| Zemra Shqiptare | ||||
|
Interviste me Frederik Ndocin E shtune, 01-03-2008, 07:31pm (GMT1)
Intervistë: Frederik Ndoci Ç`vlerë ka dita e parë e pranverës, Në Shqipëri, janë pesë burra që duhet të mbajnë një grua. Kënga, sipas tij, është gjuha më e veçantë, më superiore, gjuha më e bukur që i bashkon të gjithë popujt në magjinë e dashurisë, mirësisë, paqes dhe përparimit. Kënga shuan luftërat, qetëson shpirtin, të bën me krahë, të magjeps, të sjell optimizëm duke të larguar nga kufijtë e arsyes tek zëri i Zotit. E tillë është dhe kënga e Ndocit. Zëri i tij i ngjan melodisë së cicërimave të zogjve në pragmëngjesin pranveror me një jehonë që të mbetet gjatë në mendje. Por krahas talentit që e ka bërë një nga këngëtarët më të njohur në Shqipëri, Frederiku është një burrë i ndjeshëm, patriot, por në të njëjtën kohë dhe internacionalist. Interpretimi i tij ka ngjitur kufijtë më të lartë të skenave botërore duke arritur dhe në nominimet për Grammy. Por çfarë fshihet pas pamjes së tij? Shumë veti e virtyte të një intelektuali dhe njeriu të ndjeshëm që është i gatshëm të ndihmojë çdo njeri me zemërgjerësinë e tij. Ka gati për botim një libër me poezi ku i ka shkruar dashurisë, mallit, atdheut, familjes dhe shoqërisë. Vazhdon të jetë në lëvizje nga Amerika në Gjermani, Itali dhe Kosovë me këngën e tij dhe emri i tij i mirë është përhapur gjithkund duke e klasifikuar si një nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Ngjarjen më të madhe të shqiptarëve, shpalljen e Pavarësisë e ka përjetuar në mënyrë popullore. Ka dalë në shesh në një temperaturë nën zero dhe ka filmuar detaje që do i mbeten gjithnjë në kujtesë. -Si ka rrugëtuar jeta e Frederikut mbas Eurovizionit? -Jetoj në Tiranë (qesh). Ju do të thoni pse? Artisti është gjëja më e ”plagosshme”. Më kanë ”plagosur” dashamirësit e pafundëm që ndesh çdo ditë në rrugë. Ata më duan dhe unë dua ta ndaj gëzimin me ta. Njerëzit kanë filluar të lodhen sinqerisht me vulgaren, po kërkojnë cilësoren, të bukurën dhe ato e dinë se kush është i aftë për t’ia dhënë dhe nga kush ta marrin. Vërtetë, jeta ime mbas Eurovizionit është e veçantë, sepse në rrugë njerëzit të japin atë vlerësim për këngën tonë ”Hear My Plea”, që nuk patën guximin ta jepnin ata zotërinjtë që drejtonin Eurovizionin. Njerëzit tani të admirojnë në rrugë, të buzëqeshin, përshëndesin në çdo hap dhe më duket se në sytë e tyre thonë: “Falemnderit Frederik, ti e the fjalën tënde aq mirë, saqë, ne nuk na ngelet gjë tjetër veçse me të admiru pafundësisht”. Dhe kjo më mban shpirtin dhe qënien time në këtë vend, ku me pak sakrifica, nuk i ndjej kushtet dhe rehatinë që kam lënë në Amerikë, më bën të ndihem mirë në atdheun tim, ku mjerisht, kanë mbetur shumë pak vlera dhe antivlerat çdo ditë po kthehen në vlera. - Mendoni se ishte një nga pikat kulmore të jetës suaj skenike Eurovizioni? - Po ta marrësh në aspektin patriotik, ”po” ishte një nga pikat kulmore, ndërsa në të vërtetë, kam pasur edhe mjaft pika kulmore të tjera gjatë viteve jashtë Shqipërisë, që i kam thënë dhe më vjen turp