| Zemra Shqiptare | ||||
|
Camet: Perdoremi nga qeveria per pazare politike E diel, 07-10-2007, 05:01pm (GMT) Nga Luljeta Ndoka
Ceshtja came, sipas anetareve te shoqates, kerkon ne radhe te pare nje trajtim politik, sepse camet jane perzene nga trojet e tyre me orientim te qarte politik. “Shoqeria jone ka ndermarre te gjitha veprimtarite e domosdoshme per te zgjidhur kete ceshtje duke aktivizuar te gjithe komunitetin dhe duke synuar qe te beje pjese te kesaj ceshtjeje te gjithe spektrin e politikes. Per hir te se vertetes na duhet te pranojme se nuk e kane luajtur rolin e tyre. Ne marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise, pala jone nuk eshte treguar aspak dinjitoze”, ka nxjerre si perfundim kryetari i shoqates. Ne fakt, sipas tij, ceshtja came mbetet nje nga pikat kyce, qe mban pezull marredheniet midis ketyre dy vendeve dhe ngre krye sa here qe te diskutohen marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise. “Keto dy vende nuk mund te kene marredhenie te sinqerta, nese nuk zgjidhet kjo ceshtje”, eshte shprehur Tano, duke bere edhe nje here thirrje per bisedime. Gjate kongresit te djeshem, pjesemarresit deklaruan se greket tregohen shume agresive, sa here bie fjala per ceshtjen came. Perballe ketij problemi, sipas tyre, duhet patjeter qe pala shqiptare te beje te pamunduren per te ngritur zerin per ceshtjen came. “Edhe kur pala shqiptare e ka bere dicka te tille, kemi pare nje reagim shume te ashper te pales greke duke kercenuar dhe me kthimin e emigranteve”, u shpreh kreu i shoqates “Cameria”. Nje tjeter menyre qe, sipas tij, ka zgjedhur shteti grek per te bere presion eshte mosfirmosja ende e Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit, e cila po e mban Shqiperine peng duke i penguar hyrjen ne Bashkimin Evropian. “Eshte shume e sigurt, qe nuk mund te kete marredhenie te mira mes Shqiperise dhe Greqise, nese nuk zgjidhet ceshtja came. Sepse Cameria do te jete gjithnje si nje hije mes ketyre marredhenieve, qe nuk mund te quhen te mira, per hir te se vertetes”, ka perfunduar Ardian Tano. Kerkesat e cameve: Kthimi ne tokat e tyre E drejta e prones Te gjitha te drejtat e tjera qe burojne nga karta e te drejtave te njeriut per minoritetet Koha Jone
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||