ENVER HOXHA MË AKTUAL SOT SE KURRË !!!
(Koncepti enverist mbi lirinë e kombit shqiptar)
Nukë është nevoja të rishkruajmë biografine e Komandantit Legjendare–Udhëheqsit të Luftës Andifashiste Nacionalçlirimtare(LANÇ)shokut ENVER HOXHA. Këto tashmë janë rrënjosur në mendjen e gjirin e shqiptarit të thjshtë ashtu si edhe të gjithë proletarëve të ndërgjegjësuar kudo në botë.
Shoku Enver Hoxha përpunoi, konceptin për lirinë kombëtare të shqiptareve, i dha përparësi, çlirimit dhe lirisë kombëtare, dinjitetit dhe personalitetit kombëtar. Lirinë e individit ai e pa në funksion dhe në varësi të lirisë së vendit duke e kombinuar me atë të shoqerisë. Ai ishte për çdo lloj cungimi të lirisë së individit, kur vinte puna për çlirimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e lirisë kombëtare, deri ne sakrificen më të lartë:dhënien e jetës. Me këte Enver Hoxha shprehte dhe mbronte nacionalizmin e tij. Ja thelbi i enverizmit në këtë çështje të madhe :
"Popullin shqiptar, nuk e polli as Roma e Cezareve, as sllavët e Stefan Dushanit, as sulltanët e Osmaneve dhe as Italia fashiste e Musolinit. Populli shqiptar ka historinë e tij shumëshekullore, plot me luftëra për liri, për ekzistencë. U përpoqën armiqtë e tij ta zhduknin ate, po nuk munden. Populli shqiptar luftoi dhe rrojti në shekuj. Ai qendroi një etni kompakte, pavarësisht se e perçanë dhe e coptuan. Kush e mohon këtë realitet, jo vetëm që shkakton të qeshura, por tregon dhe ndjenjat e tij të egra shoviniste. Shqiptarët e "Shqiperisë së vogel" prej gati tre milion banorësh, ose të "Shqiperisë së madhe", prej me tepër se pesë milionësh, janë të gjithë shqiptarë. Kësaj nuk keni çfarë i bëni zotërinj shovinistë serbë. Ekzistojnë dy Gjermani, një e Lindjes dhe një e Perendimit, ashtu siç ekzistojnë dy Kore një e Jugut dhe një e Veriut. Por askush nuk dyshon se ekziston një popull dhe një komb gjerman i vetëm, ashtu siç ekziston një popull dhe një komb korean. Shqiptarët janë një etni, një popull, quaje "Shqipëri të vogël", ose "Shqipëri të madhe". Këta shqiptarë të kësaj "Shqipëri të vogël" ose "te madhe", që përbëjnë një popull kompakt, dhe që kanë të gjitha tiparet e një kombi të vërtetë, as kanë zaptuar tokat e të tjerëve, as kanë shkelur të drejtat e ndokujt. Ata vetëm të drejtat e veta i kanë kërkuar, i kanë mbrojtur dhe do t`i mbrojnë. "
Per 45-vjet, ai, punoi dhe luftoi, që Shqipëria, të kishte në gjirin e vendeve dhe popujve të Evropës, vendin e saj të merituar, dinjitetin dhe personalitetin e saj. Ai nuk pranonte dhe nuk pranoi qe vendi i tij të ishte koloni apo vasal i të huajve. Enver Hoxha e arriti një gjë të tillë. Mjeshtër i kombinacioneve dhe taktikave diplomatike në arenën ndërkombëtare, shfrytëzues i mrekullueshem i kontradiktave ndërmjet fuqive të mëdha të botës apo blloqeve që ato përfaqësonin, ai arriti që veçanërisht pas viteve 1960-te, t`i siguronte Shqipërise vendin e saj shumë të merituar në mardhëniet ndërkombetare. Shqipëria e Enver Hoxhës siç quhet sot ishte një partnere e barabartë, kishte mendimin e saj për probleme të ndryshme të zhvillimit të botës. Brenda një prapambetjeje të theksuar ekonomike, brenda një territori të cunguar tmerrësisht, brenda një ftohtësie siberike evropiane, brenda një bajraktarizmi dhe kapadajllëku të përgjithshëm, brenda një xhelozie dhe karrierizmi të përhershëm, me