t’i përsëris. Por që, një të huaji, po t’i thuash se kam pasur si ”Recording Artist”, në USA, 14 nomination në listën e ”Grammy Aëards”, që është evenimenti më i madh muzikor në botë, zgurdullon sytë dhe thotë ç’është ky gënjeshtar që kam përballë, sepse nuk e kanë të lehtë që të ulen në një tryezë me një kategori të tillë. Ose, po të thuash në Spanjë që jam renditur në vendin e tretë në IMA (Indipendent Music Aëards), shpërthen me një uaaaau!!! Sepse ato kanë informacionin e duhur për IMA-n, që është konkurimi i një milion e gjysmë artistëve kantautorë që marrin pjesë dhe të dalësh i treti, është një pikë suksesi kulmore, ose edhe në një tjetër konkurs ”UNISONG CONTEST”, ku kënga ime ”The crying field”, shkoi në finale, si një ndër këngët më të bukura epike. Që zëri im dëgjohet çdo ditë në mijëra e mijëra radio të botës, që kënga ”piano on a moon” është zgjedhur nga NASA, në këngët që këndohen non stop në planetin Mars, mijëra e mijëra web-pag-e në të qindra gjuhë të botës. Janë apo jo kulme?! Nuk kanë si e marrin vesh shqiptarët, sepse nuk kanë informacion, por besoj se artistët, ato që vetëquhen kolegët e mi, edhe pse u vjen mirë ose jo, çdo njëri do e dëshironte njërin nga këto suksese, që sigurisht janë të merituara, pa ndërhyrje dhe korrupsion. Ç’është GRAMMY AËARDS” ?! Eshtë çmim në muzikë, sikurse Oskar, Gato Dóro, Nobël në fusha të tjera. Kam fituar një çmim tek “Ima” që kam fituar vendin e tretë në botë, me këngën ”Corason de cristal” . Kam dalë në finale dhe vlerësuar -Pra, ju keni marrë mijëra e mijëra fjalë të ngrohta në atë eveniment. Këtu përfshihem edhe unë. Por ju kë do të veçonit nga këto urime, që të është fiksuar që është urimi më i bukur? -Unë krahas mijëra letrave dhe mesazheve në të gjitha gjuhët, kam ruajtur disa mesazhe edhe shqip. Megjithatë urimin më të bukur e kam marrë nga një izraelit: “Unë e kam pëlqyer shumë këngën kur e këndove në gjuhën tënde, është shumë interesante, por edhe në anglisht e mora vesh mesazhin se çfarë do të thonte ajo këngë. Ishte e bukur dhe kuptova se çfarë misioni kishte ajo këngë, e mora vesh sepse ishte mënyra se si më hyri mua në shpirt”. Urime më kanë ardhur nga njerëz nga Ukraina, Estonia, Bashkimi Sovjetik, Franca, Portugalia, Malta dhe nga e gjithë Europa pa përjashtim. Ndërsa një shok i imi thotë dhe shkruante disa vargje të Fishtës: -A mendon se muzika shqiptare tashmë është konkuruese në Europë? -Absolutisht jo. Në përgjithësi, nuk ka se si me qenë. Ne ende nuk kemi arritur atë, autentikën, tonën. Ti nuk ke se si shkon me vlerën e tjetër kujt në Europë. Techno, turbo-ballkan, hip-hop. Ose të shkosh me një lloj orienti diku nga Pakistani, që se ka as pjesa lindore e Europës. Ti nuk shkon me vlerat e tua, reale, tipike, të veçanta. Këtu është ende një hendek. Si do të konkurosh ti Botën, si do të marrë vesh Bota se kush je ti !? Muzika jonë autentike nuk sillet në formën e saj të plotë, e harmonizuar, e tipizuar që të bëjë tjetrin (dëgjuesin, specialistin), të mendojë. REGETON është një lloj Turbo-folk?? Rrymë të cilën