| Zemra Shqiptare | ||||
|
Avni Mula: “Jetën time do ta mbyll me dashurinë për operën” E shtune, 01-03-2008, 05:26pm (GMT1) Skenës që i kushtoi gjithë jetën i rikthehet nesër me një vals lumturie. Sapo ka mbushur 80 vjeç dhe nuk ka festë më të bukur se sa një koncert në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, rrethuar nga njerëzit më të dashur. Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së "Artistit të Popullit", Avni Mula, nesër në skenën e TKOB organizohet koncerti "Valsi i Lumturisë". Një mbrëmje koncertore jubilare me pjesëmarrjen e veçantë të sopranos Inva Mula, e cila rikthehet në Tiranë për këtë përvjetor të të atit. Artisti i Popullit, Avni Mula, në moshën 80-vjeçare nuk e harron asnjëherë skenën e TKOB, e cila i dha gëzimin dhe lumturinë më të madhe të jetës. Njeriu që vetë dhe familja e tij i ka dhënë më shumë se çdo artist tjetër artit shqiptar, duke e prezantuar atë dhe në mbarë skenat dhe teatrot botërore. Këngët dhe krijimet e tij në opera janë unikale dhe të pavdekshme. Shumë prej tyre si "Këngët e atdheut tim", apo "Valsi i Lumturisë", janë të paharrueshme në krijimtarinë shqiptare. Avni Mula me dy vajzat e tij muzikante pianisten Adelina dhe sopranon me fame botërore Invën, ka një dashuri të madhe për qytetin e tij të lindjes, Gjakovën. Por qyteti i Shkodrës, i dha fëmijërisë së tij talentin e të qenit artist i kombit të vet. Lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin "Çajkovski" të Moskës (1952-57), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros tek "Berberi i Seviljes" të Rosinit, Onjeginit tek "Eugjen Onjegin" të Çajkovskit dhe Gjetës tek "Mrika" e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertor brenda dhe jashtë vendit. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve '60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale, etj. dhe skenike, ku veçohen opereta "Karnavalet e Korçës" dhe opera "Borana". Është fitues i çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si Çmimi i parë në Festivalin e Berlinit, 1951; Çmimi i Republikës i Shkallës I, 1964 dhe mban titullin Artist i Popullit. Në një intervistë dhënë për gazetën “SOT” këngëtari Avni Mula vetëm një ditë para koncertit jubile për nder të tij rrëfen jetën dhe karrierën e tij artistike, vështirësitë që ka kaluar, por edhe si e arriti suksesin. Si ndiheni në këtë përvjetor, aq më tepër kur për nderin tuaj organizohet edhe koncerti jubilar “Valsi i lumturisë”? Unë ndjehem shumë mirë kur të gjithë janë mirë sidomos në planin operistik, në planin e koncerteve tona, në planin e mundit tonë dhe të dhimbjeve tona. Prandaj dëshiroj që të kenë një pasuri, të punojnë sa më tepër dhe të përfitojnë ata që vijnë pas tyre dhe ata që jetojnë me ta. Unë me të vërtetë në atë librin tim kam shkruar një fjalë latine me kuptimin që thotë: jeta është e shkurtër, por arti është i gjatë pa mbarim. Unë këtë pa mbarim, kam pas qejf gjithmonë për teatrin dhe jetën time që të kenë një lumturi dhe një gëzim ata njerëz, sidomos të rinjtë të cilët sjellin artin tonë dhe e çojnë më tutje. Unë kam pasur fatin e mirë sepse jam themeluesi i Festivalit të parë, por edhe më vonë i Këngës në RTSH, por edhe kam kënduar vetë në disa festivale. Në atë kohë ne këndonim jo një kënëgëtar një këngë, por një këngë këndohej nga dy këngëtarë. Kjo gjë bëhej për të përsëritur materialin që edhe populli të merrte diçka më tepër. Kështu këngën “Valsi i lumturisë” e kam kënduar unë dhe Vaçe Zela, por edhe shumë këngë të tjera janë kënduar në këtë mënyrë të cilat janë pëlqyer shumë në atë kohë. Megjithëse ne në ato kohë ishin mes vështirësive të mëdha, fituam një kënaqësi të madhe sepse populli ynë me punën dhe djersën që ka derdhur e çoi më tutje vendin tonë. Vendin tonë pak e kanë njohur ato kohë, por sot e njohin më tepër. Në ato kohë kur unë këndoja ne të gjitha i bënim me mundin tonë. Në ato vite ne nuk kishim shumë vegla muzikore, por dolën shumë instrumentistë të rinj etj, dhe me këto u krijuan orkestrat e reja. Krijuam edhe opera të ndryshme që nuk i kishim parë kurrë më parë, dhe filluam me “Traviatën dhe me shumë vepra të tjera më pas. Në kohën e ushtrisë me shokët e mi Ibrahim Tukiqin, Çesk