E shtune, 11-10-2008, 04:43pm (GMT+1) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Emigracioni
 
Thirrje e Lidhjes së Shoqatave tė Emigrantėve Shqipėtar nė Greqi
E merkure, 21-11-2007, 02:14pm (GMT+1)

THIRRJE E HAPUR

Drejtuar gjithė emigrantėve shqiptar kudo qė ndodhen por nė veēanti ne Greqi ,Itali, Gjermani e nė vėndet e tjera Evropės.
Drejtuar gjithė organizmave shtetėrore,Shqiptare,Greke dhe ato Evropiane.
Drejtuar gjithė medieve,pėr qėllim publikimi.
Shqetėsimi kėtė herė ju vjenė nga njė shoqatė shumė e madhe nė Greqi,e cila ėshtė LSHSHG-(Lidhje e shoqatave Shqiptare nė Greqi).Mbase edhe kini dėgjuar,sepse kjo organizatė ėshtė mė aktivia nė konstatimin dhe kėrkimin e plotėsimit tė tė drejtave qė ju takojnė Emigrantėve Shqiptarė nė Greqi.
Siē mund ta dini,mundėsitė tona janė tė kufizuara nga legjislacioni dhe nga vetė gjėndja konkrete.Pėr kėtė punė kėrkojmė ndihmėn e organit mė tė lartė legjislativ tė shtetit tonė mėmė,siē ėshtė "Parlamenti".
Mendojmė se tashmė ka kaluar fazėn e tranzicionit dhe ka gjetur vetė-veten!Duke njohur tė drejtat,detyrat dhe mundėsitė,kėrkojmė tė ndihmojė njė pjesė tė trungut tė vet,qė ėshtė e barabartė me 1/4 e numurit tė popullsisė sė regjistruar nė Shqipėri.Kjo masė kaq e madhe,e cila juridikisht ėshtė nė gjėndje tė nxierrė pėrfaqėsuesit e sajė ligjor,kėrkonė nga parlamenti Shqiptar ndėrhyrjen ligjore tė vendosur, jashtė korrnizave burokratike dhe kompromentuese.
Kemi ėndėrruar pėr njė demokraci me fytyrė e ngjyrė shqiptare! E jo pėr njė demokraci ku tė zėne vėnd vjedhja, korrupsioni, prostitucioni ,shitja e fėmijve, e njė sėrė tė kėqiash qė e kanė mbledhur njeriun shqiptar tė bėhet sot njė grusht.
- Mė thoni pse kaq tė pa fatė ne shqiptarėt, qė punojmė e jetojmė, nė njė vend qė, edhe pse e ndanė njė vijė kufiri me Greqinė,jemi bėrė sikur na ndajne detra e oqeane?
- Nuk ka mjaftuar zhukja e 502 femijve vetėm nė katėr vjet ? (1998-2002)
- Zhdukja pa lėnė gjurmė, e qindra shqiptarėve nga policia, apo individė me frymė fashiste, qė prodhon politika e disa qarqeve tė caktuara Greke apo,...Entusiazmi,,i ushtarėve Grekė, kur thonė :''I shikoni ata?/ Janė Shqiptarė,/ Me zorrėt e tyre,/ Do bėjmė litarė?
Fyerjet, pėrbuzjet , e tė tjera probleme , pėr njė dekadė e gjysėm tė qėndrimit nė kėtė vėnd, mbahen pengė mbi 650 mije shqiptarė, me tė famėshmet "karta te ngjyrosura" qė u thonė VEVEOSI !
Me forcėn e shpirtit nė tė ftohtė e nė tė nxehtė, emigranti shqiptar ka thirrur : "Na ndihmo o Shtet",Mirėpo shteti i ynė, nuk ka kohė tė merret me shtetasit e tij!...As edhe i duhet shumė tė dijė sa dhe ku i ka !!
Nė cilėn nga komunitetet e huaja gjenė intelektualė, me tituj e grada shkencore si tė komunitetit shqiptar, qė bėjnė punė tė rėndomta, pėr tė jetuar ?
Aqė e vėrtetė kjo sa qė edhe njė ish ministėr ka ushtruar detyrėn e rojes sė objektit !
A e di ti o shtet, se emigrantėt po shkojne drejtė shpėrbėries si komb? Dhe se familjet shqiptare vuajnė nga plagėt e dhimbjes sė madhe?
