E shtune, 06-09-2008, 07:21pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Speciale
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Opinion
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Dhembje Zemre
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Ekonomi - Politike
 
Ekstremi ‘Bollano’ shkon deri në autonomi
E diel, 25-05-2008, 10:40am (GMT+1)

Vasil Bollano, kryetari i Bashkisë së Himarës është i zgjedhuri i 2007, për të cilin brenda dy viteve është kërkuar nga politika shqiptare shkarkim nga posti i kryebashkiakut. Këtë reagim të ashpër të politikës shqiptare e kanë nxitur kryesisht dy qëndrimet e Bollanos, “pavarësinë e Epirit”, të cilën e kërkoi në prill të 2007, ndërsa i dyti në prill të 2008, ku akuzoi policinë për ushtrim dhune dhe terrori ndaj banorëve të Himarës.
Të enjten e 10 prillit ka ndodhur një incident, ku policia shqiptare i është përgjigjur me të shtëna, sulmit me gurë të disa banorëve. Incidenti ndodhi pasi policia kishte shoqëruar në ambientet e saj dy të rinj, anëtarë të OMONIA-s, të cilët pretendonin se ishin keqtrajtuar nga policia. Menjëherë pas këtij incidenti ka reaguar Bollano, i cili është shprehur se ngjarje të tilla i kujtojnë vitin 1997. Në këtë ngjarje policia ka raportuar se turma, e cila ka sulmuar komisariatin, ka hedhur edhe parulla antishqiptare dhe mësohet se në krye të tyre ka qenë vetë Bollano. “Larg shqiptarët”, “Larg turqit”, “Duam polici greke”, këto kanë qenë parullat që ngritën në këmbë edhe njëherë politikën shqiptare. Në mbrojtje të Bollanos doli Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, i cili akuzoi mediat për “demonizim” të kryetarit të bashkisë së Himarës. Ndërkohë që deputeti Ngjela, Godo, por dhe deputetë të tjerë, kërkuan nga Kryeministri shkarkimin e Bollanos në bazë të kompetencave që i jep atij ligji. Por Berisha, në një deklarim publik ka bërë të ditur se “nuk e shkarkoj dot Bollanon”, duke e mbyllur këtu çështjen e shkarkimit. Rasti tjetër që sheh në qendër Bollanon, është ai i një viti më pare, kur kryetari i bashkisë së Himarës kërkoi pavarësi për Vorio-Epirin. “Ashtu si shqiptarët e Kosovës, dhe komuniteti grek në Shqipëri nuk kërkojnë më tepër për Vorio Epirin se ç’kërkon Shqipëria për Kosovën”, - ishte deklarata e Bollanos në prill të 2007. Por një qëndrim i tillë i Bollanos nuk gjeti mbështetje as nga qeveria greke, që atëherë e konsideroi këtë deklaratë si “lapsus”, as nga PBDNJ-ja, e cila nuk e shihte në një linjë çështjen e Kosovës dhe atë të Epirit. Po në këtë periudhë ai propozoi, si pjesë e nismës së OMONIA-s, që të fillonte regjistrimi i popullsisë në bazë të besimeve fetare. Bollano, aktualisht kryetar i OMONIA-s, i mbështetur në atë kohë nga ish-drejtuesi i kësaj organizate politike, Jani Jani pat kërkuar që ky regjistrim duhet të bëhet, pasi kjo është pjesë e standardeve europiane që duhet të plotësojë vendi.

G. Shqiptare

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Shqiperi - Suedi me 06/09/08. Klikoni ne Foto!
::| Speciale
Sokol Baraj: “150 mijë dollarë për kokën e Azemit”
Drejt Perëndimit!
Bush takon Sejdiun dhe Thaçin
Jeta e panjohur e pesë deputetëve më të pasur të Parlamentit shqiptar
Topalli kërkon zyrtarët spiunë
Fjala e presidentit Fatmir Sejdiu para Këshillit të sigurimit të OKB-së
Shperdorim detyre, ne gjykate Bollano
Nacionalizmi grek i prefektit, mblidhet urgjent parlamenti
Ekstremi ‘Bollano’ shkon deri në autonomi
Abuzimi 2 milionë euro, arsyeja pse Bollano provokoi incidentin

Ndryshoni Pamjen
[Krye]