhe ky komb i marre me "sindromin e stoccolmit"i flakeruar mbas kultures se perdhunusit se tij po sillet ne menyre kriminele ndaj te kaluares se tij?a valle meritojme ne beseshkale e mosmirenjohes nje lavdi si ajo qe kemi pas shpatullave? po ju them nje gje dhe mos ta merrni per keq:te jesh shqiptare nuk dmth te quhesh "Selim","muhamet","abdullah","qemal","hasan","ali" "abdul","islam","myslym"etj etj si 70% e kti kombi qe e mban veten per"europjan",po esht te quhesh gjon,gjergj,erion,ermal,shpetim,ilir,dritan,enkelejd,agron etj etj..nuk dmth ti ngresh bythen djellit nje perendije qe nuk te perket,ne ate poze kur sulltanet e mesjetes detyronin arbrit duke i rjepur lekuren per se gjalli,po esht te perulesh koken kur hyn te varri i gjergjit "Skenderbe",nuk esht te berthasesh allahu na ruajt,bismilai,ishalla,aman,shyqyr,sybet, e kujt i plasi,me ate shpirt gjynafqarlleku qe na la si dhurate sunduesi yne i dashur,se qe kur degjon nje turk qe flet te ben pershtypjen qe esht shqiptare,po esht te perdoresh gjuhen e shenjte te viganit te mesjetes.jeni ne gjendje JU zoti"Selim Hasani",qe e perdorni emrin iliri e dardani kaq lirshem,te beheni nje njeri i tille,o me mire te keni vullnetin e duhur per te edukuar me te rinjte ne kete fryme?un besoj se jo....
|
|
 |
 |
| NUK PO MË PELQEN TA PERSONALIZOJ DEBATIN POR MEGJITHATE.... |
Selim Hasanaj | 06-02-2008, 03:03pm |
Nuk kisha ndermend ti pergjigjem Ilirit por disi më nxiti Trojani. Mua po më duket se perpjekjet e mia dhe të gjithë atyne që mendojnë si unë per FATKEQËSINË KOMBËTARE me paraqitjen kaq masovike dhe mënyra ekstreme e paraqitjes së petkut dhe kultures islamike e popullit shqiptarë , asht e kotë sepse po dalin njerzit si Iliri që po mendojnë se nji ekstremizem i rrezikshem luftohet me ekstremizmin tjeter po aq të rrezikshem. Unë nuk mendojë se kjo sjellë suksese. Ilir Dardani edhe ma heret neper shumë debate paraqitet si sulmues i flaktë, dhe shifet se ai asht shqiptarë i mirë por ma tejkalon edhe mue me eufori. Thash kështu sepse unë dijë ketë të metë timen e cila jo rrallë me ka kushtue. Iliri kishte nda artikullin tim 80 në 20%. Kjo asht mendim i tij, ama unë po i pergjigjem jo per hakmarrje sepse Trojani bukur e kishte nuhatë se Iliri mban inatin e replikave të nxehta më heret me mue, unë thjesht kamë disa pyetje per Ilirin. Së pari të tregojë se që kur sterkatragjyshi im me zor a me hater unë nuk e dij , u konvertue në fen islame deri në ditët e sotme familja ime ka besue dhe siperfaqësisht ka praktikue ceremoni të ritit islam. Por dijë se deri sot ka praktikue poashtu siperfaqësishtë edhe ceremoni të ritit katolik si p.sh. Këshndjellat, Pashket , ritet verore të shen Gjergjit etj, etj.Nuk e dij per gjyshin por rrefej se Baba Mustafë, Nana Zyhra , vëllaznit, unë motra, bashkshortja ime, kunatat ( grat e vëllaznive) dhe fëmija e jonë nuk kanë ngjinue ramazanin, kurr nuk kanë shkue në xhami, kurr nuk janë lidh namaz dhe kurr nuk na ka interesue ma teper se fakti se jemi SHQIPTARÊ, dhe se ka nji dicka që quhet ZOT dhe ate e kemi besue ashtu me zemer por në mënyrë të thjesht pa perzie fenë në besimin tonë. Mirpo gjithmonë kemi praktikue brez pas brezi disa rite ose ceremoni që per mendjen time nuk janë vetem të fesë islame p.sh. syneti per djem sepse edhe jahudit i bajnë djemt synet, pastaj pastertinë pas kryemjes së nevojave fiziologjike që në fen islame quhet tahret si dhe pastrimin lamjen totale , pas mardhanjes seksuale . Këto kujdesje higjenike dikush i quen tipike islame por unë kështu jamë edukue në familjen time dhe i praktikojë me rigorozitet sepse këtu aspak nuk më intereson asnji fe, më intereson disciplina higjenike e trupit tim. Ceremonit mortore të vdekjes i bajmë me hoxhen pra sipas ritit mortor islam. Kurr në shtëpi nuk kemi mbajt derra andaj as nuk kamë hangër mish derri sepse nuk jamë mësue ta ha. Por pij alkool per cdo mengjes nga nji gotë së bashku me kafen, nga nji gotë venë në drekë e birrë, ose raki rrushi në mbramje para se të flij. Pra Ilir Dardani nese per kaq disciplinë fetare ose jo disciplinë më klasifikon si musliman mendojë se e ke gabim. Unë jamë vetem shqiptarë dhe kështu pa rite të teprueme , pa