një përgjigje nostalgjike ... falë viteve që shkuan
Mërgim Korça
22-07-2008, 10:45pm
I nderuar Dhimitër,
Vetë fakti që zë n'goje vitet kur unë 25 vjeçar qeshë njohur me Stavrin, vëllanë tuaj që tashmë paska ndërruar jetë, doemos prek një tel nostalgjije të një të moshuari si unë. Po, me të ndjerin kam shkuar shumë mirë dhe e ndjeja se kishte shumë simpati për mua. Por e kam përshtypjen se edhe juve ju mbaj mënd mirë. Po të bisedojmë, mbase do të na ndriçohet kujtesa.
Së bashku me ju e kujtoj të ndjerin Stavri me nostalgji kurse juve ju falënderoj që u kujtuat për mua.
Nuk kam si të mos e falënderoj edhe z.Gëzim Markun që nga Anglia e largët na lidhi juve në Toronto e mua në Michigan.
Miqësisht të dyve, Gëzimit edhe juve,
Mërgim Korça
Pershendetje Z. Mergim Korca nga nje DANGELLIOT pensionist
Dhimiter Xhoga
22-07-2008, 08:37pm
Se pari me fal se kam hyre ne lidhje von me ju si institut, megjitse z. Kastriot Frasheri me ka folur ne ditet qe qendroi ketu ne Kanada(Toronto).
Se dyti emri juaj me inrigon per mire pasi kam njohur nje njeri te shkelqyer, pikerisht me emrin Mergim Korca(fotografia juaj ne kompjuter eshte e viteve te fundit me duket ) e them se do te jeni Ai. Nese jeni vertet ai per letesi identifilimi te njohjes sone po ju them se jam I vellai e Stavri Mihalit qe ju keni punuar bshke ne Ruga Ura(ate ndermarjen me e mer te atyre viteve) ai Drejtor kantjeri, N/drejtor ndermarje dhe ne fund Kryetar i deges makinerise, ku ju keni qene idhull i tij si nje inxhinier i talentuar. Qofsh AI dhe nje here po e them, po sidoqofte sa kuptoj nje jeni me zemer dhe botkuptim e mbi te gjith njeri, si e kam njohur une ate. Kam keto vitet e emigracionit pa takuar. Im vella ka vdekur me 1999, qe atehere nuk e kam pare as te mirin Mergim.(qofshi juve)
Une nga mekanik filluar aty ne vite 1954 aty me ju ne Ruga Ura, pas ushterise me shume sakrifica mbarova shkollen e punova nje jete MESUES ne Rethin dhe qytetin e Tiranes(1964-91)nga ajo kohe pensionist me shume rugeve te emigracionit Greqi Toronto ku ndodhem dhe sot. Shkruaj per te majtur mendjen dhe kontribuar sado pake atdhetarizmit me frymen e RILINDASVE te Medhenj .
Dhe njeher urime dhe me falni per kete bezdisje plaku...
Dhimiter Mihal Xhoga.