| Zemra Shqiptare | ||||
|
Pacienti ne vdekje klinike, mjeku ne kafe E enjte, 07-02-2008, 05:05pm (GMT) Pacienti ne vdekje klinike, mjeku ne kafe Dritan Laci - Korrieri
Djali: “Nuk dua pension, po i sollet do i gris” Flet Faslliu, xhaxhai i Martinit. Vellai nuk ka buke te haje. Eshte zhytur ne borxh Dritan Laci Ishte gati pothuajse e pamundur qe gjate dites se djeshme te ngjiteshe ne dhomen e Martinit 17-vjecar, rasti fatkeq i te cilit u publikua dy dite me pare ne faqet e gazetes “Korrieri”. Edhe njehere mjeket e pavijonit u munduan me te gjitha menyrat per te mbajtur larg Martinin dhe te afermit e tij nga mediat, duke e trashur edhe me shume zullumin. Megjithese ai ndodhej aty me te afermit, mjeket e mohonin ekzistencen e tij, madje shpeshhere, ku ndersa permendej emri i Martinit, ata e mohonin ekzistencen e tij ne pavijon, qofte edhe ne ditet e kaluara. Pas shume perpjekjesh, arritem te futemi ne dhomen e djalit, per te kontaktuar me Faslliun, xhaxhane tij, i cili ne mungese te prinderve i qendronte mbi koke. Tejet i deshperuar, ai thote se ka mberritur nga Greqia, sapo ka mesuar mbi fatin e nipit te tij. Ashtu si edhe prinderit e Martinit, ai shprehet se djali ka qene shume mire perpara momentit te hyrjes ne operacion. “Nuk eshte mire. Vellai nuk ka fuqi ta dergoje jashte per kurim. Jane shume te varfer. Martini punonte gjithe diten, qe t’u sillte ndonje te ardhur me teper”. Xhaxhai, Faslliu, e ka shume te veshtire te shprehet. Here-here ndalon dhe psheretin gjate. Martini eshte ne gjume dhe ai mundohet te flase me ze te ulet. Kur e pyet sesi e mesuan faktin qe djali ishte verberuar, Faslliu nuk gjen fjale per ta pershkruar. “Po, pame reagimin e tij. Nuk na ndiqte me sy, thjesht reagonte nga i vinte zeri. Pastaj erdhi nje mjek dhe i beri disa ushtrime. Mori nje stilolaps, e pyeste per ngjyren, djali nuk e dallonte dot”. Ky ishte edhe momenti kur familjaret mesuan lajmin e kobshem, qe djali i tyre kishte humbur shikimin. Por e keqja nuk mbaron ketu. Dy dite me pare nena e Martinit na tregoi nje shembull te hidhur, sesi tallen mjeket me fatin e djalit te saj. Ajo na tha se njeri prej mjekeve i kishte premtuar se do t’i lidhte pension Martinit. Sapo e degjoi kete fjali, 17-vjecari reagoi shume keq. Kete reagim djaloshi e shprehu edhe ne pranine tone. Ca me fjale dhe ca me gjestikulacione, ai na la te kuptonte se “nese do te ndodhte nje gje e tille, do t’i griste te gjitha parate qe do t’i jepte shteti”. Xhaxhai i tij, Faslliu, thote se familja e vellait nuk ka buke per te ngrene. Kane qene shume te aferm, te cilet sipas te thenave te tij, kane ndihmuar familjen Turtulli me te holla. Apeli i fundit qe ai ka bere edhe njehere gjate dites se djeshme, ka qene per ministrin e Shendetesise, te cilit i ka kerkuar mbeshtetje per Martinin, te pakten edhe per ato pak shpresa qe i kane mbetur. MSH: Do ndihmojme Martinin Fill pas publikimit te rastit te djaloshit, Martin Turtulli, ne faqet e gazetes “Korrieri”, ka ardhur edhe reagimi i Ministrise se Shendetesise. Ne nje komunikate te shkurter per shtyp, pasi eshte njohur me rastin ne fjale, ky dikaster ka vendosur t’i pergjigjet apelit per ndihme te mberritur nga familjaret e 17-vjecarit. Ne nje komunikate te shkurter per shtyp, Ministria e Shendetesise ka bere te ditur se titullari i institucionit, Nard Ndoka, menjehere sapo eshte njohur me rastin e Martinit, ka urdheruar ngritjen e nje grupi pune te posacem te perbere drejtuesit e MSH-se dhe Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Ky grup pune, thuhet ne komunikate, do te kete per qellim te nxjerre pergjegjesite konkrete per cdo shkelje te kryer nga mjeket. Gjate dites se djeshme, grupi i punes ka marre kontakte me stafin e mjekeve qe kane operuar 17-vjecarin, si edhe ka verifikuar dokumentacion mjekesor te pacientit. Po keshtu, ky grup ka marre kontakte edhe me familjaret, me vete pacientin dhe stafin mjekesor, ne pavijonin ku ai ndodhet aktualisht i shtruar. Ne perfundim te komunikates, MSH ne pergjigje te kerkeses se familjareve eshte shprehur e gatshme qe, ne rast sugjerimi te personelit mjekesor, te angazhohet per trajtimin e metejshem te pacientit ne institucionet shendetesore brenda e jashte vendit. Ne kete kontekst, edhe gazeta “Korrieri” i shpreh te gjithe keqardhjen familjes Turtulli, per fatkeqesine qe i ka ndodhur te birit, duke i uruar atij sherim dhe kthim sa me te shpejte ne gjirin e familjes! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||