e ke qejf ta dëgjosh për momentin. Por nuk është gjithçka, sepse në një tubo-folk, merr një pjesë shqiptare dhe e vë në një ritëm që bota ameriko-latine e quan regeton. Nuk është prodhim Made in -A ka menduar ndonjëherë Frederiku të merret me politikë? -Politika në sensin e mirë të fjalës është një profesion shumë interesant, të cilën ka edhe meshkuj dhe femra që e bëjnë mirë. Praktikisht është lavire, sepse shqiptarët më mirë se sa politikën nuk bëjnë asgjë tjetër. Me të arrijnë edhe dëshirat dhe aspiratat, arrijnë pikat kulminante ekonomike, gjë që vërehet në tërë botën. Personalisht unë nuk jam marrë kurrë me politikë, jo sepse nuk më pëlqen, por, nuk kam dashur t’i bie ndesh vetvetes. Të dyluftoj brenda vetes. -A mendon se po të ishe marrë me politikë do të kishe arritur këtë popullaritet që gëzon sot? - Arti ka diçka të spikatur, sa më gjatë ti din të bësh bukur artin tënd, të luash në skenë bukur, ke bërë politikën më të mirë. Sepse ti je bashkuesi i këtyre rrymave shpirtërore. Ti je një person shoqëror, i cili nuk vdes kurrë. Unë me vete kam pasur dhe kam këngën dhe kjo ka qenë politika ime. Po të isha marrë me politikë, këngët e mia kushedi ku do ishin strukur. -Të flasim pak për burrat shqiptarë. Si e mendoni për burrat e sotëm shqiptarë a e kanë atë shkallë civilizimi, emancipimi, duke e krahasuar me burrat e tjerë që ju keni parë në botë si Itali, Amerikë e gjetkë. -Pyetja është pak e vështirë sepse unë nuk jam femër që të flas për burrat, por megjithatë, unë pak a shumë, megjithëse jam verior, kam një përqindje të vogël maskiliste. Më pëlqen shumë që mashkulli të jetë sa më i pashëm, i zgjuar, por sigurisht që të ketë vlerat shpirtërore. Vitet e fundit fenomeni mashkull ka shndërruar virtytin, respektin në një luftë intensive drejtë të pa moralshmes. Roli i burrit në familje është ulur ndjeshëm. Me një nga menaxherët e mi në vitin 2005, vijmë bashkë këtu në Shqipëri, dhe për një javë, ai më bëri një paqsyrë të konkluzioni të ecurisë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Dhe tha, Shqipëria do zhvillohet gjeometrikisht dhe pashmangërisht. Në Shqipëri femrat janë shumë të mbajtura dhe të avancuara. Grave, për t’u mbajtur mirë, u duhen shumë para. Burri duhet të punojë shumë që femrën ta meritojë. Kush paguan shtëpinë? Kush çizmet? Kush ngjyrën e flokëve? Kush manikyrat ? Kush cigaret? Kush pijet e shtrenjta alkoolike? Kush restorantet? Pra janë pesë burra që duhet të mbajnë një grua. Ai (menaxheri), e pa civilizimin e jetës sonë në këndvështrimin e gruas dhe tha se, femra shqiptare është 30 vjet përpara. -Kush është e meta kryesore e një burri sot? -Naiviteti, që nuk po e kupton se bota nuk është më forcë fizike. Forca fizike është thjeshtë një rutinë e së kaluarës. Asnjëherë nuk mundet e keqja me të keqe. -Kjo do të thotë që nuk ke asnjë peng në jetë? -Po të futësh mendimin në një rrjetë filtrimi, dalin miliona njolla të zeza në hapësirë, të cilat deri diku janë të panjohura, por mashkulli në jetë niset për të thënë fjalën e vet me dinjitet. Në një mënyrë