Zadenë si dhe shumë kompozitorë të tjerë patëm një fat që u shkolluam. Me arsimimin e tyre këta kompozitorë krijuan dashje pa dashje një lloj pasurie, e cila brez pas brezi kaloi në duar të mira. Më pas ne hapëm edhe shkollën, konservatorin tonë. Ne kur kemi shkuar që të studionim jashtë, kemi shkuar pa shkollë sepse nuk kishim një të tillë në vendin tonë. Unë kam shkuar të studioj jashtë vendit në vitin 1952 dhe jam kthyer në vitin 1957 në Shqipëri së bashku me gruan time, por edhe me Ibrahim Tukiqin, Rifat Teqjen, Tish Dain etj. Por shumica e këtyre emrave të madhej të muzikës kanë ardhur nga ushtria, të cilët më pas u bënë të aftë dhe fituam shumë në krijimtarinë artistike sepse në atë kohë nuk ishte qëllimi i parasë. Këtë mendoj se e kemi vazhduar edhe më pas, duke iu dhënë të rinjve dije dhe të mos i ushqenim se sa do të fitonin nga muzika, pra arti të mos kthehej në tregti, por të kthehej në diçka shpirtërore, pasi kështu fiton më shumë nga ai. Meqë jemi tek Rusia një pjesë shumë e rëndësishme e jetës suaj është edhe bashkëshortja juaj Nina. Meqë jemi tek familja, vajzat tuaja janë të dyja në fushën e muzikës. Ju ia keni ushqyer diçka të tillë apo kanë qenë vetë të talentuara? Si artist që jeni a keni qenë ndonjëherë kritik ndaj vajzës suaj për sa i përket rruëgës së artit? Nuk është se e kam kritikuar, pasi kjo nuk sjell gjë. Kritika është për ta ndihmuar, pasi arti kërkon sakrificë, dashuri ashtu si një qenie, si një natyrë e bukur, pasi të gjitha janë të mira. I sjellin dobi, jetë, ringjallje njeriut. Do të këndonin së bashku me vajzën tuaj në koncertin “Valsi i lumturisë”? Në këtë koncert unë nuk do të këndoj sepse nuk jam ai i dikurshmi, por materiali do të jetë i shkruar i gjithi nga unë, për mua do të këndojnë të tjerët. Në këtë koncert do të interpretohen vetëm disa prej pjesëve që unë kam shkruar gjatë jetës sime. Një jetë e mbushur me aktivitete, por cila ka qenë periudha më e vështirë e karrierës suaj? Periudha më e vështirë e jetës sime ka qenë në kohën e revolucionit kulturor kinez. Në atë kohë u hoqën shumë materiale operistike. Keni kënduar shumë, por cila është një nga pjesët që ju ka ngelur në mendje? Cila ka qenë një nga ëndrrat tuaja që nuk keni arritur ta realizoni? Në shumë raste vështirësia ishte në aktivitetin tim, por ajo edhe tejkalohet në rast se njeriu me zgjuarsi, vullnet, guxim ia arrin qëllimit të tij. Me të vërtetë ne kemi ndjerë disa vështirësi të cilat na kanë dalë përpara kohëve, por përsëri unë jam i kënaqur sidomos me popullin e thjeshtë. Këngën “Valsi i lumturisë” ju thatë se e keni kënduar me Vaçe Zelën, çfarë mbani mend nga ajo kohë? Ajo këngë që në natën e parë kur ne e kënduam një herë Vaçja dhe një herë unë, ne atë këngë e kënduam me dëshirë të madhe. Në atë kohë edhe publiku u kënaq shumë, por ajo edhe sot vazhdon të mbetet e tillë. Jeni marrë më çiklizëm në fillim, por si ndodhi që u morët më pas me operën? Një ditë kur fitova një garë, nga biçikleta unë këndova nga gëzimi i madh dhe lëshova një zë. Në atë kohë një prej kompozitorëve të njohur Preng Jakova, pasi më dëgjoi tha se unë kisha zë për të kënduar, pra Preng Jakova ishte i pari që më vuri re se kisha zë për të kënduar. Por edhe qyteti i Shkodrës është shumë artdashës. Unë këndoja kudo në ato kohë që mua më sillte lumturi edhe gëzim. Kur ngjiteni sot në skenën operistike çfarë ndjeni? Ju kujtohet pjesa që keni interpretuar për herë të parë në skenën operistike? Së shpejti do të prezantohet libri që është shkuar nga ju dhe titullohet “Mes dy dashurive”? Keni lindur në Gjakovë dhe atje sapo është shpallur pavarësia. Çfarë ndjetë kur ajo festoi këtë ditë të shënuar? Në vitin 2003 së bashku me Invën kam bërë një koncert të madh dhe ka qenë një aktivitet shumë i bukur. Do të kisha dëshirë që të shkoja atje, por tani unë jam kaq i lodhur. Jam shumë i lumtur që edhe Kosova ia arriti kësaj dite. Nëse do të ishit në një moshë më të re cilën nga këngët tuaja do të këndonit? Unë do të këndoja një këngë për Shqipërinë që thotë: Sa të kemi mall s’ka deti valë o moj e bukura Arbëri/ Shikoj nga larg mendoj për ty o moj e bukura Shqipëri. G. SOT
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||