E diel, 23-11-2008, 10:24am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
 » Çështja Kombëtare
 » Emigracioni
 » Informacione
 » Qytetet Shqiptare
 » Reportazhe
 » Sociale - Aktualitet
 » Ekonomi - Politike
 » Personazhe - Intervista
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria » Çështja Kombëtare
 
Pavarësia e Kosovës do shpallet më 17 shkurt
E premte, 08-02-2008, 08:46pm (GMT)

Kryeministri Thaçi deklaroi se po bëhen përgatitjet e fundit

Agjencia e lajmeve italiane e lajmeve "ANSA" ka shpërndarë dje lajmin se Kosova do ta shpallë pavarësinë më 17 shkurt. Duke iu referuar një këshilltari të Kryeministrit Thaçi, "ANSA" theksoi se data e shpalljes së shtetit të ri do të jetë e djela e tretë e muajit, pra 17 shkurti. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se pavarësia e Kosovës është çështje e kryer dhe tani kërkohet vetëm përfundimi i përgatitjeve të fundit për të. Pa dashur të tregojë datën e shpalljes së pavarësisë të cilën thotë se e di ai, Uashingtoni dhe Brukseli, Thaçi theksoi se institucionet e Kosovës janë duke i bërë përgatitjet e fundit për shpalljen e pavarësisë. "Puna e pavarësisë së Kosovës tashmë është e kryer. Kërkohet tani vetëm përfundimi i të gjitha detajeve më të vogla të përgatitjeve që jemi duke bërë. E gjithë qeveria e Kosovës është e angazhuar maksimalisht dhe të gjitha institucionet e saj janë të angazhuara me përkushtimin më të madh për përfundimin e këtij procesi", theksoi Thaçi pas mbledhjes së rregullt të qeverisë. Ai tha se tashmë të gjithë e dinë datën e pavarësisë, si Prishtina ashtu dhe të gjithë miqtë e Kosovës. "Ne jemi duke investuar dhe punuar maksimalisht si autoritet i qeverisë së Kosovës me gjithë formacionin politik të vendit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Uashingtonin dhe Brukselin, por me përgjegjësinë tonë më të lartë të institucioneve vendore dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale dhe me mirëkuptimin më të lartë të qytetarëve të Kosovës që dita e vendimit për shpalljen e pavarësisë të jetë një ditë e festimit dinjitoz", u shpreh Kryeministri Thaçi. Ai nuk deshi të komentojë asnjë nga deklaratat kundër pavarësisë, duke thënë se ai do të vazhdojë të punojë me të gjithë ata që punojnë për pavarësinë. "Deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës nuk i komentoj, unë punoj dhe bashkëpunoj me të gjithë ata që janë zotuar dhe e kanë konfirmuar dhe punojmë bashkërisht për fillimin e implementimit të procesit të pavarësisë së Kosovës. Qëndrimi i OSBE-së është në kuadër të komunitetit ndërkombëtar", u shpreh Thaçi, i pyetur për deklaratën e shefit të OSBE-së, Tim Guldiman. Ai e përjashtoi çdo mundësi të shtyrjes së vendimit për statusin e Kosovës. "Mund të ketë zëra për shtyrje në Beograd, por në Uashington, Bruksel dhe në Prishtinë gjithçka është e përfunduar", u shpreh Thaçi. Ndryshe, sot qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt miratoi projektvendimin për fillimin e hartimit të ligjit për presidentin, atë për diasporën, shqyrtoi strategjinë legjislative për këtë vit, e cila parasheh procedimin në Kuvend të mbi 100 ligjeve, të cilat parashihet të marrin paraprakisht miratimin e Bashkimit Evropian, ndërsa një komision i veçante do të kontrollojë zbatimin e tyre. Qeveria po ashtu ka vlerësuar se janë shënuar rezultatet e para në vendimin e mëhershëm për zvogëlimin e shpenzimeve buxhetore nga zyrtarët si dhe ka vendosur që të vazhdojnë përgatitjet për manifestimin "Epopeja e UÇK-së" që do të mbahen nën patronazhin e Kryeministrit. Kryeministri po ashtu bëri të ditur se e ka emëruar këshilltarin e tij, Blerim Grajçevcin, koordinator të grupeve për tranzicion. Ndërkaq Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, përsëriti se pavarësia do të shpallet gjatë muajit shkurt. Pas takimit me shefin e Zyrës hungareze në Prishtinë, Zoltan Imec, Krasniqi deklaroi se shpallja e pavarësisë do të bëhet pavarësisht nëse do të merret ose jo vendimi i BE-së për dërgimin e misionit më 18 shkurt. Ndërkaq, përfaqësuesi i qeverisë hungareze tha se qëndrimi i vendit të tij është i njëjtë me atë të vendeve të BE-së. "Pavarësia e Kosovës do të shpallet këtë muaj, pavarësisht vendimit të BE-së për dërgimin e misionit të saj civil në Kosovë", theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke ripërsëritur këtë qëndrim të shprehur edhe kohë më parë.

G. Shqip

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Sabri Godo: Pronat në Greqi, duhet të kërkojmë ndihmën e BE
Xhavit Shala: Mjaft Pasivitetit në çështjet fetare
Joseph J. DioGuardi: Çështja Shqiptare, ende e pazgjidhur
Komiteti i pajtimit mbarkombëtar dërgon këtë Kërkesë pranë Institucioneve të shtetit Shqiptar dhe atyre ndërkombëtare
Ismail Kadare: Identiteti evropian i shqiptarëve (II)
Ismail Kadare: Identiteti evropian i shqiptarëve (I)
Peticion kundër veprimtarisë antishqiptare të Prefektit të Gjirokastrës z. Spiro Ksera
“Denoni Kseren dhe Bollanon"
Rajs: SHBA nuk do të lejojnë kurrë ndarjen e Kosovës
Apel i shoqatës kulturore atdhetare "labëria"

Ndryshoni Pamjen
[Krye]