Fėmijėt e lindur nė Greqi apo tė rriturit janė privuar jo vetėm nga e drejta e njohjes sė Atdheut ,por edhe e vėndit ku ata janė lindur e rritur, sepse "duhet tė kesh lindur grek qė tė jesh grek !" Siē thotė Prefekti Selanikut, zoti Panajotis Psomiadhis, "dashamirės" i Shqipėrisė dhe shqipėtarėve!
Se prindėrit e moshuar po e kalojnė kėtė fundė jete pa gėzuar me femijėt e tyre, pėr tė mos thėnė qė mjaft prej tyre nuk prehen tė qetė !
Vėllezėr e motra kudo qė jeni, por nė veēanti nė Greqi! Ka ardhur koha t'i themi: Mjaftė durimit tonė! Qė njerzit e vendeve pritėse, nė veēanti Greqia ,nuk po e kuptojnė si tolerancė, qė siē dihet, mbart kulturė, por si triumf i realizimit tė nėnėshtrimit, qė mbartė politika e nxitur nga racizmi e ksenofobia, deri nė kupolat e shtetit . .!
Ėshtė faktė se emigrantet shqiptarė kudo qė janė, i pėrkasin asaj shtrese tė popullsisė mė tė emancipuar, nė raportė me pjesėn tjetėr, sepse migrimi i'u dha mundėsinė tė itergrohen nė njė shoqėri tė civilizuar.
Mirpo kur flasim pėr njė "klime jo favorizuese", qė ekziston sot pėr ne shqiptarėt e Greqisė, psenė duhet ta kėrkojmė tek politikat e ndjekura deri me sotė nga shteti i ynė dhe institucionet qė e pėrbėjnė atė, tė cilat vazhdojnė tė mos jenė ndikuese pėr rritjen e imazhit, pėr Shqipėrinė dhe pėr emigrantėt shqiptarė kudo qė ndodhen, por nė veēanti nė Greqi !
Shqiptari ėshtė pėrpiekur tė afirmojė vehten, ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė, i zgjuar e punėtor, i dashur e njeri i besės, i preokupuar dhe mjaft i rregullt nė itergrimin e shoqerisė sė vendit pritės. Na vjenė keqė qė disa nga vėndet pritėse, e nė veēati fqinji jonė mė i afėrt, siē ėshtė Greqia, nuk do t'ia njohi kėto veti ! E megjithatė, i rėnduar aqė shumė moralisht e psikollogjikisht, ai prapė di t'i jetė mirenjohės kėtij populli e shteti, qė na u ndodh pranė kur ne kishim mė shumė se kurrė nevojė !Na strehoi e punėsoi .
Por kurrėsesi ne emigrantėt Shqiptarė nuk mundet tė pajtohemi me ligjet qė nxierr ky shtet pėr ne emigrantėt, qė kapėrcejnė ēdo kufi tė shkelies sė tė drejtave tė njeriut !
Ėshtė e vėrtetė qė ne i shkelėm disa nga vendet e E vropės si tė pa ftuar, nga nevoja pėr tė mbijetuar njė jetė mė tė mirė! Por kjo nuk do tė thotė qė tė shfrytezohet ky rast! Pėr t'i shfrytėzuar kėta tė pa fatė, siē po ndodhė nė vėndin me emigrimin mė tė madh tė shqiptareve ,qė populli i tij vetė e ka provuar dhe e di ē'ėshtė emigrimi! Ka qėnė interesi i dyanshem ekonomik, e mė tepėr i vendit pritės, qė shqiptarėt tė jenė tė pranishėm nė ē'do gurė themeli, tė lagur me djersėn e me gjakun e tyre.
Nuk janė pak, 550 shqiptarė tė aksidentuar vetėm nė sektorin e ndėrtimit, qė dergjen pa as njė ndihmė e shpresė, nė kurriz tė familjeve tė tyre tė varfėra! As edhe pak ,15-16 vjet qėndrimi nė Greqi e sotė nuk denjohet tė jepet njė leje qendrimi e rregullt!
Organizatat apo shoqatat e ndryshme shqipėtare ,qė janė krijuar kudo nė botė, por nė veēanti nė vėndet pritėse me fluks mė tė madh shqiptar, siē ėshtė Greqia, si dhe mjaft intelektualė tė ndershėm janė pėrpiekur tė krijojnė imazhin e dashurisė dhe miqėsisė midis dy popujve e vendeve tona.Ato kanė ndikuar jo pakė pėr njohjen e perlave kulturore tė dy popujve e vendeve ku ato veprojnė, Kanė shėrbyer si ura tė lidhjes sė miqėsisė midis tyre.Mirėpo zėri i tyre jo sa duhet ėshtė dėgjuar.Problemet e tyre nuk janė pėrfillur nė veēanti nga vendi pritės e pastaj nga shteti i ynė.
