|
|
 |
 |
::| Sondazh |
 |
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Email Lajmerues |
 |
|
|
|
|
|
| |
|
| |
|
|
Tetë koktejle me të cilat mund të kurohesh
E diel, 14-08-2005, 05:55pm (GMT)
Sekretet si mund të përgatisësh koktejle freskuese dhe kuruese gjatë stinës së nxehtë
Njerëzit shkojnë në bare për disa arsye. Në kërkim të një femre, për t’iu larguar monotonisë, për të marrë frymë më shumë, për të thithur një cigare ose për të lexuar një të përditshme, por askush nuk pi diçka për të mirën e shëndetit. Dhe në fakt, këtë mund ta bëjmë fare thjesht, duke porositur pijen e duhur. Recetat që mund t’i referoheni, janë një strategji e mirë edhe për të kuruar trupin në këtë stinë të nxehtë dhe rihidratuar atë. Mund të kurosh zemrën, djegiet si dhe dhjamërat e tepërta. Të teta recetat janë të provuara dhe mund të realizohen shumë lehtë në një bar buzë plazhit, por edhe në kushtet e shtëpisë.
Pije për prostatin Kjo pije rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me prostatin dhe gjatë stinës dhimbjet i shtohen edhe më shumë, si dhe kanë vështirësi në të urinuar. Dozat e alkoolit që e shoqërojnë këtë koktejl reduktojnë në 38 për qind simptomat e prostatit. Pija ndikon në luftimin e kancerit të prostatit, në rastet kur personat kanë probleme të theksuara me të.
RECETA 50 ml xhin Një spruco shurup qershie 125 ml lëng rrushi PËRGATITJA: Tundi mirë të gjithë përbërësit me disa copa akulli dhe në fund shoqërojeni me një fetë limoni.
Masazh për muskujt Sado pak alkool, ndikon në dhimbjet muskulare. Për ta larguar atë, përdorni një pije çlodhëse. Pija përgatitet me një lëng portokalli aromatik, jo portokall i zakonshëm, i cili përmban esperidinë dhe ndihmon në relaksimin e muskujve. Lëngu shoqërohet me një ekstra xhin, ujë tonik dhe lëngje që pastrojnë rrugët e brenshme të trupit.
RECETA 30 ml xhin lëng portokalli 125 ml ujë tonik PËRGATITJA : Tundni xhinin së bashku me lëngun e portokallit dhe më pas derdheni në një gotë më ujë tonik.
Si të dalim nga dehja Receta që ofrojmë, ndihmon personat e dehur të vijnë në vete. Përbëhet nga një spruco vodka, e cila ndihmon që të dalësh nga kriza alkoolike dhe siç shpjegojnë specialistët, ajo ndikon në metabolizëm. Ajo shoqërohet nga xhenxhefil, lëng portokalli dhe të gjithë këta përbërës janë antioksidantë dhe antidhimbje; pra, shkurt, një aspirinë.
RECETA 125 ml lëng portokalli 60 ml xhinxhefil 30 ml vodka PËRGATITJA : Shumë e thjeshtë. Tunden të gjitha së bashku dhe shoqërohen me dy kokrra qershi.
Pije dietike për burra Shumë prej kalorive të trupit tonë devijojnë, duke ndikuar në dhjamosje dhe mbipeshë. Mosha mbi 25 vjeç rrezikohet më shumë nga mbipesha, për këtë qëllim sugjerojmë një pije e cila ndihmon në mbajtjen në nivele të kënaqshme të peshës së trupit. Për këtë nevojitet vodka e bardhë ruse, me pak krem kakao, i cili djeg 153 kalori të tepërta.
RECETA 50 ml vodka Esencë kakaoje e bardhë 125 ml qumësht i skremuar PËRGATITJA: Vodka përzihet me kakaon e bardhë dhe pasi i tundim, e bashkojmë në gotë më qumështin.
Një pijë për stomakun Shumë persona kanë probleme me stomakun në verë. Para se të përdorësh ndogjë bar tjetër, për këtë shkencëtarët deklarojnë se vera e bardhë me substancat e citrosodinës ndikon pozitivisht. Lëngu i ananasit përmban bromelinë, një enzimë e cila së bashku me karbonatin e sodës, shërbejnë si qetësues të dhimbjeve të stomakut gjatë stinës së nxehtë.
RECETA 125 ml lëng ananas 30 ml Porto Soda PËRGATITJA: Lëngu i ananasit përzihet me porto e akull dhe në fund bashkohet me soda.
Si të mbrohemi nga infarktet Mjekët në të gjithë botën rekomandojnë pije të caktuara për t’u mbrojtur nga infarkti. Këtë radhë nuk do të sugjerojmë verën e kuqe, si zakonisht. Kianti është një nga pijet e cila mrekullisht ndihmon në parandalimin e disa trompozave. Po kështu, edhe lëngu i portokallit ekulibron nivelin e kolesterolit që mban në kontroll ritmet e zemrës.
RECETA 60 ml Kianti 125 ml lëng portokalli PËRGATITJA: Çelësi qëndron tek tundja e pijës, që ndikon në bashkimin kimik të të dy lëngjeve.
Pija që të ndez zjarrin Kjo pije ka efekt të madh në aspektin seksual. Ajo përbëhet nga një liker shtogu i sheqerosur. Efekti kryesor qëndron tek aroma e tij ndjellëse dhe sensuale. Ajo përgatitet me një porcion xhin dhe një gotë konjak për të mos e mbajtur shumë të ëmbël. Konsiderohet një pije me efekt të madh erotik tek të tjerët dhe seksual te vetvetja.
RECETA 50 ml liker shtogu 50 ml xhin Një gotë konjak PËRGATITJA: Nuk është e nevojshme tundja e lëngut, por vetëm përzierja me një lugë e përbërësve.
Receta antigrip Në stinën e nxehtë rrezikon edhe të ftohesh, nga pijet e akullta. Lëngu që ju propozojmë përmban alkool, por është recetë njëqind për qind kundër gripit. Substancat e përdorura kanë efekt kurues për zhbllokimin e hundëve dhe rrugëve të frymëmarrjes, duke pasur parasysh që kanë esencë speci diegës, që ndihmon në kurimin e fytit të skuqur.
RECETA 30 ml vodka 150 ml lëng domateje 1 lugë lëng limoni 2 spruco salcë Worchester Një kokrra piper diegës PËRGATITJA: Tundini fort të gjithë përbërësit derisa të shkrihen me njëri-tjetrin.
Shekulli
|
|
|
|