E diel, 12-10-2008, 07:32am (GMT+1) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Sociale - Aktualitet
 
Bardha Nergjoni: Burri qe rreh cdo dite gruan e tij dhe sehirxhinjte
E merkure, 30-07-2008, 06:01pm (GMT+1)

Burri qe rreh cdo dite gruan e tij dhe sehirxhinjte

Nga Bardha Nergjoni

Me sy të nxirë, hundën e fashuar e shenja në trup, 23-vjeçarja nga Librazhdi ka jetuar tetë vjet nën dhunën dhe terrorin psikologjik të bashkëshortit. Gjithçka ka nisur kur vajza ishte 15-vjeç dhe sapo ishte martuar me Lavdërim Gjinin. Që nga ajo ditë vajza është rrahur e në disa raste edhe me hekur të nxehtë.

“Unë kam shkuar në policinë e Librazhdit dhe kam denoncuar rrahjet që më ka bërë burri, por asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka shumë miq në polici. Tani unë kërkoj ndihmë nga shteti dhe për këtë arsye kam ardhur këtu në Tiranë për të bërë denoncim në polici. Dua që ai njeri të marrë atë që meriton”,- tha vajza 23-vjeçare duke treguar shenjat e shumta të dhunës. Fytyra e saj ishte e gjitha e fashuar ndërsa në krahë e trup dukeshin qartë shenjat e goditjeve të burrit.

“Unë kërkoj të ndahem nga ai dhe të marr vajzën tonë. Kam tetë vite që rrihem sistematikisht prej tij. Në sy dhe hundë më ka qëlluar me mashën e sobës, atë që përzien prushin. Më ra të fikët dhe kur u zgjova e gjeta duke më rrahur sërish. Më ka goditur në të gjithë trupin dhe kam shenja të shumta”,- thotë ajo duke treguar mishin e nxirë.

Tani ka marrë guximin të denoncojë ngjarjen duke kërkuar edhe divorcin kjo grua e re. Ajo ka dalë publikisht dhe ka denoncuar të gjithë ngjarjen duke kërkuar ndihmë nga shteti pasi policia e Librazhdit nuk e ka ndihmuar asnjë herë. Ajo akuzon police e Librazhdit, e cila duhet te pergjigjet publikisht e te mbaje pergjegjesi per kete rast. Dhe ata jane pergjigjur duke thene se ishte e shoqja prandaj nuk nderhynim! Bashkefajtor me kriminelin eshte dhe policia ne kete rast.

Po ku ishin fqinjet, po prinderit e vajzes? Po prinderit e burrit? Po te afermit? Po fshati? Po policia? Po Librazhdi?
Hej njerez, a ka njeri qe e ka pare kete masaker ne ate vend barbar, ku te gjithe heshtin e bejne sikur nuk shohin?
Si mundet te jetoni, kur nje grua, nje fqinje, nje nene, nje e re, nje moter, nje NJERI vuan maskaraden e nje te cmenduri?
Si mundet o zot?

Shekulli Blog

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Nje foto e rralle - derguar nga z. Paul Tedeschini: Komisioni i Alfabetit ne Manastir (1908). Klikoni mbi foto per zmadhim.
::| Speciale
Bedri Blloshmi: "Ti jepet fund zvarritjeve të qëllimshme të këtij gjyqi"
Zyhdi Morava, ish - kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve kapet me 9 kg kokainë
Kapen 200 kg flori dhe ari i '97
Xhelozia dhe rakia “kamzhiku” i 200 grave të rrahura nga burrat
Ne, komandot shqiptare që shërbejmë në Çad
Komplot Braunit, kosovari në pranga
Plumbat e Lazaratit, terror ne Gjirokaster
Fshati i 90-vjeçarëve të hashashit
Të flesh në Shqipëri e të punosh në Greqi
Edmond Panariti: Hashashi, fshataret dhe Eskobaret

Ndryshoni Pamjen
[Krye]