E shtune, 30-08-2008, 04:33pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Speciale
Reportazh
Letërsi
Historia
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Opinion
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Dhembje Zemre
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Sociale - Aktualitet
 
Shekulli: Dy rastet që kërkojnë vëmëndjen tonë
E merkure, 12-12-2007, 10:00pm (GMT+1)

Anxhela Mersini është 13-vjeç, megjithatë nuk gëzon një fëmijëri normale. Vogëlushja nga Vlora është talasemike dhe sikur të mos mjaftonte kjo, për të jetuar i nevojitet një ilaç i cili nuk gjendet kollaj. Mjekët e Vlorës, që ndjekin këtë rast, janë shprehur se medikamente të tilla mund të merren vetëm me porosi përmes farmacistëve pasi janë për sëmundje paksa të rralla. Që kur është operuar në Itali për heqjen e shpretkës së dëmtuar ajo ka shpëtuar nga transfuzioni i gjakut. Por për të jetuar duhet të marrë se s'bën ilaçin me emrin "Onco Carbite". Ky i fundit, është sa i shtrenjtë për t'u blerë aq edhe i vështirë për t'u gjetur. Të gjendur në këto kushte familja Mersini kërkon ndihmë, që të mbahet në jetë 13-vjeçarja. Të ardhurat që disponon, nuk e lejojnë z.Mersini të sigurojë ilaçet dhe analizat e shpeshta për të bijën. (Tre ditë më parë, në "Shekulli" u botua historia e plotë e vogëlushes Mersini)

Tashmë e keni të njohur edhe rastin e Liljana Kotorjes. Vajza nga Kukësi rrezikon të humbasë përgjithmonë shikimin nëse nuk arrin të operohet në Turqi. Në pamundësi për ta çuar jashtë me shpenzimet familjare, i ati i saj, Zaimi ka hapur një llogari bankare. Llogaria e hapur pranë Bankës Credins synonte grumbullimin e shumës përmes donacioneve. Por ç'ndodh! Burime nga Credins Bank pohuan se kontributet e dhëna deri tani, nuk e arrijnë shumën që kërkon operacioni. Ndërkohë që për kurimin e Liljanës duhet 10 mijë euro, në bankë është mbledhur vetëm 30% e shumës.

Te dhenat per kontributin tuaj per znj. Liljana Kotorja:
Emri i perfituesit: Zaim Kotarja
Nr i llogarise ne Dollare (USD) prane bankes Credins eshte: 99005
SWIFT-i i bankes  eshte: CDISALTR
IBAN i llogarise: AL42CDIS00400  99005

Gazeta "Shekulli" ju fton t'i përgjigjeni apelit për"BAMIRESIA NDIHMON JETE!" Projekti i "Shekullit" për bamirësi ka për qëllim të sensibilizojë të gjithë komunitetin për pjesëtarët në nevojë dhe sidomos grupet e:

FËMIJËVE JETIMË

FËMIJËVE TË SEMURË

TË SËMURËVE ME KANCER

TË MOSHUARVE TË BRAKTISUR

Ky apel ka startuar nga 5 dhjetori 2007dhe ka për qëllim të presë:

-Personat në nevojë nga grupet më sipër dhe pasi të bëjë verifikimet e nevojshme do t'i bëjë ato prezente në faqet e gazetës "Shekulli" në një rubrikë të posaçme, të titulluar: "BAMIRËSIA NDIHMON JETË".

Në këtë rubrikë do të prezantohen dhe bamirësit, njerëzit, organizatat apo kompanitë që do të ofrojnë ndihmë në monedha apo ndihma të tjera. Njerëzit në nevojë do të ndihmohen direkt nga bamirësit. Ekipi i gazetës nuk merr përsipër të mbledhë para apo ndihmë, por do të bëjë të mundur që bamirësit të gjejnë mundësinë që shpirtin e tyre bujar ta shprehin duke ndihmuar direkt vetë njerëzit e grupeve më lart.

Njerëzit në nevojë nga grupet më sipër mund të konaktojnë me Gazetën Shekulli :

E hënë - E Shtunë ora 14-22 në adresat më poshtë:

Telefon: 042 56 025

Fax :04256 016

Email: shekullibamiresi@abissnet.com.al

Ju mund të na vizitoni personalisht në adresën:

Redaksia Shekulli / Ish Blloku, Pallati Abissnet / Kati I

Orari i vizitave do të jetë: e hënë-e shtunë ora 14-22.

Bamirësit do të gjejnë në rubrikën e posaçme, çdo të hënë, njerëzit në nevojë, me informacione dhe historinë e plotë personale e familjare, nevojat dhe vështirësitë si dhe mundësitë e kontaktimit të tyre. Gazeta është e gatshme që, pasi ju të ndihmoni një njeri në nevojë, t'ju pasqyrojmë në të njëjtën rubrikë, me emër, fotografi, ndihmën që dhatë dhe informacion rreth jush.

Të gjithë gazetarët e gazetës "Shekulli" ju ftojnë të ndihmojmë së bashku njerëzit më të brishtë të shoqërisë sonë! Ndihma jonë është shpesh jetike, për ta dhe familjet e tyre! Të gjithë mund të dhurojmë diçka atyre që kanë më shumë nevojë!

Redaksia e Gazetës SHEKULLI,

Ish-Blloku, pallati Abissnet,

Tiranë, Shqipëri.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Plumbat e Lazaratit, terror ne Gjirokaster
Fshati i 90-vjeçarëve të hashashit
Të flesh në Shqipëri e të punosh në Greqi
Edmond Panariti: Hashashi, fshataret dhe Eskobaret
Ushtaret rekrute, lamtumire arme
Parulla anti-shqiptare në takimin e Bollanos
Rezarta Delisula: Një lutje për ata që iu është mërzitur jeta
Bardha Nergjoni: Burri qe rreh cdo dite gruan e tij dhe sehirxhinjte
Skandali ne Vlore, ndryshohet emri universitetit
Gjakmarrja në Shqipëri, 17-vjeçari i ngujuar: Kanuni një idiotësi

Ndryshoni Pamjen
[Krye]