ose në një tjetër, fjalën e thotë gjithkush, por varet se sa ajo fjalë ngulet, zë vend, sa peshon, ose sa mbresa lë ajo punë. Kur hyn nëpër varreza shikon emra burrash edhe grash. Ato kanë thënë fjalën e tyre, tashmë prehen në heshtje. Sa kënaqësi është që lexon mbi pllakën e mermertë një emër të një njeriu që e ke njohur ose ka emër që diçka të thotë. Në heshtje do ndjesh admirim për veprën e tij, pranë varrit të tij do heshtësh për disa sekonda më tepër. Pra për ty, ai e ka thënë fjalën e tij. -Burrat dhe moda. A mendon se burrat në përgjithësi janë ndjekës të rregullt të modës? - Moda tek meshkujt është specifike në të gjithë botën. Kryesisht ato që bëjnë stilin janë gei. Unë nuk kam asgjë kundër tyre. Pra ata kanë shije feministe, ku bëjnë stilin si “Dolce&Gabana”, “Versace” etj. Aktualisht, stilistët më të mëdhenj që presin ose që qepin dhe stilizojnë modën për meshkujt janë gei (homoseksual). Pra, kuptohet është një zhanër, një specifikë feministe. Ndërsa burrat nuk kanë shumë sensin e estetikës. Sot preferohet kollare, kostum klasik, por në përgjithësi përdoret sportivja e ngatërruar me mundësinë dhe skamllëkun në kohë krizash. Por modernia tek burrat është celulari sa më i sofistikuar. Kur celulari do të arrijë që të tregojë partnerit edhe kordinatat, me siguri që burrat do ta harrojnë shpesh në shtëpi, pasi nuk preferohet shumë celulari spiun. Sot, nuk do imagjinoja dot një burrë prehistorik pa celular, i cili në vend të shigjetës përdor “Benz”-in dhe celularin për të gjuajtur. Dhe kjo është moda jonë (burrave), me dalë për “gjah”. Por ndryshimi është se, tanimë, nuk kalojnë më kaproj ose dhi nëpër rrugë, por kalojnë femra. Kështu sytë e burrave, marrin pamjen e shigjetave. Në kuptimin e mirëfilltë, nuk ka më shigjeta, por ato janë zëvendësuar me gjyslyke dhe yndyrë. Gjuetari me shigjetë- syze. Ajo që nuk më pëlqen tek meshkujt shqiptarë është eleganca. Nuk duhet shumë barku tek burri. Por ai (barku) duket bukur tek femrat, kur për 9 muaj sjell diçka në jetë. Ndërsa barku i madh i burrit nuk sjell asgjë në jetë, përveç....jetëshkurtim. Meshkuj, me rroba shumë të shtrenjta, por që një bark i fryrë ua ul vlerat komplet. -Njerëzit në përgjithësi, por edhe në veçanti burrat kanë edhe një koncept mbi flirtin. A është pjesë e domosdoshme e jetës flirti, dhe a është pjesë e domosdoshme e Frederikut ky lloj fenomeni? -Artistët janë të “sëmurë” çfarëdolloj qofshin. Shpirti është e vetmja sëmundje virus, që artistin e kap më shumë nga të gjithë të tjerët. Ndërsa në përgjithësi për burrat, unë kam një thënien time që “burrat janë tradhëtarë”. Burri të tradhëton për një sekondë, kur shikon diçka që ka interes. Ndërsa femra është shumë besnike, por në përgjithësi është mendje lehtë, ky është ndryshimi. -Kur ka dashuruar për herë të parë Frederik Ndoci? -Artisti e ka ”atë” (dashurinë) që në fillimet e artit të tij dhe që e quan padrejtësisht virus”. Artistin, e bukura e kënaq, por gjithmonë momentalisht dhe jo përjetësisht. Sepse po ta kënaqi përjetësisht, nuk është më artist. Por në