| Zemra Shqiptare | ||||
|
Vushtrria E shtune, 25-08-2007, 10:02pm (GMT)
Historia
Viciana në fund të shekullit i para l. K. pushtohet nga Pernadoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I-V) Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor. Në vitin 395, pas shkatërrimit të Pernadorisë Romake Viciana mbeti në kuadër të Bizantit. Ndërkaq fiset turke dhe sllave që erdhën në Ballkan në shkekullin VI-VII e shkatërruan këtë gadishull dhe toponimet e vjetra Pellazgo - ilire ua përshtatën gjuhëve të tyre. Në mesjetë Viciana shënohej me emrin VIÇITRINA (Trina e viqave), ndërsa sllavët këtë emër e sllavizuan duke e quajtur "VUÇITRN " Në shekujt II-III në Vicianë dominonte Krishtërizmi, ndërsa pas ndarjes së krishtërizmit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915 - 1918, Vushtrria u pushtua nga Austro - Hungaria. Në Luftën II Botërore (1941- 1945) Vushtrria me rrethinë i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Më 21 nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave, kundër së cilës ishte e tërë popullata e saj. Në mars 1989, dhuna shatetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Sërish, kundër kësaj dhune u ngrit e tërë popullata, e cila rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popullit të Kosovës kundër kësaj dhune shtetërore dhe gjenocidi, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar nga ndërhyrja e forcave të NATO - së, (Mars - Qershor 1999) e cila i dha fund kësaj gjendje. Gjatë kësaj lufte, në Vushtrri me rrethinë janë vrarë mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të tjerë. Forcat e NATO-së hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999. Gjeografia
Ekonomia Degët kryesore të veprimtarisë ekonomike në Vushtrri gjat viteve 1918 - 1941 kanë qenë: bujqësia, blegëtoria, zejtaria, tregëtia etj. Në bazë të regjistrimit të vitit 1928 në Vushtrri janë prodhuar-grumbulluar rreth 300 deri 400 vagonë drithë. Ndërkaq janë prodhuar 5.500 dema dhe buaj për therrje, 6.000 dhi për lesh dhe 1500 kg djath dhe kaçkavall. Në Vushtrri ishte e zhvilluar edhe zejtaria. Kishte kryesisht lëkurëpunues, metalpërpunues, pëlhurëpunues, etj. Sa i përket industrisë, Vushtrria kishte 5 mini-elektrana të lëshuara më 1929 dhe një sharrë druri me rrymë. është interesant të theksohet se në vitin 1922 në Vushtrri u themelua Banka Kreditore e Vushtrrisë. Në vitin 1921 vetëm qyteti i Vushtrrisë (pa fshatra) kishte 4.667 ose 940 shtëpi. Gjatë 70 - ve, pati disa lëvizje pozitive sa i përket zhvillimit ekonomik, kur u ngritën disa kapacitete industriale, siç ishin: fabrika e llamarinës së zinkuar, fabrika e konfeksionit, ajo e bojërave dhe llaçeve, etj. Në këtë periudhë funksiononin edhe tri ndërmarrje publike si dhe një ndërtimore. Gjat kësaj periudhe u vu në funksion edhe sistemi i ujitjes, i cili ishte përparësi e madhe për fermerët lokal. Më 1976 u aplikua masa e grupëzimit të tokave, që intensifikoi zhvillimin e bujqësisë së kësaj treve. Ekonomia e Vushtrrisë u riaktivizua pas luftës, por në shkallë shumë të ulët. Sektori privat është bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik. Gjithsej biznese të regjistruara në komunë janë 1739, ku dominojnë ndërmarrjet tregtare.
Tradicionalisht, sektorët më të zhvilluar janë : Sektori i shërbimeve kryesisht përfaqësohet me dyqanet për riparimin e automjeteve, sallonet e bukurisë dhe rrobaqepësisë dhe me disa ndërmarrje ndërtimore. Këto shërbime mbulohen 85 % nga sektori privat, përderisa shërbimet publike dhe industriale ofrohen nga ndërmarrjet publike komunale, që janë në pronësi shoqërore dhe të cilat nuk arrijnë të plotësojnë më shumë se 50% të nevojave.
Regjioni ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm: në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës , kurse në anën lindore malet e Shalës. Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe dhe nënsipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli.Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma. Papunësia dhe punësimi i pjesëshëm është rreth 40 %, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjët dhe inxhinierët. Kultura Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77. 284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34. 049 libra, kurse degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43. 235 libra. Lufta serbe, ka goditur bibliotekat e këtij qyteti. Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc kanë qenë djegur nga zjarri i dorës serbe, derisa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë, 38.564 libtra dhe inventari kanë qenë zhdukur. Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Për këtë ndër të tjera përkujdeset edhe shoqëria "Vicianum" e cila ka hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre nxënsit e kësaj shkolle i prezentojnë në festivalet dhe gara të orgaizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti. Po ashtu në qyetetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Këtë Biografi të Vushtrrisë e përgatita falë, literaturës, njohurive të mija si dhe materialeve të tjera të marrura në internet. Përgatiti per ''Zemra Shqiptare'': Hajdin ISLAMI, Vushtrri - Kosovë
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||