Vėllezėr e motra ! Kush nga ne emigrantėt kėrkon dhe ėshtė i qetė ta kalojė jetėn larg vatanit e njerėzve tė zemrės? Tė boshatiset nga ėndėrrat e fėminisė e tė katandiset nė njė rini tė vyshkur?
Kush ??
Prandaj ne kėrkojmė njė zėri qė, emigrantėt shqiptar kudo qė ndodhen por nė veēanti nė Greqi, tė mos privohen nga as njė e drejtė qė buron nga ligji themelor,Kushtetuta Republikės sė Shqipėrisė dhe karta e tė drejtave tė njeriut .
-- Kėrkojmė pėr rastin e Greqisė:
1 - Legalizim pa as njė kushtė tė shqiptarėve qė kanė mbi njė dekadė e gjysėm nė Greqi .
2 - Tė hiqet ndėrvarija e rinovimit tė lejes sė qėndrimit nga ekzistenca e njė numuri tė caktuar ensimash, me pėrjashtim tė atyre qė nevoiten pėr librezėn shendetėsore.
3 - Tė hiqet kushti pėr tė ardhurat nė lidhje me bashkimin familjar.
4 - Asnjė pengesė pėr ata qė kėrkojnė ushtrim tė aktivitetit tė pa varur.
5 - T'u jepet nėnshtetėsia Greke fėmijėve qė lindin nė Greqi.
6 - Tė ndalohet deportimi apo marrja e masave kundėr emigrantėve tė mitur.
7 - Fėmijėt e emigrantėve qė studiojnė nė Greqi, apo perfundojnė studimet nė sistemin arsimor grek, tė perfitojnė automatikisht leje qėndrimi me afat tė pa kufizuar.
8 -Tė mos privohen nga asistenca sociale (Epidhoma) studentėt e emigrantėve si deri mė sotė.
9 - Tė zbatohet konventa pėrkatėse e Keshillit tė Ervopės, pėr ushtrimin e sė drejtės pėr t'u zgjedhur, e pėr tė zgjedhur pėr pushtetin lokal, e tė tjera probleme qė parashikojnė organizmat e Bashkimit Evropian pėr tė drejtat e njeriut.
10 - Fėmijėt Shqiptarė nuk duhet tė privohen nga mėsimi i gjuhes shqipe si deri mė sotė .Nė shkollat greke, komuniteteve t'u jepet e drejta e dy apo mė shumė orėve nė javė e mesimit tė gjuhės sė tyre .
Prandaj ēdo emigrant shqiptar ka tė drejtė tė protestoi me tėrė forcėn e shpirtit, pėr mungesėn e dorės sė ngrohtė tė shtetit ndaj emigrantėve Shqiptarė,pėr keqėsimin e kushteve nė kėtė njė dekadė e gjysėm.
Sotė mė shumė se kurrė ka ardhur koha t'u themi njė herė e pėrgjithmonė ndal, bėmave tė kėqia pėr Shqiperinė e shqiptarėt kudo qė janė.
Edhe ne si pjesė e njė populli tė dalė nga portat e dhimbjeve tė mėdha, kėrkojmė tė stolisim atė qė ėndėrron njerzimi nė kėtė mijėvjeēar tė ri,lirinė dhe demokracinė.
Shkatėrrimi mė i madh vjen atėherė kur, gjėrat serioze nuk merren seriozishtė.
 
Lidhja e Shoqatave tė Emigrantėve Shqipėtar nė Greqi 

Marre nga: albemigrant.com

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Nje foto e rralle - derguar nga z. Paul Tedeschini: Komisioni i Alfabetit ne Manastir (1908). Klikoni mbi foto per zmadhim.
::| Speciale
BE, vendim për dëbimin e ilegalëve
“Greqia persekuton te denuarit shqiptare”
Thirrje e Lidhjes së Shoqatave tė Emigrantėve Shqipėtar nė Greqi
Fest dhe gezime në Treviso për nder të Pamvarsisë dhe dites së Flamurit shqiptar
Giovanni Firera: Mbresa nga Kongresi i Dyte i Lidhjes Shqiptare ne Bote
Rruga e fundit per ne Greqi

Ndryshoni Pamjen
[Krye]