| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kane thene per Dashurine... (VI) E merkure, 07-06-2006, 12:33am (GMT1) Në dashuri është mbret ai që dashuron më së shumti. Dashuria që mund të vdesë nuk ka qenë dashuri. Engjejt e quajnë gëzim i qiellit, djajtë e quajnë vuajtje e skëterrës, njerëzit e quajnë dashuri. Turpi është mëkat i madh kundër dashurisë. Dashuria është epshi më pëshpëritës. Në luftë është si në dashuri: për të përfunduar duhet t'i shihet fundi. Dashuria është e verbër, miqësia përpiqet të mos shohë asgjë. Të jesh i dashuruar në vetvete, është idilë që zgjat tërë jetën. Dashuria është si lufta: fillon lehtë, por mbaron vështirë. Shumë njerëz që gjatë tërë jetës kanë dashuruar mund të flasin më pak mbi dashurinë, se sa fëmija i cili e ka humbur qenin para një dite. Jeni të përshëndetur gjithë ju që dashuroni! Mallkuar qofshin ata që asnjëherë nuk kanë pasur dashuri; më shumë mallkuar ata që ua pengojnë dashurinë të tjerëve. Dashurojmë, sepse dobësitë i kemi të njëjta Dashuria është ethe: ajo lind dhe zhduket, kurse dëshira e njeriut para saj nuk ka kurrfarë hise. Në dashuri si dhe në luftë, e drejta gjithmonë është në anën e të fortit, andaj femra që dashurojmë gjith-monë do të ketë të drejtë. Sqarimi i dashurisë është shkatërrimi i dashurisë. Dashuria është si fati: nuk do që të vrapohet pas saj. Më mirë të mos kesh fare, se sa ta humbësh dashurinë. Nuk është i dashuruar ai që nuk dashuron gjithmonë. Kush do drurin i do edhe degët e tij. Në dashuri, edhe shumë është pak. Biseda më interesante e dashnorëve është kur heshtin. Dashuria është sëmundje e rëndë e shpirtit. Në dashuri nuk ka shaka. Shumica fillojnë të shtiren se janë të dashuruar, që pastaj të jenë vërtetë të dëmtuar. Të mos jesh asgjë dhe të mos duash asgjë, është njësoj. Të gjithë ne jemi rezultat i dashurisë dhe i dalldisë. Gjuha e dashurisë ështënë sy. Dashuria është dobësia më fisnike e mendjes. Tragjedia e secilës dashuri është zemërgjerësia. Për dashuri, jo për urrejtje unë jam lindur. Lufta më e madhe e jetës sonë është dashuria. S'ka dashuri zjarrin e të cilës nuk e shuan martesa. Të martohesh do të thotë t'i dyfishosh përgjegjësitë dhe të humbasësh gjysmën e të drejtave. Martesa është shkencë. Njeriu gjithmonë ka dhe mund të bëjë punë më të rëndësishme se sa të martohet. Të ndershmit martohen shpejt, të mençurit kurrë. Njeriu martohet pse nuk gjykon, pastaj shkurorëzohet pse ka durim dhe në fund martohet sërish pse harron. Martesa vjen pas dashurisë, mu si tymi pas zjarrit. Martesa; Kështu quaj dëshirën e dyshes që dëshirojnë të shndërrohen në një, por do të bëhen më shumë se dy. Lidhja martesore është shkollë e lartë altruiste. Mosha ideale e mashkullit për martesë është rreth moshës nëntëdhjetë vjeçare, dy minuta para vdekjes. Martesa ka probleme të shumta, por jeta e vetmuar nuk ka kurrfarë kënaqësie. Martesa është varr i dashurisë, e gruaja kryqi mbi të. Nuk ka njeri më komik se filozofi i martuar. Martesa e lumtur edhe sot përbëhet prej treshes: burrit, gruas dhe televizorit. Martesa e dështuar është kur gruaja kalon aq kohë në kuzhinë sa ç'ka kaluar para pasqyrës para fejesës. Mosmarrëveshjet në martesë më së shpeshti fillojnë kur gruaja flet shumë, e burri dëgjon pak. Shumë martesa janë dënime me vdekje, ekzekutimet zgjasin me vite. Bashkëshortët jetojnë më gjatë se të vetmuarit. Mirëpo, për ata kjo është dënim. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||