E shtune, 22-11-2008, 03:54pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Mexhid Yvejsi: Kosova ne dimer (+ replike nga Kol Shkodrani)

KOSOVA ME PAVARËSI - NJË MASHTRIM I RI...
mexhidyvejsi@yahoo.com MEXHID YVEJSI24-02-2008, 08:25am

Z. Kol Shkodranit,
I dashtuni Kolë,
Për shkrimin aq të zi, paqi faqen e bardhë...
Një gjë mos e harroni veç,
Zemërimi është këshilltar i keq...
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Me prejardhje nga Shkodra....

Kol Shkodranit në vend të përgjigjes...



KOSOVA ME PAVARËSI-
NJË MASHTRIM I RI…

”Më mirë është të ndodhin padrejtësi
se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë.”
- Goethe (Gëte)

Me 17 Shkurt 2008, në Prishtinë, tani më të gjithë e dinë, se Kosova e shpalli pavarësinë…
Pavarësinë e shpallën shqiptarët, por, në të vërtetë, këtë pavarësi e projektuan ndërkombtarët…
E projektuan ndërkombtarët jo për hatër të shqiptarëve, por për hirë të ”qytetarëve”…
Kjo pavarësi është më e drejtë të quhet “Ahtisaari”…
Kjo pavarësi ose kjo “Ahtisaari” nga dallkaukët tonë, pa iu bërë vonë, është pranuar, miratuar, fare pa e kundërshtuar…
Aristofani i kishte shumë inat dallkaukët. Një ditë, njëri nga këta iu ngjit pas dhe ia bënte qejfin duke i miratuar çdo fjalë.
Si e dëgjoi një kohë të gjatë, Aristofani i tha më në fund:
Të lutem shumë, kundërshtom së paku një herë, që të kem përshtypjen se jam vetë i dytë…!
Shqiptarëve të Kosovës, kjo pavarësi, kjo “ahtisaari” iu është imponuar, tani përpara iu është shtruar, e zbukuruar, e maskuar, vetëm për t’i mashtruar…
E vërteta është se kjo pavarësi është Pavarësi e Mbikqyrur, që çështjen shqiptare s’ka për ta zgjidhur, por edhe me më shumë nyje ka për ta lidhur...
Kosova, me këtë pavarësi, vërtetë u bë shtet, por jo shtet i shqiptarëve, por shtet i “qytetarëve”, i të gjithë ”kosovarëve”…
Kosova si shtet i “kosovarëve”, për fillim, është shumë mirë që po pranohet ndërkombtarisht, por më vonë ka me na dalë dardhë me bisht… Pse?
Sepse, në sytë e ndërkombëtarëve, Kosova nuk njihet si shtet i shqiptarëve…
Shqiptarët, që janë mbi 90%, shumicë, do të shndërrohen në pakicë, kurse të tjerët që janë nën 10%, pakicë, do të shdërrohen në shumicë…! Pse?
Sepse pakicat kanë të drejta të garantuara, janë tej mase të privilegjuara, me shumicën shqiptare ata po bëjnë hajgare, sepse janë lazdruar prej bashkësisë ndërkombëtare…
Pavarësia e Kosovës është Pavarësi e Mbikqyrur, e cila këmbë e duar ka me na lidhur, gojën me dry ka me na mbyllur…
Goja na lejohet me u hapë vetëm për ndonjë deklaratë të thatë…
Deklaratë të thatë, që s’ka manfat, deklaratë me rekomandime, me porosi, siç ishte Deklarata për Pavarësi…

Deklarata e Pavarësisë

Në Deklaratën e Pavarësisë, ndër të tjera, siç e dëgjuam, siç e lexuam, shkruan:
1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit
të Kosovës.
2. Ne e shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike…
3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit dhe mirëpresim kornizën që ai propozon…
Në paragrafin e 12, të fundit, shkruan:
12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përfshirë këtu veçanërisht obligimet e saj
nga Plani i Ahtisaarit…
Mjafton, për atë që mendon, se Deklarata e Pavarësisë është një Deklaratë e Varësisë, sepse ajo përqëndrohet në detyrimet, në obligimet e Kosovës dhe aspak në lirinë, pavarësinë e saj…
Deklarata e Pavarësisë ka edhe tetë pika, paragrafe të tjera, më të forta se guri, të cilat do t’na mbështesin për muri…
Muri do të rritet me Kushtetuten e Republikës së Kosovës që po na përgatitet…

Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Kushtetutë e smutë…

Muri do të forcohet kur Kushtetuta të aprovohet…
Muri do të lartësohet kur Plani i Ahtisaarit fillon të zbatohet, kur Kosova fillon zyrtarisht, ligjërisht të coptohet, të sakatohet, të tjetërsohet…
Në Projekt-Kushtetutën e Republikës së Kosovës,
e cila kanë 16 Kapituj dhe 160 nene, në Kapitullin I, Dispozitat Themelore, Neni 1. (Përkufizimi i Shtetit) shkruan:
1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
Ky neni 1., i Kaptitullit të parë, sa i bukur duket për shqiparë, kështu siç shkruan në letër, por e vërteta është diçka tjetër…
Kosova nuk është e pavarur, sepse është e varur…
Kosova nuk është sovrane, haj medet, sepse, s’ka sovranitet…
Kosova nuk është shtet demokratik, as unik…
Kosova nuk është shtet i pandashëm, sepse ndarja veç u ba, por dallkaukët, kanë sy, por s’dojnë me pa…
Në nenin 2., shkruan:
Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj…
Cilët janë shtetasit e saj?
Kjo nuk tregohet, por nënkuptohet, janë “kosovarët”, pra, kurrsesi shqiptarët…
Karakterit të “kosovarëve” “shumëetnik” - Kushtetuta e Republikës së Kosovës me simbole i qëndron besnik…
Në nenin 6., (Simbolet), shkruan:
Flamuri, stema dhe hymni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumëetnik të saj.
Kështu pra, qysh tani, Republika e Kosovës me “karakterit e saj shumëetnik” është në rrezik… Pse?
Sepse, me “karakterin shumëetnik” Kosova po tjetërsohet, me Atdheun, Nanën Shqipni, po “armiqësohet”…
Pse?
Sepse në Kushtetutë shkruan: (Përkufizimi i Shtetit)
Neni 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranoj të bashkohet me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Më në fund, po e themë shkurtë, trup, urtë e butë: kjo kushtetutë është e smutë… Pse?
Sepse është: anti-njerëzore, anti-shqiptare, anti-fetare, anti-kombëtare…
Si interpretohet kjo?
Në Kapitullin XIII, Dispozitat Përfundimtare, shkruan:
Neni 143. (Interpretimi)
1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të interpretohet në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007. Në rast kontradikte midis dispozitave të kësaj Kushtetute dhe dispozitave të Marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë.
Pra, Plani i Carit, Shën Ahtisaarit, do të mbizotëroj…
Do të mbizotërojë, do të thotë: Ne mbesim me gishta n’gojë…!
Me gjithë këtë, që mbesim me gishta n’gojë, Republika e Kosovës , kundër vetvetes, duhet të veprojë, të punojë… Pse?
Sepse, në nenin vijues, që është nen obligues, detyrues, shkruan:
“Republika e Kosovës merr përsipër të gjitha detyrimet në Propozimin Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007 dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura për implimentimin e tyre.”
Deri në implimentimin e të gjitha detyrimeve të Planit të Ahtisaarit, Kosova e Pavarur do të jetë e Varur…
Kjo Pavarësi e Varur ose Mbikqyrur ka me na ndrydhur…
Kur Plani i Ahtisaarit të zbatohet në tërësi, atëherë kjo që tani po quhet Pavarësi – e që në të vërtetë është koloni, “Ahtisaari”, një mashtrim i ri, atëherë edhe të përgjumurit do të shohim me kthjelltësi se:
Kosova nga Sërbia u shkëputë, por edhe Sërbia në Kosovë u futë…
Kosova jonë e dashur, Kosova jonë e shkretë edhe sa kohë ka me hjekë…!? Pse?
Sepse me Planin e Carit, Shën Ahtisaarit, Kosova edhe me qenë shtet i ndërtuar, i zhvilluar, i lulëzuar, ky Plan ka për ta shkatërruar, varfëruar, shkretëruar…Pse?
Sepse ne po jetojmë jashtë vetes. Kur nis të jetosh jashtë vetes, thoshte Hemingueji, atëherë gjithçka është e rrezikshme.
Dhe krejt në fund, siç thoshte Gëte:
”Më mirë është të ndodhin padrejtësi
se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë.”

Mexhid YVEJSI, Gjakovë







--------------------------------------------------------------------------------
 


Kol Shkodrani,alias Flori Bruqi,
agshi@hotmail.com Agron Gashi08-02-2008, 03:23am

Kol Shkdarnmi Alisa FLORI BRUQI,

Deri kur mor UDB-ashi shqiptar -serb.ti Flori Bruqi, do te i ndrrojsh emrat, here si femer e here si mashkull, mor pis pisi.
Pse nuk po dukesh ne Peje.

Tani intelexhenca shqiptare e edhe diaspora po ta njeh hajnin tande ,plagjiaturen qe e bene ti, more pis,qe eshte nje perseritje e hajnive tua e psilaqeve tua,qe nuk eshet as fat i mire per ty me politiken tende. Na te njohim qe ti ke punura per serbet, me defakto edhe ne Kosove, ti po mudohesh me i mbulua angazhimet tua qe i ka pase kunder nacionalisteve dhe studenteve shqiptar kosovar,1981-1999.Ti nuk heqe dore nga marrite tua,qe jan ne favor te serbise mor pis pisi. Tani po i nderron edhe emrat.Bravo...

Ai i cili te mbeshtet tya eshte po si ti or pisi i zanave Flori Bruqi,

Agron Gashi, student. 



 
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]