| Zemra Shqiptare | ||||
|
Tekat e stinës së ftohtë E premte, 18-01-2008, 04:03pm (GMT1)
Një dimër me geta Vija, zig-zage dhe fantazi shumëngjyrëshe. Mos ngurroni t’i vishni me të gjitha rrobat që ju ndodhen në gardërobë. Tundohuni nga ngjyrat dhe e hijeshia e këmbëve të mbuluara me fantazi. Për një dimër të tërë. Këmbë elegante Praktike dhe të rafinuara: ja çorapet e reja pa shputa. Komode, të ngrohta, të këndshme. Ose joshëse në tyl transparent. Tundohuni nga modelet e stinës së ftohtë. Për një dimër të nxehtë Çorapet më seksi dhe të parezistueshme. Të holla, të errëta, fine. Dielli të bën ta dëshirosh? Edhe dimri mund të bëhet i nxehtë. Nuk e besoni? Provoni koleksionet e reja të çorapeve. Dhe mos harroni. Zhartierat në këtë rast janë të domosdoshme. Si lolitë Fantazi e ëmbël dhe teka fëminore. Një botë e tërë me çorape zbavitëse për të shpërthyer fantazinë edhe në ajrin e akullt. Ndihuni si lolita me çorapet deri tek gjuri me dizajne dhe ngjyra të çmendura. Jeta
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||