E shtune, 22-11-2008, 12:15pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Sociale - Aktualitet
 
Rezarta Delisula: Një lutje për ata që iu është mërzitur jeta
E merkure, 06-08-2008, 05:40pm (GMT)

Një lutje për ata që iu është mërzitur jeta

Nga Rezarta Delisula

Dje një familje nga Tirana, iu desh të mbulonte me dhe dhe kurora lulesh Endin, një djalë 14 vjeçar, i cili u vetëvar. I la ëndrrat në mes, i preu shpresën prindërve për ta parë djalin në skenat e teatrove të baletit, i dërrmoi shpirtin ndërsa pyesin pafundësisht veten PSE, PSE NDODHI, vetëfajësohen, vetëgjykohen, i humbi besimin në Zot, se një e keqe më e rëndë për një nënë të humbë fëmijën s’ka... donin ta shihnin dhëndër. Dhe shpirti i nënës së mjerë nuk ngrihej dot nga gropa që u mbush ngadalë me lopatat e dheut që i binin mbi. Nuk donte të kthehej në shtëpi, nuk mund t’a linte djalin e saj që s’i kishin dalë ende mustaqet, në vendin ku prehen të ndjerët. Ai iku i veshur me kostumin popullor të cilin e përdorte për të dhënë shfaqe dhe me sytë gjysmë të hapur, sikur donte të shihte edhe një herë, për të fundit herë, ata që e rritën e i dhanë jetë.

****

Çdo ditë dëgjojmë pafund vajza të reja që pinë bar miu, për një dashuri të humbur. Por a ja vlen të çosh jetën dëm për një njeri që nuk të ka vlerësuar, ndërsa lë pas shpirtin e dërrmuar të nënës së mjerë që qan me lot e me fjalë vajzën?
Mezoburra dhe nëna që zgjedhin po këtë rrugë sepse s’mund t’i plotësojnë fëmijëve të tyre kërkesat më minimale. Por a ja vlen të lesh në rrugë ata fëmijë, që për më shumë kanë nevojë për Ju, sesa për një akullore.
Djem të rinj që kur bëjnë krahasimin me bashkëmoshatarët e tyre, të cilët vijnë nga familje me më shumë para, bien në depresion, duke menduar se e ardhmja e tyre do të jetë me e keqe se ajo e prindërve të tyre. Por a ja vlen të dorëzohesh kaq shpejt... Të mos i japësh vetes mundësi të luftosh për të qenë më mirë...
Djem e vajza të vogla që sapo kanë një zënkë banale, një “plan” që të shohin se kush do të jetë në varrimin e tyre, e këtë e provojnë me idenë se mund të kthehen sërish duke mos e kuptuar mirë çfarë është vdekja. E ndërsa janë në grahmat e fundit të gjithë luftojnë për të shpëtuar, por manteli i zi i ka mbështjellë tashmë. Të gjithë këta kanë mbyllur sytë dhe s’mund të shohin se çfarë kanë shkaktuar me largimin e tyre të parakohshëm. U kanë mbyllur jetën familjeve të tyre, i kanë kthyer në njerëz që gjysmën e kohës e kalojnë në varreza mes të vdekurve në vend që të jetonin normalisht, i kanë kthyer në mekanizma që përveç lotëve nuk prodhojnë asnjë të qeshur, vuajnë vetëm vuajnë, me shpirtin e plagosur nga humbja e të dashurve.

****
 
Teksa mijëra njerëz qëndronin të heshtur para arkivolit të 14 vjeçarit, mes tyre dhe shumë shokë e shoqe të tij, hoxha, ai që bëri lutjen e fundit, predikoi moralin kundër vetëvrasjeve në emër të Zotit. Zoti na e ka përcaktuar ditën kur lindëm dhe atë që do vdesim, por asnjë nuk mund të ndryshojë rrugën e tij që ka zgjedhur për ne, dhe të vrasësh veten, domethënë të ndryshosh fatin tënd. Në emër të njërës prej shumë njerëzve shpirtëvrarë nga humbja e një djali të vogël, ende të parritur mirë, ju kërkoj të mos jeni kaq egoist duke menduar se mund të shpëtoni duke u vetëvrarë. Mendoni fytyrën e nënës tuaj të mjerë, kur të mësoj që ju s’do jeni më, mendoni për babanë tuaj që edhe pse është burrë qan mbi trupin e të voglit të tij, më keq se të ishte fëmijë, mendoni për ata fëmijë që lini jetim kur ju vendosni të hiqni dorë kaq lehtësisht nga jeta, mendoni se kush do i rrisë, kush do i ushqejë, kush do i përkëdhelë dhe, sa të vështirë do e kenë rrugën e jetës pa prindërit e tyre. Mendoni përpara se të ikni, se dashuria nuk duhet t’ju vrasë, por duhet t’ju japë shpresën për të gjetur atë që vërtet ju meriton... Mendohuni dhe shihni sytë e nënës tuaj shpirtdjegur.
Të vrasësh veten nuk të bën guximtar. Guxim është të jetosh e të përballosh mbi supe sfidat e jetës, të mirat e të këqijat, zhgënjimet e humbjet, sëmundjet dhe zemrën e plagosur. Guxim është të çosh deri në fund, jetën që të kanë dhënë prindërit e tu, jetën që të ka dhënë perëndia. Mos harroni, një vendim i tillë, vret me qindra njerëz që ju duan t’ju kenë pranë, me të mirat e të këqijat tuaja.

G. Shqiptare

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Engjëll Koliqi: Kapet mbas gjashtë vitesh shqiptari i arratisur dhe i shumë kërkuar - Ndricim Balla
Mbytet varka me 24 emigrante
Motrat e bamirëses: Amaneti që na la Nënë Tereza
Gjergj Marku: Një “Edith Durham” e dytë dhe historia e Klajdit…
Ish-të përndjekurit, para Kuvendit: Dënoni krimet e komunizmit
Bedri Blloshmi: "Ti jepet fund zvarritjeve të qëllimshme të këtij gjyqi"
Zyhdi Morava, ish - kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve kapet me 9 kg kokainë
Kapen 200 kg flori dhe ari i '97
Xhelozia dhe rakia “kamzhiku” i 200 grave të rrahura nga burrat
Ne, komandot shqiptare që shërbejmë në Çad

Ndryshoni Pamjen
[Krye]