| Zemra Shqiptare | ||||
|
Veli Sahiti - Trix E enjte, 29-04-2004, 06:40pm (GMT) VELI SAHITI: GRUAN E KAM BIONDINË, POR ME ËNDJE IU KËNDOJ ZESHKANEVE Nga Korab Lecaj
Kështu nisi rrugën e vështirë dhe të bukur të artit Veli Sahiti, solisti i rok grupit të famshëm TRIX. Tashmë një baba rreth të pesëdhjetave, me mjekër pak të thinjur, elegant, i veshur me një sako me katrorë, me një palë xhinsa, e sheh të ulur në një qoshe duke shfletuar shtypin dhe duke pirë çaj dreke, në destinacionin e tij të përhershëm - te piceria “Syri” në Ferizaj. Veli Sahiti, për tri dekada me radhë, me shokun më të ngushtë të jetës së tij, kitarën, ka shkrirë në telat e saj tinguj që ia thonë dashurisë dhe që rimojnë shqip. Pikërisht këta tinguj melankolikë, shumë shpejt u shndërruan në “epidemi”. Pas gjithë kësaj u vërtetua se pas kësaj epidemie, fshihej “virusi” TRIX. Nuk shërohet lehtë, sepse po të dëgjosh këngët e tyre “Dashuria në qershor” apo “Pa ty”, sot do të futesh në “armatën” e fansove, dhe do të jesh nën urdhërat e “komandant” Veli Sahitit. A thua kush është kjo “ushtri” që komandohet nga Veliu? Veli Sahiti i këndoi zeshkanes. Kontrast!!! Ai bashkëshorten e ka biondinë. Veliu tregon për bashkëshorten e tij që e kishte futur në “gjyqin” femëror, dhe e pyeste kush është ajo zeshkanja që i ke kënduar? Si lindi “legjenda” TRIX? Ai edhe tani habitet se si ata ende i dëgjon një gjeneratë e tretë, si bie fjala këngën “Zeshkanja” që është si një identitet i një kohe që “Trix” e ka pasur në të kaluarën, apo siç thotë kantautori një dashuri që ishte në kohën studentore. Këngën “Zeshkanja”, ende të rinjtë e ndiejnë në shpirtin e tyre, natyrisht se edhe e çmojnë. Veli Sahiti ky këngëtar që i këndoi shumë dashurisë, siç duket në këtë këngë ai kishte shprehur dashurinë e tij të “gabuar”. Sot ai bashkëshorten e ka biondinë. KONTRAST!!! Apo edhe ndoshta e ka pasur ndonjë zeshkane në jetën e tij studentore, që ndoshta edhe sot “Në zemër ka një mall” për zeshkanen tashmë të ndaluar. “Bashkëshortja ime është biondinë, dhe gjithsesi më ka shtyrë që ta komponoj dhe këndoj një këngë për biondinat. Se gjithmonë më thoshte “kush ishte ajo zeshkanja që i ke kënduar?” - Ajo ishte një imagjinatë, asgjë nuk ka qenë e vërtetë, dhe shpeshherë mund ta them ndasinë pse këndova një herë për zeshkanen e tani për bionden. Zeshkanja, mund të them se ishte dashuria e asaj kohe”, thotë Veliu, në sytë e të cilit shihet qartë se “zeshkanja” paska ekzistuar dikur. Kënga e parë e grupit “Trix” ishte kënga “Për ty”, një këngë e cila me formimin e Festivalit “Rinia këndon”, iu dha shenjë shumë rok-grupeve të asaj kohe (në vitin 1975), ku për herë të parë Reshat Randobrava si producent i “Radio Prishtinës” në atë kohë, i kishte formuar dhe i kishte marrë në një ansambël. Edhe për shumë grupe të tjera që u plasuan në këtë festival, prima ishte rezoni i atij kompozitori që u kishte dhënë mirënjohje shumë rok-grupeve, jo vetëm “Trix-it”. “Ëndrra jonë ishte se si të dalim edhe ne në një mënyrë konceptuale. Kjo më shtyri që ta komponoj këngën e parë “Për ty” dhe