rastin konkret, jeta e tij është e moralshme në sensin e plagës si artist,…Ç’mund të them për dashurinë, sa miliona jetë do të ketë, aq shumë forma dhe mënyra të ndryshme të shfaqjes dhe lëvrimit të saj, aq miliona stile dhe mënyra këngësh do të ketë. Dashuritë e mia kanë vlerë më shumë për të më ngjallur frymëzim, se sa për partneret e mia që shpesh e ruajnë si një rubin që ka vlerë vetëm historikisht në kohë dhe jo pjesë e një loti të përpjekjeve tona, për të gjetur tërfilin katër petal. Dashurinë time sot unë do ta përcjell me një nga poezitë e mia. 21 MARS . . . . . . Ç`vlerë ka dita e parë e pranverës, Tiranë, 21 mars 2007 -Sa i kushtoni kohë leximit në ditë, Frederik Ndoci? -Më shumë më pëlqen poezia, por lexoj edhe prozë. Jam shumë pak lexues i gazetave dhe po të më pyesësh për politikë, jam jo aq sa duhet i kompletuar. Mua më pëlqen partriotizmi, më pëlqen e bukura në poezi, sepse poezia është një fjalë e shpirtit. Ndjej se çdo poet është i vrarë shpirtërisht, është një shpirt i shtypur, i trysnuar. Poezia është ura e të gjithë arteve. Po të vish në shtëpinë time, ke afro 12 libra të hapur që i lexoj deri në gjysmë, pastaj lodhen sytë dhe më zë gjumi, dhe të nesërmen hap një tjetër. Por në jetën time kam lexuar shumë dhe them se nuk kam lexuar asgjë. Po të kisha njëzetë jetë, unë do të lexoja gjithçka. Libri juaj “Hiret e një gruaje bionde”, më ka pëlqyer shumë (qesh). -Shikojmë që kur flitet për Shqipërinë dhe për shqiptarët keni një emocion, ndoshta ndjenja kombëtare është shumë e theksuar tek Frederiku, dhe si i keni përjetuar momentet e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës? -Unë kam qenë që ditën e shtunë 16 shkurt në Kosovë . Pra, një ditë para. -Ke qenë i ftuar apo ke shkuar vetë në Kosovë? -Kam shkuar vetë, por me siguri ajo ditë e madhe nuk ka patur nevojë për ftesë, një ditë që ka ftuar të gjithë shqiptarët. Kosovarët tani duan mbështetje pakufi. Mendoni, na duan më shumë se ne i duam. Këtë e vërtetoj kur më përqafojnë, sa herë që i takoj. U mendova dhe thashë se 1912, Isa Boletinit me rreth 3 mijë burra që kanë qenë nga Kosova në Vlorë me kalë, sa ditë u është dashur që të përkulen në lotë para flamurit ?! Dhe duke ditur se infrastruktura ka qenë vetëm këneta, kanë kaluar tre mijë burra nga Kosova me kalë, për të ardhur në Vlorë. Kurse ne, me të gjitha mjetet, me makina, me rrugë, me trena, me aviona, me autobuza duhet të shkonim atje shumë herë më shumë, me përjetu diçka që është fituar me gjak shekullor. Ne kemi patur shumë shans që përjetuam atë ditë, pra 17 Shkurtin, sepse është ndër gjërat që mban mend të gjithë jetën, është gjithçka që na është mohuar ne si komb. -Një moment që të ka mbetur veçuar në memorien tuaj gjatë Shpalljes së Pavarësisë në Kosovë? -Kam shumë momente interesante që i kam fiksuar me kamera. Kam parë një plak që nuk kishte dhëmbë sepse ishte 95 vjeç, u ul në gjunjë me duar nga qielli, me gojë të hapur, ku mund të shikoje vetëm një dhëmb në gojën e tij. Ai nuk qante, nuk kishte lot më, i ishin tharë lotët, dhe me zë të