| Zemra Shqiptare | ||||
|
"Vrasja e Azemit, krim shtetëror" E premte, 13-06-2008, 06:04pm (GMT)
"Vrasja e Azemit? Logjika të çon në një krim shtetëror. Mund të kenë marrë pjesë deri në 120 vetë, çka cilësohet si krim i organizuar". Kështu e ka përkufizuar vrasjen e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, bashkëshortja e tij, Fatmira, në emisionin "New Day" në "Top Channel". E ftuar nga gazetari Adi Krasta, Fatmira Hajdari ka pohuar se është shumë e pakënaqur për motivin e vrasjes, pasi, sipas saj, motivi i cilësuar nga gjykata në vendim nuk është i besueshëm. Ajo ka pohuar se vrasja mund të ketë qenë politike, gjithsesi është organi i akuzës ai që do të vlerësojë të gjitha provat e reja, pas tërheqjes së akteve nga Prokuroria e Tiranës. Sipas saj, nga momenti që është ndryshuar motivi, nuk mund të quhet vendim real. Sipas saj, të dënohet ai që meriton dhe të mos dënohet ai që s‘e meriton. "Nuk është e logjikshme të thuhet se Azemi është vrarë për hakmarrje, kur në vrasjen e tij kanë marrë pjesë mbi 120 persona. Azemi u vra për motive politike dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët, kështu që edhe në dosjen e tij kështu duhet të jetë", deklaron Fatmira. Me një zë të dridhur ka përmendur edhe luftën e atëhershme në Kosovë, duke iu shtuar motiveve të mundshme për ekzekutimin e Azemit. Megjithatë, nuk ka treguar detaje, duke lënë të kuptohet se një rrëfim sa më i plotë mund të bëhet vetëm para organit të akuzës. 12 shtator 1998 Vritet deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, dhe shoqëruesi i tij, Besim Çerja. Plagoset në atentat edhe Zenel Neza 20 minuta pas vrasjes Shefi i opozitës, Sali Berisha, doli në një konferencë shtypi. Ai akuzoi strukturat shtetërore dhe direkt me emër shefin e rendit të Tropojës, Jaho Salihin 29 prill 2002 1 qershor 2008 Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme tërheqin dosjen e vrasjes së liderit të dhjetorit nga Prokuroria e Tiranës dhe fillojnë rihetimin G. Shqip
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||