| Zemra Shqiptare | ||||
|
Një make-up për ngjyrën e syve të mi E enjte, 26-07-2007, 08:34pm (GMT1) Nuancat e pranverës janë plot ngjyra: rozë, violë, rosa, viola, . Por edhe e gjelbër, e kaltër, e verdhë dhe portokalli. Por tonet asnjëherë nuk duhen zgjedhur rastësisht. Kërko nuancën që e bën më të thellë ngjyrën e syve të tu. Portokalli për sytë blu
Për të mos e ngarkuar shumë shikimin shmangni përzierjen e më shumë se dy hijezuesve. Shpërndajeni nuancën më të errët në rrëzë të qerpikëve për ta bërë vështrimin më të thellë dhe vazhdoni më tonin më të çelët në pjesën e harkuar për t’i bërë sytë më të mëdhenj. Mos harroni një detaj: tonalitetet më të errëta të çdo ngjyre u shkojnë femrave më të pjekura, kurse tonet pastel atyre më të reja. Edhe nëse sytë blu janë shumë të ndjeshëm, ekspertët thonë se mund të përdorni çdo lloj hijezuesi, mjafton që produktet të jenë të testuara. Bezhë për sytë e gjelbër
Për të zgjatur sa më shumë qëndrimin e pluhurave mbi qepalla, mos përdorni krem hidratant, por fondëtintë, sepse krijon nja bazë fiksuese. Për të mos i skuqur sytë gjatë heqjes së makijazhit, me një tampon pambuku të zhytur në sulucion pastrues për sytë, hiqni me kujdes pluhurat, por pa i fërkuar sytë. Shpëlajini më ujë të ftohtë. Bronz për sytë gështenjë Kafja është universale, u shkon të gjithave. Në rastin e flokëve dhe syve të zinj, si Penélope Cruz, duhet një nuancë e ngrohtë, kafe ose bronz, për t’u kombinuar edhe me një pluhur tjetër në ngjyrë perle ose vanilje. Një alternativë tjetër? E gjelbër pylli. Sa për flokët e kuq, synoni ngjyrat e ftohta si plumbi dhe më pas ekuilibroni ngjyrën e flokëve me atë të syve duke përdorur një ton ngjyrë rëre ose bezhë të qartë. Jeta
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||