| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kane thene per Dashurine... (IV) E merkure, 07-06-2006, 12:29am (GMT1)
Miqësia dhe dashuria janë dy lule në një rrënjë. Vetëm se dashuria ka disa petale më shumë. Ku sundon dashuria nuk ka as të mëdhenj as të vegjël. Në qoftë se miqësia nuk përmban dashuri, dashuria përmban miqësi. Dashuria është e amshuar deri sa zgjat. Ikja është fitoria e vetme në dashuri. Dashuria është më e vjetra, më e reja, e vetmja ngjarje botërore. Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde. Dashuria është shpesh rezultat i kurorëzimit I frikohemi vetëm atij që e duam. Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson. Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mëshira. Dashuria është si supa: lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shuraë të ftohta. Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha. Kur ndonjë dashurie i vjen fundi, të dobëtit kukasin dhe menjëherë gjejnë dashnore të reja, kurse të mençurit me kohë i kanë pasur të rezervuara. Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari. Dashuria nuk ka vite. Ajo lind çdoherë. Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur. Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit. Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë. Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën. Dashuria është zjarr i furishëm. Atë s'mund ta shuajë dot as uji i bekuar. Madje as gjaku. Pregeli Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta. Të lutem, më duaj pak, në qoftë se dëshiron të më duash gjatë. Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë. Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit. Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen. S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme. Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë. Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia. Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten. Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët. Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos. Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë. Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur. Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet. Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||