| Zemra Shqiptare | ||||
|
Dimri erdhi. Kujdes trukun E hene, 21-01-2008, 04:11pm (GMT1)
Përdor korrektorin Për të minimizuar qeskat dhe rrathët e syve nevojitet një produkt i lëngshëm, i cili duhet të përhapet me një penel. Kështu është më e thjeshtë të merret kremi nga vazoja dhe të aplikohet deri në perfeksion. Për një rezultat sa më mbulues, produkti mund të përhapet me goditje të lehta. Një sekret Korrektori duhet të vendoset përreth syve, në hundë dhe në buzë. Këto janë pikat kritike që mund të shkatërrojnë make up-in. Shpërhap fondëtintën Ngjyra e duhur e fondëtintës duhet të jetë identike me ngjyrë e lëkurës, por pak më e errët sesa korrektori. Për të kuptuar se cili është toni më i përshtatshëm, duhet të provohet direkt e në fytyrë dhe qafë, por jo në pulsin e dorës, siç veprohet zakonisht. Sepse kjo është një zonë shumë pak e ekspozuar në diell dhe ka ngjyrë më të hapur sesa lëkura. Një sekret Për të shpërndarë më mirë fondëtintën, në fillim duhet të bësh një peeling të lehtë për të zbutur lëkurën. Më pas duhet të përdorësh një penel i madh me majë të sheshtë. Vendos rimelin Për një rezultat sa më të pastër, merr një pasqyrë të vogël, vendose nën mjekër dhe shihu në të: qerpikët janë gati për t’u lyer. Rimeli i duhur? Varet nga furça. Ajo gjysmë me qime e gjysmë me krehër intensifikon vetëm një pjesë të qerpikëve. Ajo në formë tubi e shpërndan produktin në gjithë gjatësinë. Furça plastike është ideale për të ndarë dhe lyer më mirë qerpikët. Një sekret Për të zmadhuar sytë, vendos më shumë rimel në qendër. Kurse duke e aplikuar edhe tek qerpikët e cepit, i bën sytë më të rrumbullakët. Shumo hijezuesin Për ta shpërndarë sa më mirë në lëkurë duhen tre penela. Ai prej sfungjeri shpërndan ngjyrën e plotë, ai më i denduri është ideal për të rregulluar detajet, i treti me fije të hapura lë në lëkurë vetëm një hije pluhuri. Ngjyrat më të errëta aplikohen pranë qerpikëve, më të shndritshmet në harkun poshtë vetullave. Një sekret Për një efekt “glossy” zgjidh një hijezues kremoz. Prefero një pluhur kompakt nëse dëshiron goditje drite më të forta. Apliko buzëkuqin Për një rezultat perfekt, vendos buzëkuqin në pjesën qendrore të buzës së sipërme. Shpërndaje ngjyrën duke përkufizuar në fillim dy segmentet që formojnë harkun e buzës dhe më pas dy cepat. Një sekret Nëse dëshiron një gojë mishtore, vendos buqëkuqin mbi buzë dhe më pas përhap një gloss të së njëjtës ngjyrë. Rëndoje më shumë në pjesën qendrore. Përcakto pudrën Sekreti për të zbuluar se ku duhet të vendoset pluhuri i mollëzave është të buzëqeshësh para pasqyrës. Kështu bëhen të dukshme zonat e duhura. Për të mos gabuar me skuqjen, është mirë të zgjedhësh dy tonalitete: rozë, portokalli dhe kafe. Të parat ngrohin ngjyrën e lëkurës, e dyta përkufizon konturet e fytyrës. Një sekret Nëse ke vendosur shumë pluhur, apliko me penel një pudër të tejdukshme. Shërben për të krijuar një shumim më të ëmbël. Jeta
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||