E diel, 23-11-2008, 09:52am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Ekonomi - Politike
 
Europa e Lirë: Në veri të Mitrovicës po konservohet një krizë e rrezikshme
E enjte, 25-09-2008, 03:13pm (GMT)

Analistët: Në veri të Mitrovicës po konservohet një krizë e rrezikshme

Nga Europa e Lirë
 
Moszbatimi i Kushtetutës në pjesën veriore të Kosovës paraqet rrezik të madh për fatin e vendit. Kështu thonë analistët politikë në Kosovë. Analisti Milazim Krasniqi konsideron se nëse një situatë e tillë vazhdon të mos ndryshojë, gjërat do të përkeqësohen. "Atje kriza po konservohet dhe në njëfarë forme duket se projekti është që të marrë formën e një konflikti tipik, si ai që ka qenë në Abkhazi ose në Osetinë e Jugut, dhe që pastaj projektuesit serbë të presin një moment të volitshëm për një formë të ndërhyrjes ose një formë të destabilizimit, që do të rezultonte me amputimin e asaj pjese të Kosovës", tha Krasniqi. Analisti tjetër, Ismajl Hasani, pohon se institucionet e Kosovës duhet të jenë më shumë të angazhuara sa i përket kësaj çështjeje. "Është një situatë, e cila vazhdon të jetë rezultat i proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. Aktualisht, këtu kemi parasysh ngjarjet dramatike lidhur me debatin në Këshillin e Sigurimit dhe situatat e tjera nëpër të cilat mendoj se është e nevojshme që faktori institucional të jetë më fleksibil në situata të ndryshme", tha Hasani. Zoti Krasniqi potencon se fajtorë kryesorë për gjendjen e krijuar në Mitrovice janë misionet ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës. Por, sipas tij, Beogradi është ai që po i stimulon situatat e tilla. "Padyshim që po të mos ishte Beogradi financues, kjo nuk do të shkonte në këtë drejtim. Pa asnjë dyshim tjetër këtu janë edhe institucionet e Kosovës, të cilat nuk kanë asnjë projekt, me të cilin do t'u ishin qasur serbëve të Kosovës në përgjithësi dhe serbëve të veriut në veçanti”. “Në anën tjetër, edhe UNMIK-u, padyshim, është fajtor jashtëzakonisht i madh, për arsye se ka toleruar për nëntë vjet një gjendje te tillë të serbëve të Kosovës, të cilët kanë formuar institucione paralele, organe paramilitare dhe e tëra kjo është lejuar", theksoi Krasniqi. Për zotin Hasani, institucionet ndërkombëtare në Kosovë janë të interesuara në ndryshimin e gjendjes, por, sipas tij, ekziston mungesa e hapësirës për të vepruar. "Nga mbetjet e UNMIK-ut dhe nga EULEX-i që është në fazën e konsolidimit, ka pafuqi, ka mungesë të hapësirës për të vepruar, për faktin se pjesët e militarizuara të kësaj treve të Kosovës vazhdojnë t'i mbajnë sytë nga Beogradi, përkatësisht të marrin mesazhe nga qarqet militariste në Beograd", u shpreh Hasani. Analisti Krasniqi thotë se krahas problemeve politike me të cilat institucionet kosovare po përballen në veriun e Mitrovicës, nga një gjendje e tillë, Kosova do të humbë shumë edhe në aspektin ekonomik. “Edhe dëmet ekonomike janë shumë të rënda, sepse, sikundër dihet, atje nuk ka dogana. Atje po lulëzon kontrabanda dhe krimi i organizuar, kështu që edhe kjo paraqet një rrezik për stabilitetin e Kosovës edhe ekonomik, por edhe politik, meqë fuqia që merr krimi i organizuar përmes parave të pista, në të ardhmen nëse vazhdon, mund të shndërrohet në një fuqi të ndikimit politik", pohon Krasniqi. Kosova tash është shtet i pavarur, por misioni i Kombeve të Bashkuara, që e administroi vendin për 9 vjet, vazhdon ende t'i kryejë funksionet e njëjta në pjesën veriore. Në ndërkohë, misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ende nuk ka filluar të funksionojë si duhet.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Drejtori i Arkivit: Dosjet nuk janë zhdukur, kemi emrat e 15 mijë spiunëve
Fqinjet njohin pavaresine e Kosoves
Historianët grekë gjejnë provat për luftën: Çamët s’na tradhtuan
Çamët: Duam një memorial për viktimat në Greqi
SHBA ratifikon hyrjen e Shqipërisë në NATO
Europa e Lirë: Në veri të Mitrovicës po konservohet një krizë e rrezikshme
Pesë enigmat ende të pazgjidhura të vrasjes së Azemit
Sokol Baraj: “150 mijë dollarë për kokën e Azemit”
Drejt Perëndimit!
Bush takon Sejdiun dhe Thaçin

Ndryshoni Pamjen
[Krye]