E shtune, 22-11-2008, 01:08pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
  ::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
 
  ::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Lexo/Shkruaj Komente
 
» Bekim Fehmiu largohet nga jeta artistike

me gjithe respekt z.Hasanaj
bekimorina@live.at bekim morina15-01-2008, 09:23pm

Zotri i nderuar Hasanaj shume faleminderit qe ke shkruar dhe me ke kritikuar per letren qe une e kam derguar, ajo leter nuk ka qene replike ndaj letres tende, kurrsesi nuk kam menduar ashtu por edhe une e di mire historine e Bekim FEHMIUT se si eshte larguar nga jeta kulturore ne Kosove.
Une personalisht kam mesuar ne Histori Filmi dhe Teatri ne Akademine e Arteve ne Prishtine te udhehequr nga Prof. Enver Petrovci, per Bekim Fehmiun, kjo do te thote se diku ne Kosove mesohet per te dhe arritjet e tij, e sa i perket festivaleve qe mbahen ne Kosove nuk ka mundesi te permendet sepse ato festvale, Televizione, Teatro dhe jeten kulturore ne Kosove e udheheqin po ata persona qe e perzune Bekimin nga Teatri Kombetar(Krahinor) i Prishtines mu ne shfaqjen e W. Sheakspear -HAMLETI- qe disa prej atyre tashme kane vdekur e disa te tjere jane ende gjalle.
Me kete desha te them se ne rrjetin e atorve e regjisorve ne prishtinen e asaj kohe ka mbreteru xhelozia e keqe bre burre, po bekimi fillimet e veta i ka pase ne Teatrin e Prishtines por qe kurre asnje rol nuk ja kane jap, se edhe atehere edhe tash eshte familjarizmi me fal qe po flas keshtu po i njoh rrethanat ne teater e film ne Prishtine.
Jane ata pleqte e artista qe e dine ma mire kete pune dhe jane pergjegjes per barriera, e mos te permendim Ministrine e Kultures kur ne ato ministri ka vetem hamshore qe nuk kane lidhje me Art.
E sa i perket popullit dhe artistet e mirfillte ata e dojne dhe nuk e harrojne kurre kolosin e artit... dhe kjo per mu eshte me rendesi, s

Zotri Hasanaj gjithqka ne Kosove nuk duket ashtu siq eshte edhe per kete nuk ki ende kujt me i kerku pergjegjesi per "harrimin" se fajtore jane bashkemoshataret e tij, edhe ju nuk keni qka te kerkoni nga ta, se si ta rikujtojne dhe rikthejne Bekimin ne skenen tone.
Baci Selim une jam i ri tash ende jam student dhe jam 21 Vjeqar dhe e pranoj se gaboj ama qka eshte e vertete eshte.
Shume te fala, dhe respekt te veqant per ty.
Nga Bekim Morina, Vjene.  


A JE NGUT PAK APO KE KEQKUPTUE BEKIM MORINA
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj15-12-2007, 02:46pm

Që në start të shkrimit tënd ti demanton mendimin tim dhe thue : " Jo ne nuk i harrojmë njerzit tanë që dhanë kontribut të madhë e sidomos Bekim Fehmiun, unë personalisht mbaj me mburrje emrin e Aktorit Bekim Fehmiu." E trashëgofsh at emer or zotni por mos mendo se emri deshmonë se a është harrue dikush ose jo. Në popullin tonë të garantojë se ka shumë Bekima dhe poashtu të garantojë se jo të gjithë u pagzuan me këtë emer per respekt të Aktorit ma të Madhë shqiptar në të gjitha kohërat Bekim Fehmiut. Të garantojë se Bekimat e moshes tande po parafrazojë se ti qenke diku 20-30 vjeqar jo të gjithë janë produkt i fames së Bekim Fehmiut. Dhe per këtë po i bie shkurt. Kur Bekim Fehmiu ishte një nder aktoret më të mdhenjë botror jo të gjithë shqiptaret në Kosovë kishin dëgjue per te. Pjesa intelektuale dhe ajo urbane po ndersa pjesa më e madhe ajo rurale as që dinte se cka është filmi, drama ose seriali. Por megjithate edhe nga kjo shtresë dualen shumë Bekima sikurse që duelen edhe nga shtresa e parë intelektuale dhe urbane. Ti mund të jesh pagzua me at emer vertetë per hir respekti që paska pas babai yt per aktorin tonë dhe unë e pershendes ete që të pagzojë tye por edhe tye. Mirpo ti si duket qenke euforik dhe po mendojke se derisa ti dhe shumë të tjerë mbani emrin e Bekim Fehmiut ai nuk qenka harrue nga populli i vetë. Gabim or zotni. Pa më thuej se kur në të mbramen herë pave ti një film të Bekim Fehmiut në Kino, në TV, kur pave një serial me Bekim Fehmiun në rrol aktori në TV- të shqiptare?! A harrove kur vet Bekim Fehmiu në një festival të artit dhe muzikes ( nuk me kujtohet se cfar ishte saksishtë) në Tiranë në organizimin e Vera Grabockes diku para dy viteve dhe kishte ftua edhe Bekim Fehmiun si legjendë e filmit dhe kur dual të flasë vetë Bekim Fehmiu kritikojë ashper Shqiperinë dhe Kosoven gjegjësisht ministritë e Kultures së këtyre vendeve dhe tha: " JU E KENI PA BEKIM FEHMIUN NË FILM , POR E KENI PA DUKE FOLUR SERBISHT, FRANGJISHT, ANGLISHT, ITALISHT, SPANJOLISHT, GJERMANISHT DHE E KENI PA EDHE DUKE FOLUR GJUHEN ROME POR KURR NUK E PAT DUKE FOLUR SHQIP....." Andaj zotni Bekim Morina unë prap qendrojë në at mendimin tim se Bekim Fehmiun e kanë harrue ata që nuk guxojnë ta harrojnë. Ndersa pse dikush mban emnin po si ai mendojë se nuk kae randësi fare me gjithë respektin që po shfaq per ate që të paska pagzua ty pikrisht per hirë të të Madhit yll filmi me permasa botrore i pavdekshmi Bekim Fehmiu.
Me respekt dhe pa asnjë të keqe nga Norvegjia
Selim Hasanaj 


