| Zemra Shqiptare | ||||
|
Sëmundjet e mushkërive, si të shmangni ndërlikimet E hene, 28-08-2006, 05:23pm (GMT) Flet mjekja pneumologe, Flutura Hashorva Sëmundjet e mushkërive, si të shmangni ndërlikimet Nëse nuk tregohen të kujdesshëm, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive mund të kalojnë një verë pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Në një intervistë për gazetën “Panorama” mjekja Flutura Hashorva, mjeke pneumoftiziatre, shpjegon se çfarë komplikacionesh mund të shfaqë ky kontingjent gjatë stinës së nxehtë, si mund të parandalohet dhe trajtohen këto probleme: Doktoreshë, është e vërtetë që gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në stinën e verës mund të rëndohen dhe nëse po përse ndodh ky fenomen? Çfarë shenjash klinike shfaqin këta persona? Çfarë komplikacionesh mund të shfaqen tek këta të sëmurë? Çfarë duhet bërë në këto raste? Tani që është periudha e pushimeve, çfarë klime rekomandohet për këtë kontigjent të sëmurësh? Këshilla për të parandaluar problemet gjatë stinës së verës Këshillohet marrja e lëngjeve për të shtuar sasinë e gjakut qarkullues, që mund të ketë pasojë uljen e tensionit arterial. Të shmangen daljet dhe qëndrimet në diell duke preferuar shëtitjet në orët e para të mëngjesit, të shoqëruara me ushtrime të lehta gjimnastikore, sidomos të kraharorit. Të ndalohet përdorimi i duhanit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ku pihet duhan. Po ashtu rekomandohet një meny e pasur me vitamina, me shumë kalori dhe që të përmbajë ushqime që treten lehtë. Ne u këshillojmë pacientëve tanë të tregohen të kujdesshëm ndaj qëndrimit nën ventilatorë, kondicioner, përdorimin e pijeve të ftohta dhe shmangien nga korrentet e ajrit. Studimi Një dietë e varfër me kalori, por e balancuar, duket më e efektshme se aktiviteti fizik për të ngadalësuar procesin e mplakjes. Ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”. Në studim kanë marrë pjesë 28 vullnetarë të shëndetshëm, anëtar të shoqërisë amerikane “Calorie Restriction” dhe për gati 6 vjet kanë ndjekur një regjim ushqimor me pak kalori (mesatarisht 1800 kalori në ditë). Përveç tyre janë marrë në studim dy grupe kontrolli: një grup prej 28 personash që ndiqte një meny tipike perëndimore dhe bënte një jetë sedentare dhe një grup prej 28 atletësh që i nënshtroheshin një diete, që garatonte marrjen e 2700 kalorive në ditë. Nga analizimi i të dhënave rezultoi se pavarësisht se aktiviteti fizik është i rëndësishëm për parandalimin e akumulimit të yndyrnave abdominale, përgjegjëse për shfaqjen e mjaft patologjive kronike, vetëm sasia e ulët e kalorive është në gjendje të ngadalësojë mplakjen e indeve dhe organeve. Kjo sepse një dietë me pak kalori, por e balancuar, ndikon në uljen e përqendrimit të një hormoni të tiroides që quhet triodotironina (T3), që kontrollon metabolizmin qelizor dhe omeostazat energjetike të organizmit. Përveç kësaj, ndikon në uljen e përqendrimit të një molekule të fuqishme inflamatore, i ashtuquajturi tumor “necrosis factor” i tipit alfa (TNF-Á). Kombinimi i këtyre dy kushteve, ose më saktë ulja e nivelit të T3 dhe e gjendjes inflamatore, mund të luajë një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e procesit të plakjes. Pyetje - pergjigje Jam një vajzë 25 vjeç dhe doja të dija nëse është e vërtetë që gjatë shtatzënisë gjëndra tiroide mund të zmadhohet në përmasa dhe nëse po, doja të dija se përse ndodhin këto ndryshime? Për pyetjen tuaj kemi pyetur mjekun endokrinolog, Flamur Mete: Kollë e vazhdueshme, ç’duhet të bëj? Jam një grua 32 vjeç dhe doja të pyesja rreth një shqetësimi që kam me vajzën time 2 vjeç e gjysmë. Para tre javësh pati kollë, skuqje fyti dhe dhimbje veshi. Mjekja pediatre që e vizitoi i dha një shurup antibiotik, por nuk pati shumë përmirësim. Vajza vazhdon të kollitet sidomos gjatë natës dhe në mëngjes herët. Çfarë duhet të bëj. Për shqetësimin tuaj ne kemi pyetur mjeken pediatre, Mirela Mihaj: Nëse doni të merrni më shumë informacion për sëmundje të caktuara apo doni të komunikoni me mjekë specialistë, mund të kontaktoni me ne nëpërmjet letrave ose postës elektronike në adresat e mëposhtme: Aida Malaj - Panorama
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||