| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ne Butrintin e Eneas...koha është ndalur për shqiptarët E premte, 27-04-2007, 07:14pm (GMT)
Disa shpezë të egër i shikoj që tutje, që lodrojnë të qeta në breg. Vau, i kahmotshëm, përcjell banorët përtej, kurse dy punëtorë bëjnë kinse sikur punojnë në ndarjen e jashtme të qytetit antik të Butrintit. Asnjëherë nuk kam ardhur në dimër. Nuk ka shumë rëndësi. Njësoj, sa herë që njerëzit përmendin Butrintin, asosacioni të lidh vetvetiu me historinë, arkeologjinë e një treve, që ka shtrirë rrënjët pafund në histori. Në dimrin 2007, Butrinti, nuk të grish më me ndonjë veçanti, përveçse kënaqësisë për të parë në dheun e gërrmuar dhe për të hetuar aty mbeturinat pafund, që i kanë qëndruar shekujve. Rikthim I jam rikthyer Butrintit vetëm pak muaj më pas. Më saktë qytetit, që prej vitesh mahnit shumicën e turistëve, që frekuentojnë Shqipërinë dhe Mesdheun. Këtë herë jo si vizitor, por me një sy tjetër. Një vajzë simpatike, që më thotë se punon sipër, do më drejtojë, por jo guidën. “E bëj vetë”-i them me dashamirësi. Më grish për muzeun. Objekti nuk ka energji, dhe si për dreq, është e vetmja gjë të cilën nuk e kam parë në Butrint. E duam, e kërkojmë. Teatrin e ka zënë gjumi dimëror, ndërsa boshësia e njerëzve e bën më të vetmuar. Tabelat e bukur-përshkruar janë piketat e vetme të lavdisë. Në këtë vetmi, plot me lagështinë e një dite shiu, të preh qetësia e liqenit prapa malit, pyllit më në lindje, manastirit të vjetër...Vajza e sheh që interesi ka rënë, por që në fillim ma ka pritur thatë: “Do ju’a tregoj muzeun, drejtori nuk është”. Për fat është tepër e edukuar. Nuk flet më fare. Nuk e shqetësoj. Hap dalëngadalë derën dhe më grish brënda në interioret e Kalasë veneciane. E ndjek pa gojë. I përsëris se orientohem vetë. Paqja është vendosur në errësirë. Në vitin 1997, këtu gati ndodhi hataja, por arkeologët e kishin parashikuar. Pjesa më e madhe e objekteve u dërgua me shpejtësi në Tiranë...Në errësirë Agripa, Ahtinoi, Asklepi, të shikojnë pa jetë. U ndriçoj fytyrat me një Ericson po aq të vjetër. Të ngurtësuar në shekuj, nuk dinë më shumë se ç’të thonë. Statuetat më tutje në sheshin e brendshëm të muzeut tregojnë një pjesë të kësaj krenarie, që ka qenë në vend. Më pas monedha, armë gjithshka...Duket se momentin e shfrytëzojnë dhe dy të tjerë që vijnë dhe vizitojnë dhe ata. Nuk flasim. Lëvizim si hije. Butrinti...politik Dalim. E falenderojmë. Kaq. Asgjëkundi Rangers-at e njohur. I druhem vajzës. Ndërsa, pak më parë, kam pyeut ata që kanë punuar ose ata që punojnë ende. Pas ndërrimit të politikës dhe për Butrintin nuk pati më aq qetësi. Si në një plenium partie, ministri i sotëm i kulturës i kërkoi drejtorit aktual që të largonte njerëzit e Auronit Tares, drejtorit karizmatik, që e kam fiksuar me siluetën e stërgjatë në kronikat e kohës, duke e ruajtur qytetin nga fantazmat e kohëve moderne. I ngrati e dinte se në Shqipëri funksionon me “të fortë”. “Akoma i mban ti ata”, i tha Z.Leskaj, drejtorit për ish-punonjësit, që shpëtuan dikur qytetin. Për hir të vërtetës, drejtori i ri, nuk kishte luajtur deri më atëhere asnjë nga punëtorët. Atij, vetë, i duhej të udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Butrintit