| Zemra Shqiptare | ||||
|
Olsi Jazexhi: Kriza në Xhaminë Shqiptare E hene, 10-03-2008, 05:44pm (GMT1) Kriza në Xhaminë Shqiptare “................ Duke vuajtur mungesën e klasës së bejlerëve, agallarëve, pashallarëv edhe hoxhallarëve: mendimtarëve dhe patronëve që feja jonë kishte si fuqizues të saj deri perpara 1945-ës, Islami shqiptar i ditëve tona është në faza infantile që nuk mund të arrijë të krahasohet me ditët e tij të arta osmane. .........“ Nga: Olsi Jazexhi 24 Shkurti i këtij viti ka qënë një datë e rëndësishme nëhistorinë e Shqipërisë dhe të Bashkësisë së Muslimanëve tësaj। Kjo datë përkon me 80 vjetorin e autoqefalisë sëXhamisë Shqiptare nga Institucioni i Shejhul Islamit në Stamboll, pranë të cilit muslimanëria sunite shqiptare e500 vjetëve të fundit ka patur pikën e saj të referimit përçështje fetare dhe doktrinale. Megjithatë 80 vjetori i Komunitetit Musliman Shqiptar nuk ka qënë ashtu si do të kishte dëshiruar klasa muslimane shqiptare e viteve 1923. 80 vjetori i autoqefalisë së Xhamisë Shqiptare ka qënë një vit rrëmujrash, vrasjesh, shpifjesh, abuzimesh mediatike dhe rrënimi themelor të imazhit të fesë islame në arenat tona. 80 vjetori i autoqefalisë Islame shqiptare ka qënë një vit i mbrapshtë për Islamin shqiptar dhe atë global. Muslimanët janë abuzuar si në perëndim ashtu edhe ne Lindjen e Mesme. Iraku, një nga perlat më të mëdha të civilizimit tonë ka rënë nën pushtimin e hordhive amerikane. Muslimanët janë Largimi i pushtetit të Dar-al-Islamit Osman nga Ballkani ndërgjegjësoi shqiptarëttë marrin në duart e tyre fatet e fesë së kombit shqiptar. Dhe një nga hapat më të rëndësishëm KMSH-së 80 vjeçare i është dashur të adoptojë apo të paktën të gjejë gjuhën e mbijetesës me rregjimet në fuqi dhe idetë që ato deklaronin. Rregjimet monarkike, fashiste, naziste, komuniste, liberal-demokratike dhe kolonialiste kanë dashur gjithnjë të kthejnë Xhaminë e Islamit shqiptar në sa më konformiste me ideologjitë e tyre. Nesë gjatë Rajhut Gjerman Xhamisë shqiptare i imponohej të deklaronte Islamin pro-nazist nga apartçikët e kohës, në ditët moderne po këtij Islami i imponohet shpesh të deklarohet pro-demokratik, pro-perëndimor, anti-burimor, anti-ummatik, anti-arab etj. Apartçikë dhe prozelitë modernë si Mustafa Nano, Gazmend Kapllani apo Pirro Misha janë disa nga shtriganët modernë që kanë dalë me deklarata se Islami jonë ka nevojë të reformohet. Terrori antifetar që komunizmi i solli Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore ka qënë një nga fatkeqësitë më të mëdha që ka rënë mbi Komunitetin Musliman Shqiptar në historinë e 80 vitet të jetës së tij. Lufta që rregjimi Duke qënë se natyra e rregjimit komunist në Shqipëri do të përqëndrohej në sulm dhe shfarrosje totale të klasës aristokratike shqiptare, e cila përbëhej nga bejlerët, agallarët, pashallarët, imamët dhe hatibët; më të dëmtuarit nga kryqëzata ekonomike dhe social-kulturore komuniste dotë ishte vetë struktura e fesë Islame në Shqipëri. Me zhdukjen e klasës së bejlerëve, agallarëve dhe pashallarëve dhe pronave të tyre, arkitekturës dhe kulturës Orientale të qyteteve shqiptare rregjimi komunist shqiptar do të hynte në historinë e rikonkuistës evropjane si një nga rregjimet më mizore në shkatërrimin e identitetit fetar Islam në Evropë pas terrorit inkuizicional të rregjimit të Ferdinandit V dhe Izabelës në Andaluzinë e 1492-shit. Rregjimi komunist shqiptar, Islamit, përveç shkatërrimit masiv të xhamive, medreseve, mejtepeve dhe te qeve do t’i konfiskonte edhe vakëfet dhe pronat e mëdha që ishin pak a shumë qëndrat e qyteteve shqiptare me të cilat