pas saj ishte kënga “Dashuria në qershor”. Këto janë ato dy këngët e para që u realizuan në vitin 1975, dhe ne ekzekutuam me rok-grupet e atëhershme shqiptare”, thotë Veliu. Ishin shumë rok-grupe të asaj kohe, të cilëve iu bashkangjit edhe legjenda e sotme “Trix”. Si Grupit “MAK” me këngëtarin Agim Misini, tani të ndjerë, “Balada”, grupi “Luniasët” (më herët këta rokerë quheshin “Therandosët” që ishte një grup nga Prizreni dhe mund të them se ishte rok-grupi i parë i shqiptarisë, shprehet Veliu. “Trix” pas vetes ka grumbulluar deri më sot një “karvan” të madh me albume. Deri më tani ata kanë realizuar 14 albume. Por, këtu duhet shtuar se edhe një album në qoftë se e bëjnë do ta bëjnë të mirë. “Trix” asnjëherë nuk ka qenë i varur nga kompozitorët. Tek ata ka qenë ajo përparësia se ata kanë komponuar vetë. Gjithashtu aranzhimet dhe tekstet, por ndonjë prej tyre edhe e kanë huazuar. “Në përgjithësi volumin e këtyre e ka bërë puna graduale dhe sistematike, dhe për atë ne kemi ardhur te një numër ndoshta pak maksimal me 14 albume”, tregon Veliu i Trix-it. Veliu asnjëherë nuk ndiente ndonjë kënaqësi speciale për albumin e vet. Ai gjithmonë i thoshte vetes se është dashur edhe diçka më shumë, kështu që e linte për albumin tjetër. Atij kjo i ka ndodhur gjithmonë, mirëpo ka qenë e suksesshme dhe atë e ka shyrë që të nxjerrë albume të reja. “Albumi i fundit doli para një muaji dhe titullohej “Engjulli im”. Ky album ka qenë një freski për adhuruesit e “Trix-it” dhe kjo u është dedikuar atyre që janë mësuar të dëgjojnë këngët e këtij grupi me zhanrin e njohur. Në këtë album do të dëgjojnë atë çfarë kërkojnë, duke pasur parasysh edhe një përpunim pak më modern”, përfundon Veli Sahiti. Veli Sahiti, dikur avanturist Pas saj vjen Thesari, djali pak më “problem”, të cilit, siç shprehet Veliu, absolutisht nuk i intereson muzika dhe shpesh shkon në kabinetin e babit të tij dhe i thotë: “Boll bre babi më, lëre këtë, hajde dalim pak se e kam marrë topin”. Vogëlushi Thesar, është i regjistruar në shkollën e futbollit në Ferizaj. Ai tani është në klasën e katërt. E fundit “ëmbëlsira” - Fiorela, vajza e vogël e cila sivjet do të këndojë në ndonjë festival. Edhe kjo “ëmbëlsirë” e vogël pritet që të ecë pas hapave të babit të vet. Veliu e ka edhe bashkëshorten Sadijen, me të cilën janë të lumtur në jetën martesore për 15 vjet radhazi. Veliu, ndoshta pak e kishte vështirë ta bënte për vete Sadijen (bashkëshorten), sepse ajo ishte biondinë. Veliu dikur iu këndoi shumë zeshkaneve, e tash ra në “kurthin” e biondinës. Pa dyshim se Veli Sahiti u “detyrua” që të këndojë një këngë edhe për biondinat. “Ferizaji ishte një nyje e veçantë. Celulat e para të dashurisë me bashkëshorten time ishin natyrisht në këtë qytet”, thotë Veliu. Ai tregon se nuk kishte qenë takimi i tyre me letra siç ndodhte atëherë. Spontanisht kishin filluar në mënyrë shoqërore, dhe gradualisht nga një dashuri e shprehur nga ana e Veliut. “Fjala e parë e imja që ia pata thënë atëherë dashnores, tanimë bashkëshortes sime, ishte romantike: TË DUA (Hahahaha… qeshet). Dhe