| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ngjyra e 2008-s E diel, 24-06-2007, 11:00pm (GMT1) Floke Gri: si një 20 ashtu edhe 50-vjeçare
“Forca në karakter nuk është e thënë se ekziston nëse lyen flokët. Por nëse për disa është shenjë pleqërie, për të tjerë është shenjë personaliteti” – kështu është shprehur modelja, sot 48 vjeçe, gjithashtu drejtoreshë e sallonit të alta modës së Christian Lacroix. Kështu pra, grija është e bukur, të bën të dëshiruar, shton kureshtjen, të paktën kështu thotë edhe Shyda Debarry, 38 vjeçe, të cilën në rruge e ndalojnë për të njohur sekretet e saj, si mundet të përftohet ky pluhur kripe, si të kthehesh ne ngjyrën natyrore dhe cilin trajtim është i nevojshëm. “Kur isha e vogël, endërroja të kisha flokët të gjithë të bardhë si gjyshi im. Për momentin i kam flokët si ngjyre kripe-piper. Kjo thote shumë për atë që jam. Dua të shihem të plakem në mënyrë natyrale.” – thote Shayda.
“Flokët e mi janë të tërë të bardhë që kur kam qene 20 vjeç, dhe kurre nuk kam pasur dëshirë t’i lyej. Eshtë shumë argëtuese të kesh flokët e bardhë ndërkohë që je shumë e re. Vazhdoj të shoh nëpërmjet flokëve të mi, diçka që është krejtësisht e imja,– kështu shprehet Chantal Hamaide, drejtoreshë e revistës Intramuros. Për të, eshte si të jesh një kafshë që gjithmonë kërkohet, diçka e rrallë, unike, origjinale, një lloj forme e dandizmit (dandizem – njeri i rafinuar, qe i kushton shume vemendje aparences).
Sipas një eksperti i pyetur nga “Le Monde”: “Grija do të jetë ‘leit-motif’ i sezonit pranvere – vere 2008. Ofron mijëra mundësi, nga kontrastet më të forta deri te ato më të zbehura, më interesante. Eshtë e vështirë të krahasohesh gjithmonë me dualizmin bardhë – e zi, e re – e vjetër, e mirë – e keqe. Grija thotë se ekzistojne dhe gjëra të tjera. Spekter
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||