E diel, 23-11-2008, 10:15am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Ekonomi - Politike
 
Drejt Perëndimit!
E enjte, 28-08-2008, 04:48pm (GMT)

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Thaçi bën të qartë orientimin e politikës së jashtme të Kosovës

Nga Korrieri

Vetëm një ditë pas konferencës ndërkombëtare me temë “Kosova dhe Bota Arabe” që u mbajt në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë qartë orientimin e politikës së jashtme të shtetit më të ri të Evropës. Sipas kreut të qeverisë, Kosova është e drejtuar nga Perëndimi, përkatësisht nga Uashingtoni dhe Brukseli. Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj kritikave të ish-kryetarit të partisë “Ora”, Veton Surroi, i cili tha gjatë konferencës, se Kosova nuk ka një politikë të jashtme ndaj Botës Arabe. “Kosova ka një vizion të qartë dhe rruga e saj kalon përmes Uashingtonit dhe Brukselit dhe jo përmes adresave të dyshuara”, u shpreh Thaçi, i cili mohoi kategorikisht mundësinë e mbetjes së grirë të çështjes së Kosovës, duke shtuar se ai është optimist për të ardhmen e vendit. “Gjithmonë në jetën time kam qenë optimist për Kosovën dhe jam superoptimist për të ardhmen e vendit tonë për t'u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Për të ardhmen e Kosovës nuk do të ketë ngrirje, por do të ketë vetëm besim dhe perspektivë integruese, si dhe zhvillim ekonomik”, vijoi Thaçi. Qeveria e Kosovës ditët e fundit është kritikuar ashpër jo vetëm për lobim të dobët për njohjen e pavarësisë së vendit, por edhe për vonesën që po bëhet në dërgimin e dhjetë ambasadorëve të parë në misionet e tyre diplomatike nëpër botë. Të hënën, konferenca ndërkombëtare “Kosova dhe Bota Arabe” doli në konkluzionin, se në vendet arabe ekzistojnë paragjykime, gjë që përbën një prej arsyeve e mungesës së këtyre vendeve në listën e atyre që kanë njohur shtetin e ri. Gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, atë e kanë njohur vetëm 6 nga 57 shtetet anëtare të Konferencës Islamike, prej të cilëve asnjë nga Bota Arabe. Edhe pse thanë se procesi i njohjes do të vonojë, intelektualët arabë pranuan se ekzistojnë disa pengesa në këtë drejtim, një prej të cilave edhe pse nuk u pohua në mënyrë të drejtpërdrejtë, është orientimi i Kosovës nga Perëndimi dhe politikat e këtij të fundit ndaj Botës Arabe. Profesori i studimeve për çështjet islame, Ridvan Al Sajed, i cili është edhe këshilltar i kryeministrit të Libanit, Fuad Sinjora, tha se vendet arabe nuk kanë arsye të mos e njohin Kosovën. Por ai përmendi hezitimet e qeverive të ndryshme arabe për Kosovën edhe për shkak të politikës së Perëndimit karshi vendeve të lindjes, duke theksuar nevojën për një prani dhe prezantim më të gjerë të Kosovës në vendet arabe, me qëllim të argumentimit të njohjes së pavarësisë. “Disa hezitojnë, sepse kanë raporte të mira me Serbisë ose me Rusinë, ndërsa disa arabë mendojnë për pakicat e tyre. Shtetet arabe kanë frikë se problemet tona etnike do të bëhen më të mëdha si rezultat i zhvillimeve në Ballkan dhe në Kosovë”, - shtoi Al Sajed. Ndërsa publicisti Veton Surroi ishte më kritik, duke fajësuar qeverinë dhe institucionet e Kosovës për mungesë të një programi të qartë për politikën e jashtme.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Drejtori i Arkivit: Dosjet nuk janë zhdukur, kemi emrat e 15 mijë spiunëve
Fqinjet njohin pavaresine e Kosoves
Historianët grekë gjejnë provat për luftën: Çamët s’na tradhtuan
Çamët: Duam një memorial për viktimat në Greqi
SHBA ratifikon hyrjen e Shqipërisë në NATO
Europa e Lirë: Në veri të Mitrovicës po konservohet një krizë e rrezikshme
Pesë enigmat ende të pazgjidhura të vrasjes së Azemit
Sokol Baraj: “150 mijë dollarë për kokën e Azemit”
Drejt Perëndimit!
Bush takon Sejdiun dhe Thaçin

Ndryshoni Pamjen
[Krye]