| Zemra Shqiptare | ||||
|
Agnesa Vuthaj E merkure, 06-06-2007, 10:56pm (GMT1)
Agnesa Vuthaj lindi më 8 shkurt 1986 në Istog. Ajo u zgjodh Ajo nuk ia ka dorëzuar kurorën fitueses së kaluar Shqiponja Vllahnas me arsyetimin se gara nuk ishte institucionale. Ajo ka punuar si vullnetare për Kryqin e Kuq të Kosovës, që nga viti 2001, duke ndihmuar familjet e varfra, fëmijët jetimë dhe të tjerë. Ajo, gjithashtu ka punuar në OJQ-në "Vizioni" në vendlindjen e saj, Istogu. Ka qenë e vetmja bukuroshe Miss Kosova, që është pritur nga presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Agnesa Vuthaj organizoi "Miss Kosova 2006" me datë 23 shtator 2006. Ajo zgjodhi edhe bashkëpuntorët si fotografin e mirënjohur Fadil Berisha. Por mysafir special në krah të saj do të jetë edhe John Mattheu, organizator i spektakleve botërore të bukurisë si “Miss Univers 2005”, “Miss Gjermania”, “Miss India” etj.
Agnesa Vuthaj është studente në dy universitete private: Arena e Arsimit Bashkëkohor (AAB) dhe Kolegji “Fama”. Në të dy universitetet, ajo nuk paguan asgjë, pasi që mundësinë për studime pa pagesë, ia ka siguruar titulli “Miss Kosova 2003”. Wikipedia
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||