| Zemra Shqiptare | ||||
|
Katerina Boci, Vajza nga Lushnja stiliste ne SHBA E premte, 04-01-2008, 04:56pm (GMT1)
“Katerina është një artiste me energji ngjitëse për krijimtarinë, modelimin dhe vetë jetën”,-thekson botuesi i “”Couture Fashion Ëeek”, Andres Aquino. “Pjesmarrja e saj në këtë ngjarje të madhe të modës, me siguri do të sjellë më shumë mirënjohje për këtë stiliste të talentuar, e cila vazhdon të zhvillohet dhe të shkëlqejë në fushën e saj, për të cilën ajo ka pasion të madh”. “Couture Fashion Ëeek” dhe “Bridal Fashion Ëeek” janë ditë më shumë ngjarje për të prezantuar modele luksi dhe modë të mirë, duke përfshirë edhe veshje mbrëmjesh dhe elegante, veshje nusesh, po aq sa edhe shfaqje aksesorësh. Këto aktivitete përfshijnë klientë të klasit të lartë, VIP-a të ftuar, median si dhe blerës të zgjedhur dyqanesh të dorës së parë. Dy ngjarjet përfshijnë edhe një sërë zbavitjesh si kokteile dhe festash, të cilat do të mbahen në Nju Jork, Palm Beach, Florida dhe qytete të tjera të zgjedhura.
Vajza nga Lushnja që gjeti ëndrrën në SHBA Stilistja shqiptare, Katerina Boci ka lënë Shqipërinë në mes të vitit 2001, së bashku me dy vajzat, bashkëshortin dhe mamanë e ve, të cilën e quan krahun e vet të djathtë dhe mikeshën me të mirë, për shkak të mbështetjes që i ka dhënë. Ajo jetoi në një apartament me dy dhoma, duke punuar në një restorant italian, ndërkohë që e ëma kujdesej për dy vajzat e saj. Sot ajo shet fustanë për trefishin e shumës së parave me të cilat erdhi në SHBA dhe e gjithë kjo ishte fat për Katerinën. Ajo ishte martuar në vitin 1992, kur ishte 20 vjeç me një oficer policie, burri i saj prej 14 vitesh. Ajo mori dy dëshmi nga një program prestigjioz i Universitetit të Oksfordit në Lushnje, kohë kur dëshiroi të bëhej një diplomate, pa e menduar kurrë se do të bëhej një stiliste. Tashmë, Katerina Boci është një nga stilistet më të lakmuara në Detroit, ndërkohë që është ftuar të marrë pjesë në mbrëmjen më të madhe të Modës, që organizohet në Nju Jork. Shekulli
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||