mund të them se fjalë më të ëmbël se kjo nuk ka”, tregon duke qeshur me të madhe Veliu. Ai tregon edhe për jetën e tij studentore, kur ai ishte vetëm 20-vjeçar. Natyrisht se Veliu si student ishte edhe fytyrë publike, edhe pas gjithë kësaj kishte edhe shqetësime nga ana e femrave. Femrat ndoshta “zeshkanet”, sepse edhe iu këndoi atyre, ato të cilat atëbotë edhe për disa minuta do të kishin dëshirë të jenë në përqafimin e Veliut të rok-grupit “Trix”. “Komplekset tona ishin atëherë kur ne shkuam në Prishtinë si studentë, vinin shumë studentë nga të gjitha anët e Kosovës, aty ka filluar një farë shqetësimi nga adhuruesit dhe adhurueset, mirëpo ne ishim të rinj, edhe ne si çdo i ri realizonim ëndërrat e dashurisë rinore”, nënvizon Sahiti. Atëkohë 20-vjeçari Veli Sahiti, nuk mund të thuash se nuk bënte pjesë në botën e avanturistëve. “Ti them vetes time se nuk kam qenë avanturist, kam qenë, në njëfarë mënyre në një kohë kam bërë pjesë në botën e avanturistëve. Si student është e pamundur që mos ta kesh një kornizë të avanturës, është e pamundur të largohesh nga ajo. Por unë me gruan time i kemi shtjelluar të gjitha këto dhe nuk kam probleme tani”, tregon Veliu duke pasë frikë se mos e dëgjon bashkëshortja. Tani, thotë ai, nuk ka shumë komplekse të tilla. Ende jeton dhe punon në Ferizaj. Del edhe në kryeqytet çdo tri ditë. Ka adhurues përskaj të cilët i flasin, kanë dëshirë të rrijnë me të. Popullaritetin,Veliu e merr dhe ia lë vetëm formës skenike - prezentimit të tij në skenë. Aty ai mundohet ta ruan veten e tij dhe të jetë ai që është. “Unë kam dëshirë të jem i afërt me publikun”, shprehet Veliu. “Shundi dhe (bërllogu)… Nuk i përkas asaj sfere. Ajo e cila më ngacmon dhe më dhemb mua si kompozitor dhe si këngëtar i një grupi, më dhemb e sotmja, sepse huazimet të cilat merren totalisht nga këngët greke, sllave apo turke… Është absurde se si një kompozitor mundet ta marrë këngën totale dhe t’ia ofrojë një këngëtari me emër”, shprehet Veliu i brengosur për lulëzimin e kuazivlerave në muzikën shqiptare. “Këtu është paradoksi që i shtynë këta këngëtar të këndojnë këngë të huazuara. Nuk është ana materiale e tyre që ata t’ia ofrojnë një kompozitori që të komponojë një këngë tamam shqip. Ky nuk është modernizim, por është një vlerë e kopjuar nga muzika e huaj, që unë mund të them se kjo shkon në dëm të muzikës shqiptare”, thotë me plot fanatizëm Veliu. Ai thotë se derisa mediat tona i pranojnë këto kuazivlera, derisa të kenë në stafin e tyre njerëz profesionistë që t’i seleksionojnë këto këngë, atëherë, shprehet Veliu, konsumatorë do të kenë edhe në të ardhmen Pogaqa, ushqimi i preferuar i Veliut Veliu kohën e lirë e kalon në Ferizaj te piceria “Syri”. “Komplekset tona ishin atëherë kur ne shkuam në Prishtinë si studentë, vinin shumë studentë nga të gjitha anët e Kosovës, aty ka filluar një farë shqetësimi nga adhuruesit dhe adhurueset, mirëpo ne ishim të rinj, edhe ne si çdo i ri realizonim ëndërrat e dashurisë rinore”, nënvizon Sahiti. Profili |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||