mbahej infrastruktura muslimane shqiptare. Shfarrojsa e klasës së bejlerëve, pronave të tyre dhe statusit social që ata gëzonin në shoqëri së bashku me marrjen e pronave vakëfnore që KMSH-ja trashëgonte me kohë do ti jepnin Islami institucional shqiptar goditjen e tij më të madhe në histori. Konkluzionet historike të historisë së islamizimit të shqiptarëve na mësojnë se islamizimi masiv i popullit tonë nuk ndodhi kur trupat arabe siciliane zbarkuan në Shqipërimë normanët në shekullin e 12-të. As kur Jakup Shpata, nipi i islamizuar i Gjin Bua Shpatës trashëgoi principatën e Artës nga i vëllai i tij Muriki Shpata kohë përpara se osmanët të zbarkonin në Ballkanin Perëndimor. Islamizimi masiv i shqiptarëve erdhi gjatë kohës së osmanëve, kur të fundit së bashku me shqiptarët e islamizuar ndërtuan institucione për fenë islame në Shqipëri. Shëmbulli i infrastrukturës islamizuese kulturore shqiptare mund të shihet në shembullin e Korçës nga Iliaz Bej Mirahori, kunati i sulltan Bajazidit II, ku i fundit ndërtoi xhaminë, mejtepe, medrese, hane, bizestene e turbe për gjeneratat ereja qytetare shqiptare. Historia e feve njerëzore katreguar se feja pa institucione është e destinuar të vdesë.Kjo është arsyeja pse Janollatosi dhe Nikolla Gejxhi deklarojnë si të dehur nëpër Mungesa e një shteti patron për rindërtimin e Islamit pasviteve 1990 dhe zhdukja e klasës pasanike Islame e kanë detyruar Islamin institucional në Shqipëri që të filloj nga zero në rindërtimin e bazave të tija të sotme. Duke vuajtur mungesën e klasës së bejlerëve, agallarëve, pashallarëv edhe hoxhallarëve: mendimtarëve dhe patronëve që feja jonë kishte si fuqizues të saj deri perpara 1945-ës, Islami shqiptar i ditëve tona është në faza infantile që nuk mund të arrijë të krahasohet me ditët e tij të arta osmane. Mungesa e stafit fetar dhe kapitalist që do të duhej të ndërtonte fenë në Shqipëri pas 1990-ës çoi botën arabo-islame të vij në ndihmë të rilindjes Islame në Shqipëri. Megjithatë, edhe pse ndihmat nga kjo botë nuk i munguan shqiptarëve ato nuk ishin kurrë siç shqiptarët doti kishin dëshiruar. Diferencimet kulturore, mosedukata dhe moslargpamësia e ndihmuesve arabë i dhanë vetëm një shtytje të vogël rilindjes së Islamit në Shqipëri, dhe një kokëdhëmbje shumë më të madhe. Paranojat perëndimore me Islamin dhe zërat fondamentalis të kristjan dhe anti-fetarnë Shqipëri çuan që ndihmat e botës arabe në vend që të çonin në një arenë ringjallje fetare në vend, të shkaktonin shumë huti dhe frikë mes popullit tonë. Ekzistenca epersonave me lidhje terroriste mes misionarëve arab në vend ka qënë shkaku kryesor që ka ndihmuar në ngritjen e frymës së stereotipit negativ ndaj fesë Islame në vend. Kjo frymë i ka çuar muslimanët shqiptarë që shpesh të identifikohen me ‘ekstremistë’, ‘radikalë’, ‘terroristë’,‘anti-perëndimorë’ etj nga dashakeqët. Me pak fjalë ata janë parë si njerëz anti-social për rregjimin e post1997-ës. Identifikimi i gabuar që iu bë rregjimit të Berishës me botën Islame nga oponentët e tij ka qënë një faktor shtesë motivues i komunistëve të reformuar që erdhën në pushtet më 1997 me ndihmën e klikave greko-ortodokse, për të damkosur fenë Islame si religio non-grata. Megjithë dhimbjet e shumta që Islami shqiptar ka kaluar në 13 vitet e fundit ai tashmë ka krijuar baza për ringjallje në Shqipëri. Gjenerata të reja besimtarësh po lindin në vend të cilat kërkojnë rrespekt dhe vendin që iu takon në shoqëri. Hoxhallarë shqiptarë janë edukuar dhe edukohen në botën Islame të Dergoi per Zemra Shqiptare z. Ilir Dardani
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||