| Zemra Shqiptare | ||||
|
Garderoba e Britney Spears E diel, 02-12-2007, 07:44pm (GMT1)
Xhinse tepër të ngushta dhe çizme të njëjta Një baule, jo dy të tilla Se çfarë ka vendosur brenda dy çantave të mëdha të njëjta nga forma dhe ngjyra, nuk dihet, por Britney preferon të jetë e sigurt se ka me vete gjithçka që i nevojitet. Stili gjimnastikës Kurrë pa syzet e diellit Duke u nisur nga imazhet e shumta që paraqesin ish këngëtaren me syze dielli madje edhe në orët e vona të mbrëmjes, arrijmë në një konkluzion të vetëm, se Brit është tepër e pasionuar pas syzeze. Moda e tyre? Nuk ka rëndësi nëse janë të modës së fundit, apo jo, rëndësi ka që ato të jenë prezent në fytyrën e këngëtares pothuajse në çdo rast. Qëllimi i tyre është një dhe i vetëm, të mos bjerë shumë në sy. Gjithçka në pah Një gjë është tepër e qartë: Britney nuk adhuron të vesh të brendshme. Nëse do t’i referoheshim fotove të disa kohëve të mëparshme do të arrinim në përfundimin se Brit mund të ketë ‘alergji’ nga të brendshmet ndaj shpesh herë në festa të ndryshme nuk i ka mbajtur veshur fare ato, kjo ka ndodhur më shpesh gjatë stinës së verës. Veshjet e saj sensuale nuk kishin sesi të mungonin në një stinë kaq të nxehtë, ku spikasin pantallonat e shkurtra stili denim. Një veshje që këngëtarja e ka mbajtur veshur gjatë stinës së verës, jo vetëm gjatë ditës por edhe në mbrëmje. Tepër e shkurtër! Ndërsa përpiqej të hynte në makinë, Brit është fotografuar pa të brendshme. Faji ka qenë i tërë i veshjeve të shkurtra, të cilat nuk kanë qenë të përshtatshme për veprime të tilla. Edhe pse ka parë këto foto disa ditë më pas, Brinty nuk ka ndryshuar stilin e veshjes, dhe nuk është përpjekur t’i zgjas ato, veshjet e saj tepër, tepër të shkurtra. Zonja e kapelave Me përbërje leshi, sportive, stil marinari, stil sherifi ... Kapela është një ndër aksesorët e tjerë të shumtë në gardërobën e biondes, ajo është e pranishme pothuajse në çdo kohë, sidomos pas qethjes së flokëve të saj zero. Ajo që deri më parë është parë me të vetmin qëllim për të mbuluar mungesën e flokëve, tani është bërë një aksesor i pandarë nga jeta e saj, që mund të marrë emrin e firmës së stilit Britney. Bionde, brune ... apo flokë kuqe? Britney ka luajtur shumë me ngjyrën dhe gjatësinë e flokëve. Për të mbuluar defektet e qethjes zero, ka kërkuar ndihmë tek parukieri, i cili i ka rekomanduar paruket e llojeve të ndryshme, të cilat e kanë ndihmuar të ndryshojë jo vetëm gjatësi floku, por edhe ngjyrë të tij, stil duke u përshtatur me tekat e momentit. Çfarë konfuzioni! Ajo që mungon në stilin e Britney është një linjë e mirëfilltë stili. Pra këngëtarja e muzikës pop nuk është se shquhet shumë për performancën e saj moderne. Edhe pse vishet sipas mënyrës së saj, ndonjëherë harron të vështrojë edhe defektet që shfaqen në veshjet. Njëri prej këtyre defekteve nuk ka nevojë për shumë përqendrim, është tepër i dukshëm në getat e saj. Sot
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||