dhe anasjelltas, por asnjëherë të mos vendosej në qytet. “Nëse jeni i interesuar te dini se si jam ndier për ndryshimin e drejtimit të Parkut, mund t’iu them se nuk ka asgjë të veçantë për t’u përmendur. Çdo njeri ka në kokë një ‘drejtor ideal’”, më ka thënë patetike një specialiste e tashme.. Në fakt, më thotë se është e kënaqur që ka po ata kolegë, po atë zyrë dhe që i është rritur rroga. Nuk jam fare aq i interesuar, por vajza simpatike që punon dhe është laureuar vetëm pak vite më parë, është e prerë. Një tablo tjetër me fakte ma jep një ish-punonjës i Butrintit. Nuk fyen, pavarësisht se ndjehet i prekur. Tek ai ndjej, pak pulsimin e Butrintit. Puna që është bërë vitet e fundit në Butrint, dhe që personalisht dua t’ua atriuboj shumë njerëzve të shkuar, duket se i ka rrënjët e thella. Këtë e ndjen në qytetin relativisht pastër, ndërsa tabelata të orientojnë mirë për qytetin. Kuptohet se gjëkundi nuk ka drejtor dhe Rangers. Qyteti, më duket i plakur në këtë post vend, ndërsa kujtoj se një presion politik iu var mbi kokë dhe Ugolinit, në kohën e tij, për të gjetur pjesën e Romës në këtë vend. Çfarë mund të bëheshin Nuk e di, çmund të bëhej, por Demiri, një nga punonjësit e njohur në këtë vend më sqaron se nga ky vend është larguar një ekip i tërë, tashmë i konsoliduar dhe i vlerësuar nga institucionet ndërkombetare. Muzeumin, që e shikoj vetë, restauruar më 2005 tashmë nuk ka drita dhe si rrjedhojë duhet të ketë probleme të mëdha në administrimin dhe manaxhimin e tij. Pse jo edhe duke e rrezikuar koleksionin, që mbart. Vetë, kam fat, sepse dita e shiut më ka dhënë pak dritë difuze. Pak për Butrintin e të gjithëve Të lodhshme, por të vërteta. Preferoj t’i kushtohem pak Butrintit, që çdo herë më duket më i bukur. Nëpër të Më duhet të ndjek itenerare të njohura, por gjithmonë njeriun e grish Porta e Luanit...E kujtoj se është bërë që t’i ngjante në Trojë, portës me të njëjtën emër, mbase...Rrugës mund të meditosh, kur kaloj teatrin, nimfeun, Bazilikën... Ky ka qenë një nga qytetet epirote të kaonëve, sepse thjesht një hamëndje të çon në legjendën e krijimit të tij, që si mundi t’u jepej armiqve të akenjve. Në shekullin e IV para Krishtit u ndërtua shëtitorja dhe tempulli dhe nisi jeta dhe përtej mureve. Pas vitit 168 para Krishtit, kur u krijua lidhja e Presaibëve, Butrinti u kthye në një vend me një sërë qytetesh satelite e kështjella të varura (Karalibeun, Qenurionin, Kalivonë, Vagalatin, Malathrenon, Çukën e Ajtoit, Kataajtoin). Në Butrint ishte Eklesia (këshilli i qytetarëve-që vendoste për gjëra madhore); Buleja (administronte qytetin); strategu (kreu ushtarak dhe civil); prostati dhe kryeprifti. Qyteti ka teatër dhe dy tempuj, që tregojnë se dikur vendasit kishin interesa të thella kulturore. Sot, ato flenë, por me një dinjitet të rrallë. Për fat, Butrinti nuk pësoi fatin e 70 qyteteve epirote, që u shkatërruan nga romakët. Ajo mbeti kryeqendër e krahinës, ndërsa Çezari i madh e ktheu në depo. Qyteti filloi të merrte ujë nga Xarra dhe kjo duket në monedhat. Në këtë kohë qyteti arrin 11 ha. Të kësaj kohe janë gjimnazi, tre çezmat monumentale të qytetit etj... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||