| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kosova, 81 shtetet qe e njohen E marte, 19-02-2008, 01:47am (GMT1) Eshte shtuar gjeografia e shteteve qe kane njohur dje pavaresine e Kosoves. Keshtu, tete shteteve qe jane prezantuar qe diten e djeshme per njohjen e shtetit me te ri te Evropes, po ne perfundim te dites se djeshme kane qene dhe te gjitha vendet e Konferences Islamike, ato qe ne bllok e kane njohur Kosoven e pavarur. Ne kete menyre numri i pergjithshem i shteteve qe kane njohur pavaresine e Kosoves ka arritur ne 80 vende, duke shenuar nje rekord vetem nje dite pas mevetesise se Kosoves. Keshtu, te 57 vendet e Konferences Islamike e kane njohur shtetin e ri te Kosoves, duke perfshire ne kete numer dhe Turqine e Afganistanin, por dhe Shqiperine, e cila dje ka bere njohje nominale te pavaresise se bashkekombesve te saj. Nderkohe qe ne kete vale pergatitjesh per ta njohur pavaresine e Kosoves brenda ketyre diteve, bejne pjese dhe 19 shtete, mes te cilave dhe Gjermania, Austria, por dhe vende te tjera per te plotesuar ne kete menyre numrin e domosdoshem, qe Kosova te jete shtet i pavarur dhe anetar i Organizates se Kombeve te Bashkuara. Nderkohe qe jane gati dhe shtete te tjera, te cilet pritet te njohin pavaresine e Kosoves, ku deri me tani vetem Rusia eshte shprehur me e vendosur per te kundershtuar nje akt te tille. Nderkohe qe dhe Spanja, Rumania, Azerbajxhani, Qipro jane shprehur te lekundura dhe me teper kundershtuese per nje vendim te ngjashem me vendet e tjera qe e kane realizuar njohjen. O.XH Shtetet qe e njohen dje: SHBA Vendet islamike Afganistan Shtetet qe deklaruan se do ta njohin ne ditet ne vijim: Polonia Shtetet qe shprehin rezerva Greqi Shtete qe deklaruan se nuk do ta njohin Indonezia Te pashprehura 1. Malta Koha Jone
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||