kulturën, zgjuarsinë dhe aftësine psikologjike të jashtëzakonshme; ai arriti që për 45-vjet ta bashkonte popullin t`i shkonte pas, ta miratonte vijen e tij, t`i pranonte privacionet dhe sakrificat personale për hir të dinjitetit kombëtar. Shqipëria e vogël, e varfër për 45-vjet brenda organizimit të jetës së saj politike dhe shoqërore mendoi dhe foli shqip në mardhëniet ndërkombëtare. Sot, njerez të ndryshëm që e mbajnë veten për patriotë, për teoricienë apo analistë, për të shvleftësuar këte periudhë, këte dinjitet dhe autoritet të vendit të tyre në mardhëniet ndërkombëtare, pohojnë nëpër shkrimet që shkruajnë apo intervistat që japin se ky qendrim i Shqipërisë spjegohet me faktin se bota(SHBA) dhe Evropa e kishte braktisur dhe harruar këtë vend, nuk donte të dinte për atë. Pallavra shqipfolësish. Njerëz që për të fshehur kozmopolitizmin, nuk ngurojnë të hedhin baltë mbi vendin e tyre. Njerëz që mendojnë anglisht, frengjisht, greqisht, serbisht apo italisht për hir të shtratit të ngrohtë personal, fyejnë vendin e tyre. Njerëz të paaftë mendërisht për të drejtuar nje shtet, një komb, një popull, por të aftë për të sunduar një grumbull shkretanësh pa dinjitet kombëtar. Parti politike që luten, lypin, shtrijnë dorën duke aktualizuar Migjenin "Me jep pak, zoti të dhashtë". Parti politike që leshojnë interesa kombëtare, copa Shqipërie për të ekzistuar, për të fituar pak pushtet, që marrin lloj-lloj preferencash të huaja, por asnjëherë shqiptare, për të gëzuar kredibilitet politik. Të verbër që nuk e shohin lengatën kombëtare, por vazhdojnë të shesin në kazanet e Evropës, "gështenja demokracie". Mjeranë që janë të pafuqishëm të kundershtojnë një punonjës të thjeshtë ambasade, që dridhen nga çdo i huaj. Paganë që nuk u intereson kurrë e nesermja e vendit të tyre, që prapa kishave dhe xhamive fshehin filisteizmin e tyre. Tregëtarë historie që predikojnë se vetem në periudhen 1990-2007, shqiptarët u bënë shqiptarë të mirë dhe stabilë për Evropen. Pasi deri në këte periudhë, qysh nga koha e Teutes, Pirros, Skenderbeut, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Sulejman Vokshit, Abdyl Frashërit, Isa Boletinit, Qemal Stafës e Zenel Hajdinit, Vojo Kushit e Ramiz Sadikut etj, ata paskishin qenë destabilizues dhe grindavece. Matrapazë politikë dhe karieristë, që për hir të reputacionit të tyre personal, për hir të emrit të tyre mohojnë historinë e vendit të tyre, duke përdhunuar dhe poshtëruar një luftë gjiganteske 50-vjeçare. Sharlatanë politikë, që për hir të luftës kundër komunizmit, preferojnë të bashkëjetojnë me servilizmin, me korrupsionin, hipokrizinë, mashtrimin, gënjeshtrën, me ashqiptarizmin, me përdhosjen e karakterit, boll të ketë hedhur një firmë mbi antikomunizmin dhe antienverizmin e tij. Kaq dhe asgjë tjetër.Tragjedi kombëtare!!!
Megjithatë le të kthehemi në aresyetimin tonë. As Evropa dhe as Amerika, nuk e kishte harruar Shqiperinë, nuk e kishte lënë ate në harresë. Kancelaritë Evropiane dhe botërore flasin ndryshe. Arkivat e tyre flasin ndryshe. Për një kohë të gjatë ato u perpoqën ta gjunjëzonin Shqiperinë me çdo mjet dhe çdo formë, por dështuan. Prandaj u terhoqën, duke lënë në avanposte të tyre shovinizmin serb dhe grek me detyre : "Të ndëshkohet Rebelja që kerkon të matet me të medhenjtë".
BASHKIMI I EMIGRANTEVE SHQIPTARE
«PUNA»
16/11 /07-ATHΙΝE- debatik@live.com
|