| Zemra Shqiptare | ||||
|
Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Atë ditë qante edhe Prishtina E shtune, 15-12-2007, 12:20am (GMT1) ”As vetë nuk e di sa ditë kishte që kur kishin filluar bombardimet”- e filloi rëfimin vajza nga Prishtina.” Ne rrinim të strehuar në bodrumin e shtëpsë. Ishim i gjithë farefisi mbi 20 veta. Ushqim kishim siguruar, por frika nuk na linte as të hanim e as të rrinim të qetë. Rrallëkush po dilte nga shtëpia për të parë se çka po ngjante me të tjerët. Kuptonim nga diçka vetëm nga radio dhe TV-të e huaja. Pas masakrës së Obiliqit, frika e bëri të vetën, ajo na kaploi të gjithëve. Kishte ditë që po prisnim se kur do të na dëbonin edhe neve nga shtëpia. Unë, dhe dy nuset e vëllezërve frigoheshim të dilnim dhe të iknim jashtë Kosovës. Nuk ikëm as atëherë kur ikën pjesa më e madhe e Kosovës. Ishte mëngjes i ftohtë dhe si për inat, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Trokitja në derë ishte aq e fortë dhe aq e tundëshme, sa për një moment mu duk se u lëkund e gjithë shtëpia! Kur babi e hapi derën, disa policë me shpejtësi u futën brenda, dhe, më së pari e rrotulluan dhe përmbysën djepin ku ishte foshnja. Nusja klithi dhe kur iu afrua djepit të përmbysur, polici i ra me kondak të pushkës dhe ajo u alivanos, e foshnja vazhdonte të qante e trembur. Unë edhepse e frikësuar, iu afrova djepit . Kur provova ta marrë foshnjën, njëri nga policët më kapi për flokësh dhe më nxorri jashtë shtëpisë. Aty pashë se në oborrin tonë kishte sjellur edhe shumë meshkujë të tjerë. Ishin të rrahur e të përgjakur, kishte edhe të plagosur, kishte fqinjë dhe të tjerë që nuk i njifja. ”Lidhi me këtë”- më urdhëroi një polic - e unë vetëm dridhesha. Nuk kisha fuqi, por edhe nuk doja ta bëjë një gjë të tillë. Kur ai pa se unë po hamendesha, filloi ti godasë ata me zingjirë, por ata nuk kishin fuqi t’u bënin rezistencë, ngase përreth tyre kishte edhe dhjetëra policë dhe ushtarë të tjerë serbë që ishin vënë në gjendje gatishmërie me armë në dorë. Unë kujtova se me atë skenë do të përfundonte çdo gjë, por befas erdhi një kamion i mbyllur në të cilin i futën meshkujtë një nga një. Mendova se aty do ti fusnin të gjithë, por barbarët i ndanë meshkujtë nga femrat, dhe pas pak i sollën edhe disa të tjera. Nuk di sa femra ishin saktësisht, por kur hyra në bodrum pashë se aty ishte plot femra, dhe se brenda ishin edhe pesë policë serbë. “Sikur të kishim ndonjë armë“ i pëshpërita një gruaje që nuk e njihja, në sytë e së cilës e pashë trimërinë. Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||