| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kane thene per Dashurine... (VII) E merkure, 07-06-2006, 12:39am (GMT1)
Martesa është fushëbeteja ku mbaron liria personale. Ekziston vetëm një zgjidhje për martesën pa dashuri: kjo është dashuria pa martesë. Martesa i ngjan vdekjes, sepse shumë njerëz arrijnë të përgatitur. Sido që të jetë, martohuni. Nëse merrni grua të mirë do të jeni të lumtur, nëse merrni grua të keqe, do të bëheni filozof. Ai që ende s'është martuar, ende s'ka bërë ndonjë ga-bim të madh. Martesa pa fëmijë është si dita pa diell. Martesa është përpjekje që t'i zgjidhim problemet së bashku, probleme që, po të ishim vetëm, kurrë nuk do t'i kishim. Nuk ka rëndësi me kë martohet njeriu, sepse është e sigurt se mëngjesin e ardhshëm do ta kuptojë që ai ka qenë dikush tjetër. Martesa shkon urtë e butë si vallja, plot shfaqje pleqërishte; pastaj vjen pendimi me këmbë të shtrembëra, që shkon përherë e më shpejt derisa zbret në fund të varrit. Martesa e bërë në sajë të kuptueshmërisë shpeshherë është më e suksesshme, se sa ajo e krijuar në sajë të dashurisë. Martesë e mirë do të ishte ajo midis burrit të shurdhër dhe gruas së verbër. Martesa nuk është gjë tjetër veçse një krijesë e çuditshme për të nxirë jetën e njeriut. Në martesën fatlume njeriu do mësuar se s'është më i lirë, por edhe nuk guxon të mësohet se është i martuar. Sidoqoftë, më mirë të jesh i martuar se i vdekur. Dashuria është tërë ajo që pas martesës mbetet pendesë. Martesa është ferr dhe parajsë. Puthja i ka gdhendur buzët. Puthjet janë lajmëtaret e zemrës. Momenti më i bukur në dashuri, qe vërtetë na deh, është hyrja: puthja. Duhet ditur se puthja e parë nuk jepet me buzë por me sy. Puthjet për gratë janë si gotat e verës për ne: një pastaj edhe një, derisa nuk shtrihemi. Kur puthja flet shumë, atëhere sigurisht nuk punohet për botimin e parë. Të puthësh është si të pish ujë deti. Sa më shumë të pish aq më shumë ndien nevojë. Kam puthur dhe kam pirë, gruan dhe cigaren e parë, të njëjtën ditë; prej atëhere s'kam pasur kohë kurrë më për cigare. Oshëtima e puthjes nuk është aq e vrullshme si e topave, por vrulli i saj zgjat më shumë. Njerëzit puthen që të mos grinden. Urrejtja dëmton shëndetin. Mendojmë se jemi të pastër, ngase urrejmë atë që nuk e dëshirojmë. Vetëm dashurohet dhe urrehet pa arsye. Kur urrehet deri në moshën dyzet vjeçare, urrehet përgjithmonë. Urrejtja është e shkurtër, kurse dashuria e pakufishme. Njerëzit gjithmonë urrejnë më së shumti atë që më së tepërmi e lakmojnë. Ashpërsia lind frikën, por vrazhdësia lind urrejtjen. Luftën e ka krijuar natyra, urrejtjen e ka gjetur njeriu. Xhelozia ushqehet me dyshim: ajo shndërrohet në çmendi ose zhduket fare në çastin kur nga dyshimi kalon në siguri. Aty ku ka dashuri, aty ka xhelozi. Xhelozia lind çdoherë me dashurinë, mirëpo jo çdoherë vdes me të. Vetëm qentë dashurojnë pa xhelozi. Zëri i xhelozisë është zëri i natyrës, kërkon monogaminë. Zemra bën gjithçka. Asgjë nuk eshtë më e ëmbël dhe më e fortë se zemra. Ç'është zemra? Gjë e rëndomtë: shëndet i mirë dhe kujtime të këqija. Mendimet e mëdha vinë nga zemra. Arsyeja nuk më ka mësuar për asgje: gjithë ç'di më ka dhënë, më ka zbuluar zemrën. Kush do ta kuptojë zemrën e tjetërkujt, duhet nisur nga vetja. Fitorja më e bukur është të fitosh zemrën tënde. Zemra më e pasur është ajo që as nuk blihet as nuk shitet, por vetëm dhurohet. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||