| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kane thene per Dashurine... (II) E marte, 06-06-2006, 11:19pm (GMT)
Barra e madhe mund për deve, dashuria e madhe mund për zemër. Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari. Dashuria as nuk mundet të blihet, as nuk mundet të shitet. Çmimi i vetëm i dashurisë është dashuria. Dashuria është e verbër, por shihet prej së largu. Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez. Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë. Me atë që duhemi, tallemi më së shumti. Çdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes. Bukuria për një herë, dituria për gjithë herë. Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket. Bukuria është premtim i fatit. Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë. Ishte e bukur si gruaja e huaj. Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon. Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë. Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri. Bukuria frenon çdo zemërim. Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur. Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari. Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër. Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha. Vetëm e vërteta është e bukur. Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës. Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun. Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit. Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet. Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen. Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim. Të bukurave çdo gjë u falet. Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim. Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve. Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve. Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël. Nga të gjithë budallallëqet që bën një vajzë, më i madhi është dashuria e saj e parë. Njeriu ka shumë dashuri të mëdha e të vogla në jetë, por ka vetëm një dashuri të parë. Në dashurinë e parë gruaja do dashnorin, në të tjerat do dashurinë. Ai që të detyron të qash, ai edhe të do. Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s'ka asnjë shije. Kur njeriu e ka zemrën plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa. -Pse dashuron? Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë. Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetvetja. Kush nuk mund të tregojë sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët. Dashuria është iluzion. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||