E shtune, 22-11-2008, 11:12am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Sociale - Aktualitet
 
Grabitja ne Angli, parate ne Shqiperi
E enjte, 31-01-2008, 10:03pm (GMT)

Nje pjese e shumes marramendese te vjedhur ne banken londineze nga 7 persona, mes te cileve dhe dy tropojane, dyshohet te kene mberritur ne vendin tone

Nje pjese e 30 milione paundeve te pagjetur ende nga supergrabitja e bankes se Tonbridge ne Londer, dyshohet se eshte ne Shqiperi. Ne fakt, dyshimi nuk mund te duket i habitshem, duke pasur parasysh se vetem dy dite me pare, dy nga pese te denuarit per grabitjen me te madhe te ndodhur ndonjehere ne Angli, vjedhjen e 53 milione paundeve, ishin shqiptare dhe me saktesisht me origjine nga Tropoja.

Parate

Dyshimi se shuma te majme parash te grabitura nga Jetmir Bucpapaj dhe Emir Hysenaj mund te kene arritur ne atdheun e tyre, u be publik dje ne te perditshme prestigjioze angleze "The Guardian". Sipas ketij burimi informacioni nga policia, nje pjese e ketyre parave te grabitura ne banke besohet se jane ne Shqiperi. Ndersa per nje pjese tjeter, mbase dhe me te majme, qe dyshohet se kane perfituar nga ndarja e 53 milione pafundeve anetaret e grupit grabites, mund te jete depozituar ne Marok ose ne Qipron Veriore. Vetem dy dite me pare, Jetmir Bucpapaj dhe Emir Hysenaj u denuan me 35 vjet burg gjithsej. Jetmir Bucpapaj, 26 vjec, u denua me 15 vjet heqje lirie, ashtu si tre prej bashkepunetoreve te tij, ndersa shqiptari tjeter, Emir Hysenaj, 28 vjec, u denua me 20 vjet burg, i denuar me ashper per shkak se ai ishte roje sigurie i bankes ku u kryer grabitja. Bucpapaj dhe Hysenaj ne bashkepunim me tre anetaret e tjere te bandes grabiten nje mengjes, ne shkurt te vitit 2006, depon e sigurise "Securitas" ne Tonbridge, te Londres. Te veshur me uniforma policie, ata rrembyen menaxherin Kolin Dikson, gruan dhe njerin prej femijeve te tij, duke i perdorur per te hyre ne ndertese. Pas 6 muajsh proces gjyqesor ne Old Bailey, 5 te pandehurit u shpallen fajtore per rrembim personash, grabitje me arme dhe armembajtje pa leje. Policia britanike ka mundur te rikuperoje 21 milione paunde "cash" nga shuma e grabitur, por besojne se pjesa tjeter eshte derguar jashte Britanise, duke pastruar parate nepermjet kembimit te monedhave te huaja.

Ka edhe me...

Dy tropojanet e denuar si te perfshire ne vjedhjen me te madhe te kryer ndonjehere ne Britani, nga yje kopertinash kronikash te zeza do te kthehen mbase ne "superstare" te vertete kinematografike.

Historia e grabitjes me te madhe ne historine e Britanise, vjedhja e 53 milione paundeve ne depon e sigurise "Securitas" ne Tonbridge te Londres, do te behet film. Eshte "Channel 4" dhe kompania e produksionit "Oxford films", qe kane nenshkruar nje marreveshje per te krijuar ne 90 minuta dramen e supergrabitjes, ku protagoniste ishin dhe dy shqiptare. Natyrisht filmi nuk do te filloje xhirimet deri ne momentin qe te kene perfunduar i gjithe procesi kunder grupit qe kreu grabitjen. Kjo, pasi dy prej anetareve te grupit ende nuk kane rene ne duart e policise britanike dhe besohet se ndodhen ne Marok. Ndaj kompania do te rrezikonte qe filmi i saj te perdoret si prove ne nje proces gjyqesor ne te ardhmen. Gjithsesi, pas nenshkrimit te marreveshjes me "Channel 4", ka nisur nga puna per pergatitjen e skenarit.

Korrieri

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Engjëll Koliqi: Kapet mbas gjashtë vitesh shqiptari i arratisur dhe i shumë kërkuar - Ndricim Balla
Mbytet varka me 24 emigrante
Motrat e bamirëses: Amaneti që na la Nënë Tereza
Gjergj Marku: Një “Edith Durham” e dytë dhe historia e Klajdit…
Ish-të përndjekurit, para Kuvendit: Dënoni krimet e komunizmit
Bedri Blloshmi: "Ti jepet fund zvarritjeve të qëllimshme të këtij gjyqi"
Zyhdi Morava, ish - kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve kapet me 9 kg kokainë
Kapen 200 kg flori dhe ari i '97
Xhelozia dhe rakia “kamzhiku” i 200 grave të rrahura nga burrat
Ne, komandot shqiptare që shërbejmë në Çad

Ndryshoni Pamjen
[Krye]