| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ne lidhje me Konferencen e Lidhjes shqipetare ne botë: E premte, 20-07-2007, 07:04pm (GMT) Nga Riza Lahi Në kushtet kur mbi një milion Shqiptarë të Shqipërisë postkomuniste janë në përpjekje të përditëshme kundër asimilimit të javashtë dhe të pandjerë; kur anembanë territoreve shqiptare banojnë katër herë më shumë shqiptarë nga gjaku, sesa mbrënda territoreve të tyre, një tubim i tillë është për t’u përshëndetur nxehtësisht. Ëmbël dhe lehtë….Siç na bashkojnë këngët dhe valet popullore, siç na bashkon gjuha dhe doket tona, që nuk pyesin as për bindje politike dhe as për ngjarje pragmnatiste. Ky tubim presupozon pra, të qëndrojnë në një sallë dhe të pijnë kafe në emrin e Shqipërisë, Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu, I burgosuri dhe persekutori i tij, socialsiti dhe demokrati, katoliku dhe myslimani, burri i tradhëtuar nga gruaja e tij dhe dashnori i saj. Edhe “presidenti” i firmës që e paguan punëtorin e tij në mënyrën më të pashpirt dhe pa siguracion, por edhe argati i tij. Edhe albanezët – sulmues të llahtarëshëm të njëri-tjetrit nëpër internet. Sigurisht, por , secili duhet t’i vërë një gur zemres së tij dhë të tolerojë në emrin e nënës sonë të përbashkët, Shqipërisë që sot ka nevojë ta ngrejë lart dinjitetin e saj . I interesuar per punen fisnike te LSHB-se kam mesuar se ne Suedi e Danimarke , ku është president i degës gazetari Luigj Shkodrani ( Pse mban për mbiemër , vallë, qytetin e lindjes sime?), paskan nje revistë , një shkollë shqipe… paskan edhe një radio qe flet shqip dhe nuk u shpëton asnjë artikull i bukur dhe i thukët kombëtar që botohet në shtypin e atdheut që të mos e ribotojnë; ashtu, mirë , hijshëm dhe, mbase edhe me lotë të fshehur. Nga ana tjetër…Fantastike! Në Australinë e tejlargët vellezerit binjakë , ulqinakët Sami dhe Naim Flamuri, bashkëkryetarët e LSHB-se per Australinë , pas pjesëmarrjes në kongresin e pare, paskan hapur nje televizor qe flet shqip ne mes te Merlburnit. Duhet furi më e madhe. Derisa të arrijmë që shteti i shqiptarëve të jetë një nukël i fuqishëm, ashtu qe ky tubim per mendimin tim duhet ndihmuar nga të gjithë. Kjo inisiativë e gjënduar në shpirtin e të gjith shqiptarëve, por e konkretizuar nga dy vëllezër prizrenas, prej Kosovës Martire, le t’i ngjajë një shqiponje që kërkon zoçka t e veta ngado , sepse don t’i mbrojë, qoftë dhe me një flatër të vet. Takimi, i kryesise dhe keshillit kombetar te LSHB-do te mbahet sivjet në Korrik, në qytetin historik të Lezhës dhe simboli është fare i qartë për të gjithë. Zonja Vitore Leka, ma përsëriti ftesën për të marrë pjesë në këtë eveniment te rendesishem …Sigurisht që, ne salle kanë për të qënë aktivistë nga më të shquarit të LSHB, por edhe të ftuar, sikurse unë; kanë për të qënë natyrëshëm me sy dhe zemer dhe nje bujk qe leron token, dhe nje emigrant qe vuan burgun jashte dhe nje futbollist qe luan me klubet e huaja apo dhe një tjeter që ka ndrruar fenë , emrin dhe krahinen per arsyje te njohura pragmatiste. Me zi` po pres t’i takoj më së fundi këta dy vëllezërit nga Prizreni, Kuzhninët, këta dy binjakë idealistë në një kohë kur ulërasin ngado zëra pragmatistë ; kur ka njerëz - nuk them vetëm shqiptarë - që, në emër të këtij pragmatizmi , për ca kacidhe a një tjetër përfitim material, janë gati të luajnë sheshit me gjëra të shënjta. Nga më të shënjtat. Dikush – dikush për njato para të shkreta, ka shitur vëllain e tij, ka pëshpëritur për të e ka firmosur, mbase ka shtënë dhe e ka vrarë. Kuzhninët, si dy aletë endacakë, kanë bredhur anembanë nëpër botë duke mbajtur në torbat e tyre mesazhet e Shqiptarisë – bashkim pa dallim feje, krahine dhe ideje. Kështu kam dëgjuar unë këtu në Tiranë; unë që nuk kam qënë asnjëherë emigrant dhe as që kam fuqi ta provoj një jetë të tillë. "Zëri i largët"
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||