ekstremizem kisha dasht të jenë të gjithë shqiptaret pa marr parasysh ciles fe i perkasin. Këtë e dëshrojë edhe per Ilir Dardanin. Zoti Ilir unë nuk po ta marr si ky Trojani si hakmarrje dhe inat reagimin tand në këtë shkrim ama paksa po quditem në mendimet tua fikse, të cilat po i thue shumë herë kuturu pa hye thellë në logjiken e mendimit dhe të fakteve. Unë të admirojë per averzionin tand per fenë islame sepse etë averzion e kamë edhe unë, ama nuk jamë dakord me mënyren ekstreme të urrejtjes që ti e shpreh. Shifet se të mungon paksa njohuria e fakteve historike, e rethanave se kur gjanat kanë ndodhë , e analizës së thukt se a asht dasht të ndodhin ato dhe nese kanë ndodhë cka kanë sjellë pozitive e cka negative. Ti je së tepermi i indoktrinuem dhe po ke probleme të dalish nga mësimet marksiste të Enver Hoxhës dhe cdo tentim i yti të dalish nga ato po të futë në taborrin e ekstremizmit të krishten dhe nga ky prizem po hudhesh në sulm të hatashem kunder fesë islame. Dhe kamë pershtypjen se pikrisht nga urrejtja e jote per islamin qetazi pajtohesh me shumë cka sikur rasti me martesat shiptare-shkije sepse sipas teje serbet janë të krishtenë . Kjo asht ajo që asht e rrezikshme dhe duhet luftue. Unë nuk e dijë se si asht atje në Shqipni por tek neve në Kosovë pothuaj se nuk ka familje që nuk e ka dikend në Turqi sepse deri në ditet e sotme pushtuesi shka ka shperngullë me dhunë e me intriga shqiptaret nga trojet e veta dhe ato i ka kolonizue, por shumë rrallë ka ndonji rast të martesave vajzë shqiptare e djal turk ose nuk kae fare vajzë shqiptare e djalë boshnjak anise këta janë musliman. Ka martesa të djemve shqiptarë me vajza turke ose boshnjake por as këto kurr nuk janë shique me ndonji simpati sikurse Iliri shpreh dhimje dhe më sulmon mua në reagimin tim per martesat per të cilat pat shkrue gazeta SHEKULLI dhe kjo jo se Iliri nuk i urren shkijet por pse Iliri nuk shef barier per krushqi me shkije sepse mjafton që ata nuk janë musliman. Atje nga unë vij asht nji fshat që quhet GURRA E KOCIT dhe aty asht nji lagje e madhe e shqiptarve të besimit katolik të tri familjeve; Gega, Paloka dhe Musollet. Vajza e njanit nga këta Musollet në fundvitet e 70 dashunohet që në bankat e gjimnazit në njifar djali nga fshati Vrellë dhe së bashku kryejn fakultet dhe martohen. Mbaj mend se asht kan ba kjameti. Që të dyt janë gjeneratë e imja dhe i njof mirë. Atë kohë kisha e ka pas mallkue baban e vajzes pse e ka pranue këtë martesë me fjalet: kanë e paska marr vajza ime Maria, Hasanin, more ja paft hajrin se sonte kamë me shkue me jua urue martesen. Unë u tuta mos e ka marr Millanin. Pra zoti Ilir neve në Kosovë si të krishten si musliman dijmë se kemi nji hasem dhe ai asht shkau dhe greku. Martesat me ta neve na cmendin. Ashtu sikurse na cmendin dhe nuk i pranojmë as amrtesat me turqi e boshnjak anise kemi të njejtin besim-fe. Ti ke të drejtë të mendosh cka të duesh per mue dhe të me ndash në perqindje por unë jamë thellë i bindun sepse këtë e vertetojnë faktet dhe studjues të shumt e kanë pranue se në fatkeqësinë e kombit tonë që ndodhi me okupimin turko-osman , megjithate ishte pozitive se konvertimi në fenë islame shpetojë kombin nga asimilimi, zhdukja dhe shkrimja në serbosllavet ortodoks. Kjo ka ndodh komplet me shqiptaret në Mal të zi dhe do ndodhke edhe në rrafshin e Kosovës e viseve tjera. Neve ishim të okupuem nga serbosllavet para se të vijnë turqit dhe kur turqit shkuan serbosllavet mbeten prap aty si pushtues dhe aty i patem deri sa i madhi Zot nuk i fali këtij populli shejtin e vet Dr. Ibrahim Rugoven i cili e soli NATO-në në Kosovë dhe i largojë pushtuesit serbosllav. Ka njeriu shumë per të thanë por unë Ilir Dardanit i propozojë që ky le të më dergon permes kësaj faqeje ose në telefonin tim celular permes emailit ,adresen dhe vendin ku mund ta gjaj unë do e vizitojë kur të vij në pushime gjatë veres në Kosovë , pastaj do bisedojmë e do "PERLAHEMI" në kater sy, por kuptohet tue pi kafe e raki të rrushit shqiptar. Ja nr. ++47 99552439 ose e-post adresa: selimhasanaj@hotmail.com
Pershendetje vëllaznore edhe per Ilirin edhe per Trojanin
Selim Hasanaj
|
|
 |
Shto Komentin tend:
|
|
|
|