mekur bërtiste: O zot përse nuk më merr, përse ?! Çfarë të duhem më gjallë pas kësaj dite, më merr atje tu them të shumtëve se „U BÁ“, „U KRY“’ ajo që ëndërruat dhe dhatë jetën. Poezi e gjallë?! Pastaj kam parë akademikë, (kur fliste Kryeministri) të gjithë në këmbë. Dhe herë pas here ulnin kokën, sepse u kishte mbetë ndonjë pikë loti. Pra ishte një moment shumë solemn, i paparë. Pastaj ato britmat e njerëzve, përqafimet, këngët, vallet, daullet, fishekzjarret. Rinia në rrugë ishte jashtë çdo parashikimi. Makinat e ngarkuara me nga 20 vetë mbi gabina, jashtë dyerve, me flamuj që ecnin nëpër rrugë. Na shihnin makinën tonë me targë Shqipërie TR , ku isha unë me Agim Doçin, Yllkën dhe Alisën dhe na rrethuan si të ishim idhuj. Unë vura re ato dy ditë në Kosovë se, nuk na kanë lënë për të paguar asgjë. Na kanë thënë faleminderit që keni ardhur deri këtu. -Homoseksualizmi në Shqipëri ende është tabu, ç’farë mendimi keni ju? -Unë jam kristian në sensin e mirë të fjalës nuk do të më pëlqente shumë që të flas rreth kësaj teme. Por në fund të fundit unë i respektoj dhe nuk gjykoj, janë zgjedhja e tyre. Por asnjëherë nuk do ta vija firmën që të lejohet me ligj. Unë nuk kam të drejtë as të gjykoj, as të fal gjykimin. -Çfarë pëlqen dhe çfarë urren më shumë tek një njeri Frederiku? -Unë urrej mosmirënjohjen. Njeriu mirënjohës është një i veshur me maska. Trëndafilat dhe buzëqeshja e tyre ka përbrenda helm. Mos harro kurrë se, t’i nuk ke qenë kërkushi në botë, ti ke pasur një njeri që të ka dhënë dorën, një mësues, një shok ose një kushëri. Atij duhet me ja ditë për nder. Mosmirënjohësi është një njeriu më i keq në botë. -Në qoftëse do të ishte President i Shqipërisë Frederik Ndoci, çfarë do të bënte? -Ajo që do të bëja është e thjeshtë. Do të punoja me përkushtim, si shqiptar dhe jo si politikan, që presidenti që do të vinte pas meje ta kishte shumë të lehtë punën, pra vazhdimin. -Çfarë mendimesh keni për zhvillimet sot në botë, si ndodhet bota sot, në aspektin tuaj, në këndvështrimin tuaj si artist? -Unë nuk e uroj kurrë. Por në të vërtetë bota sot është para disa flakëve të barutit jashtëzakonisht të frikshme, e tensionuar. Armiku më i rrezikëshëm është ai që harrohet, si Bashkimi Sovjetik. Reagimi i tij për Kosovën është një sinjal që duhet marrë në konsideratë. -Kush janë synimet tuaja drejt së ardhmes? -Synimet e mia drejt të ardhmes është të sjell sa më shumë paqe. Nuk jam profet as nuk jam bir i zotit, por thjeshtë, paqja është ajo e cila të jep më shumë dashuri. Sa më shumë paqe të ketë, aq më shumë dashuri ka në shtëpitë e njerëzve. Pra misioni i artistit është gjithmonë paqe. Të këndoj në emër të PAQES dhe Dashurisë. Konfuci para 2700 vjetësh ka thënë: ”Që ta shikosh një popull sa i avancuar është dhe çfarë politike ka, shikoji dëgjoja se çfarë muzike ka, artin që ka. Pra arti është matësi se sa nivel ka ai popull, dhe ajo qeveri”. Arti, muzika janë, melodia e shpirtit, ushqimi i paqes, frymëzimi urtësisë, bashkëbisedimi i mirësisë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||