Jo nuk eshte e vertete qe i harrojme Yjet tane
bekaxplod@hotmail.com Bekim Morina13-12-2007, 11:37pm

Une nuk do te thosha keshtu qe ne i harrojme njerzit tane qe dhane kontribut te madhe, esidomos Bekim Fehmiun, Une personalishte mbaj me mburrje emrin e aktorit Bekim Fehmiut.
Kete emer e mora ne saje te emrit te tij, ndoshta eshte edhe fajtor baba im si dhe Bekim Fehmiu.
Une kam kryer dy vite nga Akademia e Arteve ne Prishtine degen e Aktrimit dhe momentalisht jam duke e vazhduar nr vjene studimin por kurr nuk e kam harruar figuren e BEKIM FEHMIUT Ai ka qene shkendija qe gjithmone e kam pase ne mendjen time si dhe buruesi i ambicjeve te mija.

Me shume respekt per Bekim Fehmiun nga bekim MORINA, enderroj te te takoj se shpejti.
Wien Österreich 


SHQIPTARET LEHTË I HARROJNË NJERZIT E VETË
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj12-12-2007, 07:54pm

Po fillova me këtë titull dhe mu kujtua një barcoletë të cilen e kishte pas thanë pleqnari i mirnjohur nga Kieva Ramadan Shabani. Ky burr i urtë u kishte pas tregue miqve të vetë pleqnar se si kur paska pas shkua per ndonjë punë pleqnie në Malësi të Shqipnisë e paskan pas quejt Ramadan Kosova. Kur asht këthye mbrapa dhe ka hye në Kosovë e paskan quejt Ramadan Kieva. Kur paska ardhë në fshatin e vet pra në Kievë i paskan thanë Ramadan Shabani ndersa kur paska hye në oborr të shtëpisë së vetë i paskan pas thanë Ramadanaqi. Mua më vjen keq per artistin dhe burrin e madhë të shqiptarisë, Yllin me famë botnore që po u terhicka nga sqena. Ishin vitet 1982-3 kur isha disa ditë në pushime në Koper të Slovenisë dhe më kujtohet që Studio Kopar disa mbramje rresht prezentoi filma të Yllit tonë të madhë Bekim Fehmiut. Më kujtohet se pos filmave dhe serialeve që i keni shenue më naltë unë at botë pata pa edhe disa filma të zhanrrit vestern me Bekim Fehmiun në rrol kryesor.
Sot në Kosoven e lirë TV - tona na prezentojnë seriale spanjolle në vend që të na shfaqin filmat dhe rrolet e paperserituna të legjendes Aktorit Bekim Fehmiu. Nuk ja dijm neve vleren njeriut tonë. të tillë jemi neve. Aktorin e madhë unë e urojë permes këtij shkrimi dhe i dëshirojë shendet e pleqëni të mirë.
Me admirim dhe respekt të devotshem per këtë burrë
Selim Mustafë Hasanaj
Nga Norvegjia. 



 
Shto Komentin tend, por me pare mendohu sepse komentet ofenduese dhe jashte temes nuk publikohen. Faleminderit!:

Emri:
Email:
Titulli:
Komenti:
 


 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]