| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kane thene per Dashurine... (V) E merkure, 07-06-2006, 12:31am (GMT1)
Të frikësohesh nga dashuria do të thotë të frikësohesh nga jeta, e ata që frikësohen janë tri herë të vdekur. Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë. Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë. Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë. Më mirë të dashurosh dhe të humbësh, se sa asnjëherë të mos humbësh. Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti. Një dashuri është, por kopje të saja ka me mijëra. Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen. Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha. Dashuria është prore fisnike dhe e bukur, por e vërteta kujdeset që ajo të kalojë nëpër pyllin e hithërave. Ç'është risia? Një ëndërr. Ç'është dashuria: përmbajtja e ëndrrës. Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër. Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes. Më fatkeq nga të gjithë njerëzit është ai që nuk dashu-ron më, e që nuk mund të harrojë dashurinë e parë. Dashuria është jeta, është lumturia që ia mbush zemrën, është atmosfera ku ajo merr frymë si të dojë, është himni i amshuar që ia drejton krijuesit. Dashuria është fizikë, ndërsa martesa kimi. Dashuria është si zogu, që më shumë dëshiron dënim nga një dorë se lëmoshë nga dora tjetër. Në dashuri është e lejuar çdo gjë: himni, tradhtia, mashtrimi. Rruga më e gjatë për në varr është rrruga e dashurisë Dashuria sheh përmes syzeve magjike, të cilat bakrin e shndërrojnë në ar, varfërinë në pasuri e guralecët në margaritarë. Kur njeriu ka dashuri, s'ka frikë. Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar. Dashuria është moralisti më i këndshëm dhe më i qetë. Dashuria platonike është vullkan pa erupcion. Dashuria është ajo pa të cilën nuk mund të jetohet. Shumicës së njerëzve u duhet më shumnë dashuri, se sa e meritojnë. Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu. Dashuria është tërë jeta e gruas, kurse një episod në jetën e mashkullit. Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë. Sigurisht, është vështirë të jesh pa dashuri tek ende ke dëshirë të dashurosh, por shumë më vështirë të të dashurojnë kur nuk e do më dashurinë. Ai u martua me të sepse e dashuroi. Ajo e deshti atë,sepse u martua. Ç'është dashuria? Rast i volitshëm për dhembje të gjatë. Koha zakonisht është e bukur, kur bën dashuri. Besnikët njohin vetëm anën triumfuese të dashurisë, kurse të pabesët edhe tragjiken. Më ëmbël se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja. Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë. Kur dikush dashuron, ai fillon ta mashtrojë vetveten dhe përfundon duke mashtruar të tjerët. Antitezë e dashurisë nuk është e thënë të jetë përherë urrejtja. Mund të jetë një dashuri e re. Kur njeriu kupton pse dashuron, atëhere pushon së dashuruari. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||