E shtune, 22-11-2008, 12:17pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Sociale - Aktualitet
 
Edmond Panariti: Hashashi, fshataret dhe Eskobaret
E enjte, 14-08-2008, 07:49pm (GMT)

Hashashi, fshataret dhe Eskobaret

Nga Edmond Panariti

Ekziston te ne një bimë e kultivuar, e cila, pavarësisht se nuk figuron gjëkundi në statistikat prodhuese të Ministrisë së Bujqësisë, edhe fill e vetme, është në gjendje të kapërcejë me disa herë vlerën vjetore të eksporteve tona bujqësore.

Ekziston një bimë te ne, me një "gjeografi" lulëzimi nga Veriu në Jug.

Ekziston një bimë te ne, për të cilën ka një treg të garantuar dhe kërkesë gjithnjë në rritje.

Ekziston një bimë te ne, për të cilën zbatohet një teknologji e "avancuar" kultivimi, grumbullimi, ambalazhimi dhe shpërndarjeje. Dhe ekziston një bimë te ne, për të cilën kryen përpjekje sistematike për rritjen e rendimentit, shkurtimin e kohës së pjekjes, duke importuar dhe shpërndarë farë të zgjedhur nga Holanda.

Po pra!

Ekziston një bimë te ne, që aktualisht na vendos në vendin e dytë dhe me "medalje argjendi" ndër prodhuesit botërore të saj. Një bimë, për të cilën porositësi e "paguan" prodhuesin me para në dorë që në hedhjen e farës, një bimë që i bën "karshillëk" dhe i qesëndis politikat agrare të "subvencionit" e të përrallave të tjera të shpërndarjes për fermerë të "tollonave" dhe lekëve për plugime apo dhe për metra katrorë fidanishte.

Ekziston një bimë te ne, e cila "ndërkombëtarisht" është e anatemuar dhe e ndaluar dhe që për të luftuar kultivimin, shpërndarjen dhe konsumin e saj, vendi ynë është angazhuar e ka firmosur traktate e marrëveshje. Ajo bimë i mpin mendjen dhe energjinë rinisë shkollore, i err ëndrrat dhe i nxin horizontet.

Ekziston një bimë te ne, e cila ka ndërtuar prej kohësh "bastionet" e saj kombëtare, nga ku shpallet imunitet dhe paprekshmëri për kultivuesit dhe përdoruesit. Nga kjo "mbrojtje" përjashtohen vetëm pleqtë dhe plakat 80-100 vjeçe, me të cilët policia, hetuesia, së bashku me mediat, mund të merren lirisht.

Ekziston një bimë te ne, kultivuesit e së cilës frymëzohen nga vepra e babait të saj shpirtëror kolumbian, Pablo Eskobar, dhe kështjella e tij në Medelin. Ajo bimë zotëron forcat e saj të armatosura, por edhe shërbim informativ të shpejtë për të garantuar prodhimin dhe riprodhimin e saj.

Ekziston një bimë te ne, e cila nuk heziton të sulmojë dhe të marrë peng komisariate apo të qëllojë helikopterë patrullues nëse i cenohen interesat e saj.

Po, po!

Ekziston një bimë te ne, që ka "Eskobarë" të fuqishëm "institucionalë", të cilët kur duhet, madje janë në gjendje të inskenojnë edhe operacione të "suksesshme" të çrrënjosjes e të asgjësimit të saj me porosi nga trafikantët, për të ushqyer autoritetet dhe mediat me skenarë kamuflazhi e mashtrimesh. E pra, ajo bimë, me xhiron e saj të "biznesit" dhe nën hijen e "lordëve protektorë", po ngre dhe konsolidon kështjellat e krimit, që sfidojnë edhe ligjin, edhe Maliqin. Ajo bimë, te ne, mbetet një gjyle ndër këmbët e Shqipërisë, një njollë e zezë për të dhe një diskreditim i qeverisë së "duarve të pastra".

G. Shqip

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Engjëll Koliqi: Kapet mbas gjashtë vitesh shqiptari i arratisur dhe i shumë kërkuar - Ndricim Balla
Mbytet varka me 24 emigrante
Motrat e bamirëses: Amaneti që na la Nënë Tereza
Gjergj Marku: Një “Edith Durham” e dytë dhe historia e Klajdit…
Ish-të përndjekurit, para Kuvendit: Dënoni krimet e komunizmit
Bedri Blloshmi: "Ti jepet fund zvarritjeve të qëllimshme të këtij gjyqi"
Zyhdi Morava, ish - kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve kapet me 9 kg kokainë
Kapen 200 kg flori dhe ari i '97
Xhelozia dhe rakia “kamzhiku” i 200 grave të rrahura nga burrat
Ne, komandot shqiptare që shërbejmë në Çad

Ndryshoni Pamjen
[Krye]