E premte, 04-07-2008, 07:57am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
 » Psikologjia - Shoqëria
 » Dashuria & Eros
 » Moda Estetika
 » Shëndeti
 » Shkenca & Teknologjia
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shoqëria » Moda Estetika
 
Ngjyra e 2008-s
E diel, 24-06-2007, 11:00pm (GMT+1)

Floke Gri: si një 20 ashtu edhe 50-vjeçare

PARIS: Sipas kërkuesve të stilit dhe tendencave më të fundit, do të bëhet një modë dhe tashme është një fenomen në rritje prej disa vitesh, i përforcuar edhe nga filmi “Maria Antonietta” me regji te Sofia Coppolas. Tendenca e flokëve gri, qofsh 20 apo edhe 50 vjeç: është imazh në sintoni me principet e ditëve të sotme, të pranosh veten, të frymëzohesh nga  mirëqenia dhe humori i mirë. Për më tepër, grija është një ngjyrë elegante, siguruese, fine, delikate, i ndershem, qetesuese. Më e famshmja midis bukurosheve, me floke ngjyre argjendi, është Marie Sezner, topmodelja më e preferuar e Christian Lacroix.

“Forca në karakter nuk është e thënë se ekziston nëse lyen flokët. Por nëse për disa është shenjë pleqërie, për të tjerë është shenjë personaliteti” – kështu është shprehur modelja, sot 48 vjeçe, gjithashtu drejtoreshë e sallonit të alta modës së Christian Lacroix.

Kështu pra, grija është e bukur, të bën të dëshiruar, shton kureshtjen, të paktën kështu thotë edhe Shyda Debarry, 38 vjeçe, të cilën në rruge e ndalojnë për të njohur sekretet e saj, si mundet të përftohet ky pluhur kripe, si të kthehesh ne ngjyrën natyrore dhe cilin trajtim është i nevojshëm.

“Kur isha e vogël, endërroja të kisha flokët të gjithë të bardhë si gjyshi im. Për momentin i kam flokët si ngjyre kripe-piper. Kjo thote shumë për atë që jam. Dua të shihem të plakem në mënyrë natyrale.” – thote Shayda.

Ndërsa për Berndard Andrieu, professor epistologjie në Universitetin Nancy, “këto femra, të përballura me një ndryshim natyral, e bëjnë dhe e adoptojne në diskutime si ideologjike edhe estetike, duke u hakmarrë ideologjikisht, ndaj vendosmërisë së natyrës, e cila renditet përkrah standardeve që i imponohen feminilitetit dhe joshjes; estetikisht, duke imponuar nje zgjedhje që dalëngadalë, bëhet një lloj kodi i ri. Si në njerin ashtu edhe në tjetrin rast, është një mënyrë të thëni, që femrat nuk duan më të durojne normat kulturore të imponuara kundrejt trupit të tyre.”

“Flokët e mi janë të tërë të bardhë që kur kam qene 20 vjeç, dhe kurre nuk kam pasur dëshirë t’i lyej. Eshtë shumë argëtuese të kesh flokët e bardhë ndërkohë që je shumë e re. Vazhdoj të shoh nëpërmjet flokëve të mi, diçka që është krejtësisht e imja,– kështu shprehet Chantal Hamaide, drejtoreshë e revistës Intramuros.

Për të, eshte si të jesh një kafshë që gjithmonë kërkohet, diçka e rrallë, unike, origjinale, një lloj forme e dandizmit (dandizem – njeri i rafinuar, qe i kushton shume vemendje aparences).

Shija e natyrales, antipatia për falsitetin, gjera jo perfekte që krijojne cilësi – këto janë karakteristika që kanë gjithmonë e më shumë femra dhe që sipas  LE MONDE, pershkruhen edhe si: “të reja, të bukura, aktive, të stiluara, pa komplekse për shenjat që le koha”.

Sipas një eksperti i pyetur nga “Le Monde”: “Grija do të jetë ‘leit-motif’ i sezonit pranvere – vere 2008. Ofron mijëra mundësi, nga kontrastet më të forta deri te ato më të zbehura, më interesante. Eshtë e vështirë të krahasohesh gjithmonë me dualizmin bardhë – e zi, e re – e vjetër, e mirë – e keqe. Grija thotë se ekzistojne dhe gjëra të tjera. 

Spekter

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit

Ndryshoni Pamjen
[Krye]