E hene, 07-07-2008, 12:58am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Elita Kombëtare
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Opinion
 » Historia
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Dhembje Zemre
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Elita Kombëtare
 
Anton Harapi, në themel të binasë Shqipni
E enjte, 01-05-2008, 07:11pm (GMT+1)

Pater Anton Harapi ne gjyq
Nga Elsa Demo

Për herë të parë një simpozium shkencor për nder të 120- vjetorit të lindjes së Pater Anton Harapit. I ndaluar, i panjohur, i damkosur për 50 vjet. Një figurë që vazhdon të shihet me dritë-hije

Është hera e parë që për Pater Anton Harapit (1888-1946) bëhen bashkë kaq shumë zëra shkencorë të cilë pretendojnë shikimin e kësaj figurë nën dritën e fakteve, sidomos për periudhën e diskutueshme të rolit që ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore si anëtar i Regjencës. Duket se simpoziumi i të shtunës, 3 maj, që do të mbahet në ambientet e Hotel Sheraton i ka marrë parasysh dhe i davarit hijet që vërtiten akoma rreth at Anton Harapit duke pasur për titull të takimit "Një jetë kushtuar Shqipërisë", dhe nën të, një shënim të zgjedhur nga vetë fjalët e françeskanit: "A e dini se çdo ndërtese i vihen temelet n'dhe? Edhe n'vorr në hyjshim duhet t'jemi gurt e temelit t'asaj binaje t'cillen sot e quejm Shqipni".

Për të ndaluarin, të pabotuarin, për të quajturin "Armik i popullit" dhe "tradhtar", Instituti i Studimeve Politike "Alcide de Gasperi" ka ftuar në Tiranë t'i përkujtojnë ditëlindjen e 120, studiues, shkrimtarë e gjuhëtarë. Ardian Marashi referon për përputhjen e vlerave shpirtërore me vlerat intelektuale tek At Anton Harapi; Kolec Topalli ndalet tek shqyrtimet etimologjike të fjalëve dhe formave të rralla në veprën e tij letrare; Kolec Çefa do të sjellë artikuj publicistikë të panjohur; Romeo Gurakuqi ka për të trajtuar anën më të diskutueshme të kësaj figure, pjesëmarrjen dhe rolin e tij në Regjencë; Gjovalin Çuni trajton doktrinën sociale të Kishës në ligjëratat e At Anton Harapit, kurse Arben Ndreca, problemet shqiptare; Raim Beluli sjell mbrojtjen që frati ka bërë kundrejt Akuzës Publike në Proçesin Gjyqësor; Ledri Kurti merr në analizëkodet etike, psikologjike dhe estetike që At Antoni ia merr në konsideratë kombit në veprën e tij. Këto janë shtjelluar në veprën e tij letrare dhe publicistike, ndër të cilat e rëndësishme është të përmendet "Vlerë shpirtërore" një seri konferencash që ai ka mbajtur në Korçë. Ja çfarë thuhet në njërën prej tyre, në vitin 1936: "Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtênë, e me besën e burravet, me besën shqiptare, të lidhemi për t'i a mbajtë shqiptarit të paprekun nji Zot të vërtetë, nji atdhé të lumtun, për ta bâm Shqipnin e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skanderbén. T'i diftojmë, po, botës se shqiptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtênë, e njiheri shqiptarë të njimendët".

Vepra më e arrirë e tij cilësohet "Andrra e Pretashit", roman psikologjik i botuar në revistën "Hylli i Dritës" më 1933-1940. Kjo vepër që ai ia pat kushtuar bashkëkohësit patriot Luigj Gurakuqi, ka për burim jetën dhe idealet e shqiparëve të krahinës së Grudës, ku Harapi shërbeu si famulltar në vitet 1918-19. U ribotua e plotë, si vepër postume në Romë më 1959. Ky roman është botuar në vitet e fundit në një vëllim më vete së bashku me novelën filozofike "Valë mbi valë" dhe "Vlerë shpirtërore". Më 1925 kishte shkruar "Edukata ose Mirërritja e Fëmijëvet". Për këtë kontribut të çmuar në kulturën e shkruar është cilësuar një nga filozofët françeskanë shqiptarë ndër më interesantët që përpunoi një tezë të tijën për kulturën kombëtare.

