| Zemra Shqiptare | ||||
|
Pas lindjes jeta seksuale me ka ndryshuar... E shtune, 13-10-2007, 12:01am (GMT1) Të dashur lexues të revistës “SPEKTER” Unë sot filloj rubrikën “JU PYESNI UNË PËRGJIGJEM “në të cilën unë do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja për probleme seksuale. Më pyesni për çdo gjë që dëshironi të dini lidhur me seksin, unë do të mundohem t’u përgjigjem sa më kuptueshëm. Shpresoj që kjo të ndihmojë jetën tuaj seksuale dhe të zbukurojë jetën në përgjithësi. Mua mund të më kontaktoni për pyetje dhe gjithçka tjetër në adresën e e-mail: edukimseksual@yahoo.com Me respekt për ju të gjithë Dr. Adem Harxhi. PAS LINDJES JETA SEKSUALE MË KA NDRYSHUAR PYETJE: Nga një nënë e re PËRGJIGJE: Në këtë rast duhet të kërkosh ndihmën e një mjeku. Por, po qe se fajëson mënyrën se si e ke organizuar jetën tani, pra stilin e jetës tënde që ndryshoi pas lindjes së fëmijëve (unë besoj që kjo është arsyeja e vërtetë), ti duhet të bësh diçka më shumë për veten tënde, për burrin tënd dhe për marrëdhëniet me njeri-tjetrin. Mos kërko fëmijë të tjerë. Jeta jote do të bëhet më e stresuar po të lindësh edhe një fëmijë tjetër. Jepu prioritetin marrëdhënieve me burrin. Juve u duhet më shumë kohë që ta kaloni së bashku. Kjo është e nevojshme për të karikuar bateritë e marrëdhënies tuaj, që tanimë janë shkarkuar. Pasi të kesh vendosur dhe të jesh përgatitur për të filluar përsëri jetën seksuale dhe për këtë mendo seriozisht, kërko dikë nga të afërmit (prindërit ose gjyshërit) që të kujdesen për fëmijët e tu për disa orë, ose për një fund-jave. Bashkë me burrin shkoni në një hotel ose motel, qoftë edhe për disa orë dhe rinjihni e rikujtoni marrëdhëniet që keni patur dikur me njëri-tjetrin. Kujtimet e këtyre momenteve speciale do ta bëjnë marrëdhënien të zgjasë për shumë kohë, por jo për gjithmonë. Ashtu siç u zbehen kujtimet e bukura të marrëdhënieve tuaja të viteve të hershme, ashtu do të zbehen dhe këto. Vetëm po t’i rinovoni herë pas here, mundësisht çdo javë, ato do të zgjasin pambarimisht. Gjeni mundësinë që çdo fund jave ta kaloni së bashku jashtë shtëpisë. Mundohuni të rrini sa më shumë bashkë edhe në shtëpi. Në qoftë se edhe kjo mënyrë nuk ka sukses, pa humbur kohë, të dy së bashku kërkoni ndihmën e seks-terapistit. Pyetje: Mund të duket një pyetje për të qeshur, por unë do ta bëj. Pres që burri të vijë për pushime pas një viti në emigracion. Do të qëndrojë rreth një muaj. Sapo llogarita se tamam në kohën që ai vjen më bie të kem periodat. Nuk ka nevojë të them se kjo do të prishë planet e mia për ta gëzuar seksin me burrin tim pas një viti larg, por do të na pengojë të shkojmë dhe diku në det për të kaluar pushimet. A ka ndonjë mënyrë të sigurt për të ndryshuar ciklin tim? Përgjigje: Por pyetja jote më jep rastin të them pak fjalë këtu për atë që quhet supresioni i menstruacioneve, një metodë që bën të riskedohet koha e menstruacioneve kur ajo bie gjatë pushimeve, natën e parë të martesës, gjatë muajit të mjaltit, pra më së fundi kur ju do të takoheni me burrin tuaj në emigracion. Cikli menstrual i një gruaje të shëndetshme mund të ndryshohet vetëm po qe se ajo është duke marrë pilula antikonceptive dhe i ka përdorur ato për disa cikle. Ka rëndësi lloji i pilulave që gruaja përdor. Në çdo rast kur mendoni ta bëni këtë ndryshim të periodave duhet të këshilloheni me doktorin dhe gjinekologun, përpara se të vendosin të rregullojnë ciklin tuaj menstrual. Për të kapërcyer një periodë të tërë veprohet në këtë mënyrë: Ato gra që përdorin paketat me kontraceptivë 28-ditëshe.Kur të arrini në fund të pilulave aktive hormonale në pako, filloni kompletin tjetër të pilulave aktive, mos i përdorni pilulat inaktive ose placebo të paketës së parë. Ato që përdorin paketa 21-ditëshe Në vend që të shkoni nëpër javën pa pilula, filloni menjëherë paketën tjetër me pilula aktive.Përdorimi i vazhdueshëm i hapeve aktive sposton menstruacionet. Ideja është që të përdoren çdo ditë pilula aktive. Mund të ndodhë që edhe pas kësaj ju të konstatoni disa pika gjaku menstrual. Edhe njëherë, kjo duhet të rekomandohet, të rishikohet dhe të aprovohet nga doktori. Në qoftë se ka kohë të mjaftueshme prej sot deri sa ty të vjen burri, ose për herë të tjera, një opcion tjetër i përshtatshëm është Depo-Provera. Siç dihet Depo-Provera është një kontraceptiv vetëm me progesterone që merret çdo tre muaj me injeksion. Depo–provera ndërpret ciklin menstrual, por i bën periodat e gruas më pak të rregullta. Shumë gra që e përdorin Depo-Proverën, vënë re pak gjak midis periodave. Disa grave të tjera nuk u vijnë periodat për një farë kohe edhe pas ndërprerjes së Depo-Proverës. Kohët e fundit është në provë një pilulë e re për kontrollin e lindjeve e quajtur Lybrel. A është mirë që t’i evitojmë plotësisht periodat? |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||