| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ja si të rikuperojmë vezullimin e fytyrës, në sezonin e vjeshtës E premte, 12-10-2007, 11:21pm (GMT1) Mbrojtja nga radikalet e lira duhet bërë gjatë gjithë vitit
Nga Leontina Nika Për të pasur një fytyrë plot jetë dhe vezulluese, sezoni më i përshtatshëm është pikërisht vjeshta. Kjo periudhë është më e përshtatshmja sipas specialistes Elda Tomçini për të rikuperuar sulmin e ashpër që i bëjnë rrezet diellore gjatë sezonit të nxehtë lëkurës së fytyrës. Çdo femër kur kthehet nga pushimet e verës ndodhet përballë shqetësimit të tharjes së tepërt të fytyrës. Ato që vuajnë më shumë këtë problem janë femrat të cilat kanë tip lëkure fytyre të thatë. Por jo vetëm tharja e fytyrës është shqetësim, edhe njollat e zeza janë problem për çdo femër. Edhe në këtë periudhë nuk duhet të neglizhohet përdorimi i kremit të ditës me filtra mbrojtës spf 15, pasi kjo është shumë e domosdoshme për gratë që kanë probleme me njollat në sezonin vjeshtë-dimër. Trajtimi i njollave bëhet me preparate, të cilat duhet të përdoren në darkë pas trajtimit të fytyrës me late dhe tonik. Këto medikamente mund të jenë në forma të ndryshme, si ampulë, serum, xhel dhe krem. Përdorimi i tyre duhet të aplikohet me shumë kujdes, duke iu përshtatur tipit të lëkurës, (e thatë, normale dhe yndyrshme) estetistja Tomçini rekomandon se personat me lëkurë normale apo të yndyrshme iu përshtatet më mirë ampula dhe xheli, pasi aplikimi i kremit është më i lehtë, por shumë më i vështirë për t’u përthithur. Ndërsa tek fytyrat e thata është më specifik përdorimi i kremit, ndërkohë që në raste emergjente serumi dhe ampulat japin një efekt më të shpejtë dhe anë të rekomandueshme. Ajo që nuk duhet të harrohet asnjëherë është fakti që fillimisht duhet t’i aplikojmë kremrat në pjesën e njollave, dhe vetëm në momentin që preparatet kanë bërë efektin zbardhës, mund t’i përdorim në të gjithë fytyrën për të krijuar njëtrajtshmëri.
Shkaku i daljes së njollave në fytyrë, ka origjina të ndryshme - ekspozimi në diell i fytyrës në mënyrë të pa mbrojtur Sipas studimeve të fundit estetike, një shkak shumë domethënës për shfaqjen e njollave është edhe shkëputja e radikaleve të lira, të cilat në sezonin e nxehtë këto janë në sasi të madhe, ku edhe stresi është një shkatërrues tjetër. Radikalet e lira e bëjnë sulmin në fytyrë, nëpërmjet uljes së rezistencës së lëkurës si dhe humbjen e elasticitetit, dhe në këtë lloj mënyre ata shfaqin plakjen e parakohshme. Por estetistja thekson si shkaktar të rënies së shkëlqimit dhe mungesën e gjumit. Zgjedhja e kremit për njolla Ajo çka është më kryesorja, të gjitha preparatet, të cilat janë të këshillueshme për eliminimin e njollave duhet të kenë në përbërjen e tyre acid koik, retinal, retinal acid glikolik si dhe vitaminat C dhe E. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||