Anton Harapi u lind në Shirokë, Shkodër, më 1888. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe studimet e larta i kreu në Vjenë të Austrisë. Shërbeu si famullitar në Grudë të Malit të Zi, më vonë si drejtor i Kolegjit Françeshkan në Shkodër, si drejtor dhe profesor i filozofisë në gjimnazin "Illyricum" më pas, dhe në vitet 1941-43 si provincial i françeskanëve.

Me 13 shtator 1943 u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Me këtë angazhimtë tijin në politikë do të lidheshin gjithçka dot'i ndodhte pas lufte kur u detyrua të fshihej në pyjet e Dukagjinit. U kap në qershor 1945 dhe gati një vit më pas, më 19 shkurt 1946 me vendin të Gjykatës Speciale në Tiranë, pater Antoni do të shpallej kriminel lufte, armik i popullit, sabotator i pushtetit. Në procesin gjyqësor ai pat thënë: "Në qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore të Atdheut, me edukue rininë kah idealet e nalta të së Vërtetës e me i nxitë kah e Mira; në qe se me vuejtë për popull e me popull dhe me luftue për Fe e Atdhe asht punë e dobët e tradhti, atëbotë jo veç unë por mbarë françiskajtë e Shqipnis jemi të dejë për dekë." Si fjalët e tij të fundit në gjyq kanë mbetur këto: "Shqipnija u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijë dita e me Paqe e Drejtësi do të fitohet."

U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit. Ja çfarë shkruan për fatin e At Anton Harapit më 15 shkurt 1946 një bashkëkohës: "Gati mbas nji vjeti torturash shnjerzore nëpër burgje, në Shkodër në fillim, mandej në Tiranë, Pater Anton Harapin e gjykuen për vdekje, pa kurrfarë fajit dhe dje paraditet e pushkatuen."

Shkrimtari e dijetari, filozofi dhe antikomunisti, autor i madhi shkollės letrare tė Shkodrës, i ndaluar dhe i damkosur për 50 vjet, ka rrugë akoma për të bërë. Njëlloj si disa autorë të tjerë, edhe ai, megjithëse është në themelet e binasë së traditës, është akoma i përjashtuar nga pasardhësit, nga fëmijët e baballarëve që i hoqën dikur me zor këta gurë themeli.

"Në qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore të Atdheut, me edukue rininë kah idealet e nalta të së Vërtetës e me i nxitë kah e Mira; në qe se me vuejtë për popull e me popull dhe me luftue për Fe e Atdhe asht punë e dobët e tradhti, atëbotë jo veç unë por mbarë françiskajtë e Shqipnis jemi të dejë për dekë."

Shekulli

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Heroi i kombit Zahir Pajaziti
::| Speciale
Haxhi Zeka, udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Izabela Luli: Jeta e Gjelosh Lulit
Çun Mula, prijsi i Hotit e Malësisë së Madhe
Shaban Blloshmi, mësuesi dhe luftëtari i shquar i Rilindjes
Vaçe Zela, Këngëtarja që u shndërrua në mit
Abdyl Frashëri...sikur të mos ishte në Lidhjen e Prizrenit
Terenzio D’Alena: Terenc Toçi një jetë për Shqipërinë
Historia e vërtetë e Bajo dhe Çerçiz Topullit
Mark Bregu & Lekë Luma: Luigj Gurakuqi shembull model atdhetarizmi
Sulejman Vokshi dhe mbrojtja e lidhjes shqiptare të Srizrenit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]