| Zemra Shqiptare | ||||
|
Pogradec, parulla antishqiptare në gjuhën serbe E premte, 29-02-2008, 09:37pm (GMT1) Nga Bardhyl Berberi Në murin anësor të shtëpisë së pionierit është shkruar "Republika e Jugosllavisë". Në Strugë, "Vdekje e shqiptarëve"
Por ky nuk është rasti i vetëm i parullave antishqiptare. Dy ditë më parë, parulla antishqiptare janë shkruar edhe në qytetin e Strugës, ku mbi 65 % e popullsisë është shqiptare. Banorë të Strugës u shprehën se nuk është hera e parë që shkruhen parulla antishqiptare në qytetin e Strugës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në dy fasadat kryesore të dy gjimnazeve të Strugës me shkronja të kuqe është e shkruar në gjuhën maqedonase "Vdekje e shqiptarëve". Këto parulla vazhdojnë edhe në shenjat e komunikacionit në Ohër dhe në Strugë të cilat janë kthyer në të përditshme. Shqiptarët qëndrojnë krejt indiferentë ndaj këtyre parullave të shëmtuara që kanë zhgaravitur muret në ambiente publike me fjalët nga më fyeset për ata. Megjithatë ato po shkruhen në muret e institucioneve arsimore të cilat kanë për detyrë të kultivojnë ndjenjën e tolerancës dhe mirëkuptimit. Bie në sy se shqiptarët ndonëse janë shumicë në Strugë nuk kanë shkruar asnjë parullë antimaqedonase në gjuhën shqipe ku të kërkohet vdekje apo dëbim i dikujt vetëm pse i takon një përkatësie tjetër kombëtare apo fetare. Banorët pogradecarë u shqetësuan shumë pasi kjo parullë "Republika e Jugosllavisë " pikërisht mbi murin e shtëpisë së pionierit ka të bëjë me një dorë djallëzore e cila kërkon të prishë atmosferën e gëzueshme të shqiptarëve për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Shekulli
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||