| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kurat popullore per sherimin e diarrese E marte, 27-11-2007, 07:53pm (GMT1) Trendafili dhe manaferra, dy nga bimet qe sherojne kete simptome Jonida Tashi - Albania Diarreja nuk eshte nje semundje, por nje simptome. Ajo shoqerohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kane dhe mjekimin e tyre popullor. Per diarre flitet kur heqja e barkut eshte me e shpeshte se tri here ne dite. Ndersa kur ajo zgjat deri ne disa dite, flitet per diarre akute; nese ajo zgjat me teper se kaq, kemi te bejme me diarre kronike. Shpesh shoqerohet me te vjella. Simptomat Aparati tretes Per te shpjeguar nga se vjen diarreja duhet shpjeguar funksionimi i aparatit tretes te njeriu. Çdo ushqim qe ne konsumojme perfundon ne stomak, nga ku perpunohet nepermjet acideve te ndryshme qe bien ne stomak dhe prej andej perfundon ne zorren e trashe. Ushqimi qe perpunohet ne stomak sherben per t’i dhene trupit tone proteinat, vitaminat dhe kriperat e nevojshme per te mbijetuar dhe nese keto mungojne, organizmi yne semuret. Ky ushqim thithet nepermjet miliarda qelizave qe ndodhen ne pjesen e brendshme te stomakut dhe percjell ne trupin tone, me ane te gjakut, proteinat, vitaminat dhe kriperat. Por edhe kur ky ushqim percillet ne zorren e trashe, vazhdon ta furnizoje trupin tone me elementet e domosdoshem per jetese, sepse zorra e trashe nuk eshte vetem nje tub shkarkimi i ushqimit, por dhe nje nder pjeset me te rendesishme te organizmit. Ne te gjenden gjithashtu mijera qeliza, te cilat thithin keto elemente te domosdoshme per jetese. Dhe kur ky material, qe quhet “jashteqitje”, qendron ne zorren e trashe duke sjelle me vete edhe shume mikrobe te ndryshme. Por zorra e trashe eshte shume e imunizuar ndaj ketyre mikrobeve, sepse ne te ndodhen gjithashtu edhe shume mikrobe te tjera, te cilat luftojne çdo moment me mikrobet e keqija per te ruajtur ekuilibrin midis tyre dhe te dyja se bashku perbejne ate qe quhet fluora bakteriologjike intestinale. Kjo e fundit sherben per shperberjen e ushqimit ne elemente te ndryshem me te thjeshte, ne menyre qe te thithen nga qelizat qe ndodhen ne zorren e trashe, duke i percjelle me pas keto elemente ne trupin tone. Kur ky ekuiliber prishet ne favor te mikrobeve negative, ndodh fenomeni i diarrese, kjo per arsye se qelizat nuk mund te thithin “helmin” e leshuar prej tyre, duke shkaktuar jashteqitje te menjehershme te materialit ushqyes qe ndodhet ne te. Prishja e ekuilibrit Kur marrim antibiotike per te sheruar semundje te ndryshme, antibiotiket perfundojne edhe ne zorren e trashe. Aty antibiotiket eliminojne mikrobet e mira dhe te keqija, duke e varferuar fluoren bakteriologjike. Per kete arsye mjeket keshillojne qe te merren sa me pak antibiotike. Pas perdorimit te nje kure te gjate me antibiotike, keshillohet te merret fermentues, ne te cilin ndodhen miliarda baktere, qe sherbejne per rigjenerimin e zorres se trashe. Gjithashtu, per te kryer kete rigjenerim te zorres, rekomandohet te hahet shume kos. Por ekuilibri i zorres se trashe prishet edhe kur konsumojme ushqime te prishura, ose pime uje te papaster, ne te cilin ndodhen shume mikrobe. Ne kete rast mjeket keshillojne dezinfektim me ilaçe te ndryshme, pastaj riekuilibrim te baktereve si ne rastin e mesiperm. Por diarreja mund te shfaqet edhe nga semundjet e ndryshme qe ka zorra e trashe, si per shembull, kur ka skuqje te forta, kur ka hemorroide (majasell) edhe ne pjesen e brendshme te saj dhe jo vetem ne fillim te anusit, ose kur kemi kolit. Si mund te ndalohet Mjeket popullore keshillojne qe per te ndaluar diarrene eshte mire qe te pihet shume uje, pak i vaket, ne menyre qe te treten helmet dhe te lahet zorra e trashe. Me pas, me marrjen e nje apo dy kokrrave ilaç, ajo ndalohet. Perdorimi i ujit me rigon eshte nje tjeter menyre efektive per te frenuar diarrene. Rigoni eshte nje dezinfektues natyral dhe ndihmon shume mire ne tretjen e ushqimeve si dhe nuk lejon fermentimin e shpejte te tyre. Pasi te keni zier nje liter uje, hiqeni nga zjarri dhe hidhni ne te nje luge gjelle me rigon. Pergatitjen e lini per rreth 20 minuta, me pas e kulloni dhe uji pihet gjate dites. Gjate kohes qe jeni me diarre nuk duhet pire alkool, nuk duhen ngrene ushqime pikante, as fruta dhe perime, pasi treten me vonese. Femijeve me te medhenj, qe pranojne ushqim solid, u jepen banane, pilaf, si dhe drithera te ziera. Diarreja me shpesh shfaqet si fenomen kalues, si pasoje e semundjeve te tjera dhe nuk behet fjale per semundje serioze. Shumica e semundjeve, qe shoqerohen me te vjella dhe diarre, jane te lehta dhe reagojne mire ne terapi te rendomte. Menjehere pas shfaqjes se diarrese duhet filluar marrja e lengjeve. Sipas mjekeve, per kete semundje me e rendesishme eshte te pish sesa te hash. Rreziku me i madh gjate diarrese se rende eshte dehidrimi, pra humbja e ujit nga organizmi. Kurat popullore Manaferra Lengu i frutave Mendra dhe kamomili Nje kure tjeter popullore eshte dhe ajo e pergatitur nga 50 grame mender dhe 50 grame kamomil, te cilat perzihen se bashku. Nga perzierja merren tri luge gjelle dhe vendosen ne 500 ml uje te valuar. Mbyllen per dy ore dhe pihen. Para buke nuk duhet te embelsohen, ndersa pas buke duhet ta embelsoni çajin. Hudhra Frutat e bimet Karota Mersina Nje bime tjeter popullore qe rekomandojne mjeket per te kuruar diarrene eshte mersina. Per pergatitjen e kesaj kure nevojiten 15 deri 30 gjethe te copetuara mersine, te cilat hidhen ne nje liter uje dhe lihen te valojne per 5 minuta. Pasi ziejne lihen te mbuluara per 15 minuta. Kjo mase pihet e embelsuar nga 4 deri 6 luge gjelle ne dite. Çaji i levores se vidhit |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||